Pagine

Komiteti i Arbitrave denoncon Ronaldon dhe Ramosin

Komiteti i Arbitrave denoncon Ronaldon dhe RamosinKomiteti i Arbitrave te Federates Spanjolle te Futbollit vendosi sot qe te denoncoje publikisht dy lojtaret madrilene Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos per deklaratat qe dhane pas El Clasicos qe ata e humben ne Bernabeu me rezultatin 3-4.


Sic njofton ky komitet prane RFEF, “lojtaret e kane tejkaluar limitin e fjaleve dhe duhet te perballen me ndeshkimin”. Gjyqtari Undiano Majenko qe drejtoi te dyja klasiket e ketij viti (ne fakt drejtoi edhe finalen e Kupes 2011 qe Madridi e fitoi me shume dyshime), u vu ne qender te kritikave nga los blancos.


Ronaldo u shpreh se “luajtem me 12 vete, gjyqtari nuk deshi qe ne te fitonim dhe as kampionatin, ka nje komplot:. Kurse Sergio Ramos u shpreh se “shpresoj qe Undiano Majenko te mos drejtoje me ndeshje deri ne fund te ketij sezoni”.


Pati kritika edhe nga lojtare te tjere madrilene, por interesant eshte fakti se as Anceloti dhe as gjysma e ekipit nuk mbeshteten keto pretendime. Nga moviona e realizuar pas takimit u pa qarte se Majenko kishte favorizuar me shume Realin, pasi Ronaldo fitoi nje penallti qe ishte jashte zone ku u pengua nga Alvesh, ndersa nejmar iu mohua edhe nje tjeter penallti ne pjesen e pare.


Madrid pretendoi per nje penallti ne kapje topi me dore gjate goditjes se denimit nga Ronaldo ne pjesen e pare. Ramos doli me karton te kuq pasi i hoqi mundesine e golit si lojtar i fundit Nejmar qe doli perballe Lopez. Reali po mendon te apeloje kartonin, ndersa nuk munguan as tensionet dhe perplasjet ne loje, rasti Pepe-Cesk apo Pepe-Messi…

Nessun commento:

Posta un commento