Pagine

Kosova e Maqedonia me memorandum bashkëpunimi për qasje në dokumentet publike

Kosova e Maqedonia me memorandum bashkëpunimi për qasje në dokumentet publikeZyra për Komunikim me Publikun e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik i Republikës së Maqedonisë kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit në lëmin e mbrojtjes të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.


Në emër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, marrëveshjen e ka nënshkruar Drejtori i Zyrës për Komunikim me Publikun, Arianit Bytyçi, ndërsa në emër të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik i Republikës së Maqedonisë, marrëveshjen e ka nënshkruar zëvendësdrejtori i këtij komisioni, Blerim Iseni.


Palët nënshkruese janë dakorduar që në përputhje me legjislacionet respektive nacionale të realizojnë bashkëpunim në lëmin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.


Bashkëpunimi do të realizohet nëpërmjet konsultimeve dhe koordinimit të ndihmës teknike dhe administrative.

Hashim Thaçi ‘hesht’ për çështjen e Tribunalit

Hashim Thaçi ‘hesht’ për çështjen e TribunalitKryeministri i vendit, Hashim Thaçi nuk ka dashur të merret shumë me çështjen aktuale, atë të Tribunalit për UÇK-në.


Ai tha se dje gjatë takimit që kisthe me liderët e partive politike është diskutuar për tranzicionin e EULEX-it. Sipas tij, kjo çështje është përgjegjësi e gjithë spektrit kosovar.


“Tash ka ardhur koha për letërkëmbimin në mes të institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Kosova për çdo sfidë është e gatshme të përballet me sistemin e vet të drejtësisë me mbështetjen e plotë ndërkombëtare”, ka deklaruar Thaçi.

Raporti i BERZH, Rama: Duhet ndërveprim për t’i dhënë fund tranzicionit

Raporti i BERZH, Rama: Duhet ndërveprim për t'i dhënë fund tranzicionitPublikohet në Tiranë raporti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Shqipërinë. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama pasi e cilësoi raportin e BERZH-it si të shkëlqyer theksoi se gjetjet e tij janë mjaft të nevojshme për politikbërësit.


“Është një raport i shkëlqyer për të gjithë ata që duan të kuptojë më shumë trazicionin dhe sfidat e vendeve që kanë kaluar apo kalojnë përmes trazicionit. Ky raport ka gjetje shumë interesante që i vlejnë politikbërësit, i vlejnë donatorëve, i vlejnë aktorëve të angazhuar në marrëdhëniet birateriale. Këto janë periudha ku gjithë sistemet e vlerave bien kur kulturat ndoshta të mbetura larg në hapësirë zbulohen. Janë periudha të cilat kanë një tendencë për të imituar më tepër se për të vepruar qartë” tha Rama.


Gjithashtu Rama theksoi se duhet ndërveprim për t`i dhënë fund një trazicioni i cili në Shqipëri vijon të mbetet ende.


“Duhet vetëdije dhe ndërveprim sepse sfidat e trazicionit janë aq të shumëfishta dhe aq të ndërlidhura sa nuk mund të adresohen pa ndërveprim. Dhe këto janë dy fjalë kyçe që sot e gjithë ditën na mendojmë të reflektojmë dhe të flasim qartë për sfidat e trazicionit.


Ne jemi të vendosur që ti bëjmë të dyja, të plasim qartë dhe të ndërveprojmë qoftë edhe brenda nesh duke u përpjekur të kurojmë një sëmundje kronike të procesit qeverisës në shqipëri që është mungesa e plotë e ndërveprimit të brendshëm, qoftë edhe mes nesh dhe organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve tanë politik dhe ekonomik në ëmnyrë që përmes ndërveprimit t`i japim vetes instrumenta realë dhe konkretë shumë herë më efikas për ta ndryshaur realitetin e përditshëm të Shqipërisë dhe për ti dhënë fund një trazicioni që vazhdon në formën e një përpjekje për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Europian duke i dhënë fund një faze të ndërmjeteshme mes përkatësisë së një botë që nuk ekziston më dhe të një përpjekje për të hyrë në botë kur ende nuk jemi.


Për t`i dhënë fund një trazicioni në kulturën tonë të komunikimit, të vendimmarrjes, të qeverisjes duke folur qartë dhe duke verpuar” shtoi Rama.


Kryeministri shtoi më tej se raporti i BERZH-it përban informacion dhe orientime shumë të vlefshme për të kuptuar trazicionin dhe për të kuptuar disa gjëra të thjeshta por që kanë munguar.


“Problemi ynë sot është identifikimi dhe zhvillimi i bruimeve të rritjes. Ne kemi ardhur deri para pak kohësh me dy burime rritje ekonomike që nuk i kemi më, dërgesat e emigrantëve që kanë zënë një vend themelor në prodhimin tonë të brendshëm dhe bumin në ndërtime. Të dyja këto nuk vlejnë më si burime të rritjes ekonomike. Dërgesat e emigrantëve janë në rënie të vazhdueshme dhe bumi i ndërtimeve është i tejkaluar por ne kemi një burim rrijte tek energjia nëse zhvillojmë një model të ri dhe demokratik por njëkohëshi funksional te tregu i energjisë, nafta dhe mineralet” shtoi Rama.


Ndërsa përfaqësuesi i BERZH-it, Erik Bergolf kërkoi nga qeveria të përmirësoj klimën për biznesin pasi është shumë e rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Edhe koalat mund të bëjnë ‘selfie’

Edhe koalat mund të bëjnë ‘selfie’Ato janë një ndër kafshët më përfaqësuese të Australisë dhe përdoren shpesh nga vizitorët, të cilët bëjnë fotografi gjatë vizitave të tyre në kopshtin zoologjik.


