Pagine

Dieta njëditore me rrush

Rrushi është pemë ideale për dietën njëditore verore, sepse plazhet dhe tregjet janë të stërmbushura me këtë fryt të shijshëm. Ky ushqim ka vlerë të madhe nutritive dhe distike, ndërsa vepron si tonik natyral i organizmit.


Përmban mesatarisht 20 për qind të sheqerit dhe ka vlerë të madhe energjetike, përveç kësaj ka edhe mjaft vitaminë C dhe është burim i vlefshëm i kaliumit.


Vlera më e rëndësishme e rrushit është në bioflavonoide, kompozimet të cilat janë antioksidantë të vlefshëm dhe mbrojnë qelizat nga ndikimet e dëmshme të radikaleve


të lira. Rrushi kështu vepron si preventivë për shumë sëmundje dhe ngadalëson plakjen e organizmit.rrush


Burimi më i mirë i flavonoideve është lëngu i rrushit të zi, sepse më së shumti janë të pranishme në lëkurën dhe farën e tij. Farat janë burim i vlefshëm i materies aktive,


e cila vepron në reduktimin e kolesterolit. Vera është koha më e mirë për pastrimin e organizmit më lëkurë. Pasi që ka përqindje të madhe të ujit në të cilin janë të tretur mineralet dhe vitaminat jep ndjenjën e ngopjes pa konsumuar sasi të madhe të kalorive. Dieta njëditore me rrush ka efekt diuretik, nxit tretjen normale dhe pastron zorrët, shërben si tonik për organizmin dhe mundëson humbjen e kilogramëve.


Dieta nuk mund të jetë më e thjesht, e mjaftueshme është të blini dy kilogram rrush dhe t’i hani gjatë ditës pa kufizim, kurdo që dëshironi.