Pagine

Interesim i madh për investime në Brezovicë

Interesim i madh për investime në BrezovicëPasi i ka kaluar të gjitha afatet e premtuara projekti për zhvillimin e qendrës turistike të Brezovicës tani thuajse po realizohet. Ky projekt madhor dhe i rëndësishëm për ekonominë e vendit, nga i cili parashihet të hapen rreth 4 mijë vende pune pritet që në qershor të ketë kompaninë fituese.


Të hënën 24 mars 2014 po mbahet konferenca para-ofertuese për zhvillimin e qendrës turistike në Brezovicë. Në këtë konferencë kryeministri i Kosovës pohoi se projekti i Brezovicës është i rëndësisë kombëtare dhe se Qeveria do ta përkrah këtë projekt, i cili ofron mundësi unike për investime. Ndërsa ambasadorja amerikane, Tracey An Jocobson pohoi se interesimi i investitorëve për Brezovicën është inkurajues.


Kryeministri Thaçi deklaroj se me fillimin e projektit të Brezovicës do të hapen 4000 mijë vende të reja të punës. Kryeministri gjatë konferencës para-ofertuese për Projektin e Brezovicës, me investitorët e huaj të parakualifikuar tha se malet e Sharrit, konkretisht hapësira zhvillimore ku është projekti i Brezovicës ofron mundësi unike për investime në këtë vend atraktiv në Kosovë.


Ai u bëri thirrje investitorëve që të investojnë në këtë projekt duke thënë se do ta kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Kurse në qershor priten që të shpallen fituesit e projektit Zhvillimorë për Brezovicën. Kështu ka paralajmëruar Bernard Nikaj, ministër i Tregtisë dhe Industrisë i cili tha se në muajin maj do ti presin ofertat.


“Në qershor besojmë se do ta zgjedhim kontraktuesin, ndërsa në shtator do ta kemi kontratën finale, nëse gjithçka shkon si duhet”, ka thënë Nikaj. Ai shtoi se fituesit e këtij projekti do të kenë edhe një qira vjetore diku rreth 100 mijë euro. “Kjo shumë është ende në diskutim, mirëpo ne do të kërkojmë që ta paguajnë edhe qiranë. Fokusi është më i madh tek efektet e punësimit”, ka thënë Nikaj./zeri/

Nessun commento:

Posta un commento