Autoritetet afgane kanë njoftuar se sulmi në një hotel luksoz në Kabul, që la të vdekur nëntë persona, ishte i planifikuar nga një shërbim sekret i huaj.
Këshilli i Afganistanit për Siguri Kombëtare, përmes një komunikate për media, nuk ka specifikuar se prej cilit vend janë personat apo shërbimi që besohet se ishte përgjegjës për sulmin në hotelin ‘Serena’.
Pavarësisht kësaj, zyrtarët afganë në mënyrë të vazhdueshme e kanë akuzuar Pakistanin për mbështetjen e grupeve terroriste brenda Afganistanit.
Këshilli i Afganistanit për Siguri Kombëtare njoftoi se edhe një diplomat pakistanez është parë në sallën e hotelit pak para se të ndodhë sulmi i armatosur.
Nessun commento:
Posta un commento