Pagine

Aksident rrugor në Shkodër, plagosen 10 persona

Aksident rrugor në Shkodër, plagosen 10 persona Një aksident me pasojë plagosjen e 10 personave ka ndodhur paraditen e të hënës në aksin rrugor Vau i Dejës-Kryebushat, ku vetëm një nga të plagosurit një 15-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë.


Ne aksident, jane perfshire dy automjete. Ne nje prej mjeteve ndodheshin 6 ushtarake, ndersa ne mjetin tjeter kater pjestare te nje familjeje.


Perplasje mes dy automjeteve ka qene e forte. Njera nga 10 te plagosurit vajza 15-vjeçare ndodhet ne gjendje kritike per jeten dhe eshte sjellë ne Spitalin Ushtarak ne Tirane per nje ndihme me te specializuar mjekësore.


Ndersa personat e tjere te perfshire ne aksident sipas policise se Shkodres jane jashte rrezikut per jeten pasi kane marre vetem disa gervishtje te lehta.


Policia ne vendin e ngjarjes eshte duke punuar per zbardhjen e shkakut te ketij aksidenti. Dyshohet se shikueshmeria e ulet per shkak te rreshjeve te shiut ka provokuar aksidentin.

Nessun commento:

Posta un commento