Pagine

Korçë: I akuzuari për transport tritoli i bie murit me kokë në gjykatë

Korçë: I akuzuari për transport tritoli i bie murit me kokë në gjykatëNjë incident i pazakontë ndodhi ditën e sotme në Gjykatën e Korçës, teksa po jepej masa e sigurisë ndaj katër personave të akuzuar për transport të lëndëve eksplozive. 


Njëri nga të akuzuarit, Sergei Cenolli, 22 vjeç goditi murin e gjykatës me kokë, në gjendje mjaft të rënduar emocionale. Goditja qe aq e fortë sa cenolli humbi ndjenjat.


Veprimi i tij erdhi në shenjë proteste ndaj masës së sigurisë, pasi gjykata e la në burg atë së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë.


Bëhet fjalë për katër të arrestuarit e disa ditëve më parë, gjatë operacionit të policisë, të koduar “Lozhan”. Kujtojmë se në këtë operacion u bë i mundur sekuestrimi i 66 kallëpeve tritol, si edhe sekuestrimi i disa armëve të zjarrit.


Në këtë operacion, u arrestuan, VasiljanPlasari, 19 vjeç, Sergei Cenolli, 22 vjeç, Halil Agolli 26 vjeç dhe Ledjon Shupe 20 vjeç.


Të sipërpërmendurit ishin duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Korçës me një automjet,dhe u kapën përkatësisht në fshatin Lozhan, duke transportuar tritol.

Nessun commento:

Posta un commento