Pagine

Si te gatuajme Plumcake me arra

Plum cake me arra eshte nje embelsire e cila mund te pergatitet shpejt ne dite te zakonshme si embelsire per femijet tuaj, por edhe si embelsire per krishtlindjet, duke shtuar fruta te thata perveç arrave.Perberesit per 4 persona

  • 250gr miell

  • 4veze

  • 15gr maja

  • 100ml qumesht

  • nje molle

  • 250gr arra

  • 150gr sheqer

  • gjalpe


Pergatitja:



  • sitim miellin me majane pluhur. Me rahesen elektrike rrahim vezet me sheqerin derisa te perfitojme nje mase shkume te bardhe.

  • Bashkojme qumeshtin me temperature ambienti dhe mollen e grire ne rende ne moment, me qellim qe mos oksidohet.

  • Trazojme me luge druri duke shtuar paak e nga pak miellin e situr.

  • Shtojme ne fund arrat ne copa dhe perziejme mire. Lyejme me gjalpe stampen e plum cake dhe me pas e sperkatim dhe me miell. Hedhim ne te brumin e krijuar duke niveluar mire. Pjekim ne furre me temp 180° te parangrohur dhe e leme per 40' te piqet.plumcake





Si te dobësohem me nje menu te thjesht

Një shembull menyje


Mëngjesi
-Çaj ose kafe sipas dëshirës
-2 feta bukë gruri
-2 krepa të bërë në shtëpi ose 30 g musli + 1 gotë kos pa sheqer me 0% yndyrë


Dreka
-250 g peshk i bardhë ose mish pule
- 1 pjatë (300 g) me perime zgare
-1 kos frutash me 0% yndyrë
-Kafe + 1 copë çokollatë
-1 gotë verëMeny tipike për  dobësim


Darka
-1 pjatë me supë me perime
-200 g mish pule ose 2 deri në 3 vezë
-perime të ziera
-kos me 0% yndyrë
-1 gotë me lëng frutash


Si te dobësohem me nje menu te thjesht :)

Si te gatuajme nje Kek me qershi

Keku me qershi eshte nje embelsire qe nuk mund te mungoje ne tryezen tuaj ne muajin maj-qershor, kur keto fruta jane te fresketa.

Perberesit per tave me diameter 28cm:



  • 500gr qershi

  • 200gr embelsire 00

  • 120gr sheqer

  • 150gr miell bajamesh

  • 110gr gjalpe i bute

  • 3veze

  • 2 luge liker me baze qershie

  • 1/2 luge kanelle pluhur

  • 1 maja embelsirash (pluhur)

  • vanilje




Pergatitja:




  1. heqim farat e qershive duke u munduar te mos e prishim formen e tyre. Ideale nese keni mjetin e duhur...

  2. Ne nje tas punojme gjalpin me sheqerin derisa te formohet 1 krem i bute. Punoni nese doni edhe me rrahesen elektrike.

  3. Shtojme vezet nje nga nje dhe punojme akoma per ca minuta.

  4. Bashkojme me kete mase kanellen dhe me pas miellin e bajameve e perziejme mire.

  5. Se fundi shtojme dhe likerin dhe miellin e situr dhe vazhdojme te rrahim.

  6. Do te formohet nje brume i trashe, por jo i forte.

  7. Hedhim te gjithe masen ne taven e embelsirave te lyer me gjalpe dhe te sperkatur me miell dhe vendosim me pas qershite si ne figure, duke i shtyre me gisht ne fund te taves.

  8. E leme te piqet ne 180° per 35-40'


Keku me qershi eshte gati, ju befte mire!


Torta_di_ciliegeSi te gatuajme nje Kek me qershi