Torta Kaprese apo si shkruhet ne origjinal Caprese, eshte nje embelsire tipike Napolitane, origjinale e ishullit te Kaprit, me baze çokollate dhe bajamesh,pa miell, krokante nga jashte dhe e bute brenda. Torta Kaprese eshte nje embelsire e lehte per tu realizuar dhe njekohesisht meqenese nuk permban miell eshte nje embelsire e pershtatshme per ata qe vuajne nga celiakia.PERBERESIT:
- 4veze
- 300gr bajame te qeruara
- 170gr gjalpe
- 200gr sheqer
- 200gr çokollate fondente -pa qumesht
PERGATITJA
- grijme ne mikser bajamet
- shkrijme çokollaten me gjalpin
- rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin, shtojme çokollaten e shkrire ne banjomaria dhe bajamet
- rrahim te bardhat derisa te mpiksen mire dhe i bashkojme me pjesen tjeter te perberesve
- Hedhim ne taven e embelsirave dhe e veme te piqet ne furre te paranxehur 180° perreth 1 ore