Por tani duket se koalat i kanë marrë gjërat “në putrat e tyre”. Tre koala, të quajtura Bruce, Aaron dhe Bill, që jetojnë në Kopshtin Zoologjik “Wild Life” në Sidnei, i kanë bërë foto vetes, teksa po përtypnin gjethe ekualipti.


Një sensor lëvizjeje e lejon aparatin fotografik që “të dijë” kur subjekti ndodhet i pozicionuar saktë përpara kamerës dhe bën që të shkrepen automatikisht tre fotografi. Kjo do të thotë se koalat ishin të afta që t’i bënin foto vetes, në momentin kur ndodheshin para lenteve të aparatit, i cili ishte i pozicionuar në një nga degët e pemës.


Tre koalat treguan se nuk kishin aspak turp para kamerave. Ato dukeshin të mahnitura nga aparatit dhe bënë poza të këndshme.

Kosovës i kërkohet të miratojë Tribunalin për krime lufte

Kosovës i kërkohet të miratojë Tribunalin për krime luftePërfaqësues amerikanë dhe evropianë janë vënë në aktivitete diplomatike për të bindur autoritetet e Kosovës që të miratojnë themelimin e një Tribunali apo Gjykatë Speciale për të hetuar dhe gjykuar rastet e dyshuara për krime lufte.


Në këtë funksion është realizuar edhe vizita e Drejtorit të Departamentit të shtetit të Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore në Prishtinë.


Ai, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, ka zhvilluar takime me udhëheqësit e institucioneve dhe ata të partive politike si dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë.


Një bisedë në lidhje me Tribunalin, diplomati Moore ka zhvilluar përmes telefonit edhe me presidenten Atifete Jahjaga e cila ndodhet në Shtete e Bashkuara.


Në komunikatën e presidentes Jahjaga thuhet se institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë dhe se ky proces, i themelimit të Tribunalit, do të përqendrohet në individë dhe nuk është gjykim i përpjekjeve të përbashkëta të vendit për çlirim.


Jonathan Moore, gjatë një interviste për Televizionin Publik të Kosovës ka deklaruar se krijimi i një Tribunali është një proces shumë i rëndësishëm.


“Mund të themi se është një proces shumë i rëndësishëm. Formati tash po vendoset për të themeluar një Gjykatë kosovare dhe puna e saj do të kryhet jashtë Kosovës ku do të trajtohen supozimet e bëra. Pretendimet në raportin e Dick Martyt, janë unike dhe ato nuk aplikohen për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë konfliktit dhe për këtë duhet të trajtohen jashtë”, ka thënë Moore.


Takimet me liderët vendor, Moore i ka zhvilluar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë prapa dyerve të mbyllura. Ndërkaq në reagimet e tyre udhëheqësit e Kosovës, ndonëse janë shprehur të përmbajtur, kanë theksuar edhe nevojën e koordinimeve politike me faktorin ndërkombëtar.


Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka qenë me fat që këto 15 vitet e fundit sistemi i drejtësisë ishte i udhëhequr prej ndërkombëtarëve.


Për tetë vite me radhë është udhëhequr nga Kombet e Bashkuara dhe tash e gjashtë vjet prej misionit të EULEX-it, ka thënë Thaçi.


“Tash ka ardhur koha dhe do të kemi letërkëmbimin mes institucioneve të Kosovës dhe BE-së, një letërkëmbim që do të përcaktohet qartë që Kosova ka tash kapacitetet e saja të plota për të udhëhequr sistemin e drejtësisë në kuptimin e mandatit ekzekutiv, ndërsa roli i Misionit të BE-së do të jetë më tepër mbështetës dhe konsultativ”, ka deklaruar Thaçi, duke mos dashur të përgjigjet drejtpërdrejtë në lidhje me Tribunalin.


“E ritheksoj se Kosova është e gatshme që për çdo sfidë të përballet në sistemin e vet të drejtësisë, me mbështetje të plotë ndërkombëtare”, është shprehur Thaçi.


Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se ende nuk i ka të njohura të gjitha detajet e themelimit të kësaj gjykate speciale.


Pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po qëndron sot për vizitë në Kosovë, Krasniqi ka deklaruar se Kuvendi do të merret me çështjen e Tribunalit kur të ketë një kërkesë zyrtare.


“Si institucion do të kërkojmë më shumë detaje rreth kësaj kërkese për të krijuar një gjykatë, por deri më tani nuk kemi asnjë dokument zyrtarë për të cilin do të flisnim dhe për të cilin do t’i hapnim rrugën në Kuvend”, ka theksuar Krasniqi.


Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se kur flitet për luftën e fundit në territorin e ish- Jugosllavisë dihet botërisht se kush ka bërë gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë.


“Sa i takon luftës së popullit të Kosovës dihet botërisht që populli i Kosovës nuk ka sulmuar askënd, dihet botërisht që ata që ushtruan gjenocid në Bosnje, Kroaci ushtruan gjenocid edhe në Kosovë”, ka thënë Meta.


Gjatë ditës, diplomati amerikan Jonathan Moore dhe ambasadorja Tracey Jacobson kanë zhvilluar një takim të ndarë edhe me liderin opozitar, Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Përmes rrjetit social Twitter, ambasadorja Jacobson ka shkruar se takimi ka qenë produktiv dhe konstruktiv.


Zyrtarët amerikanë, sipas informacioneve që mund të bëhen publike, po i takojnë liderët politikë në Kosovë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për t’ua shpjeguar atyre rëndësinë që ka votimi në parlament i krijimit të gjykatës që do t’i gjykonte krimet e pretenduara se janë kryer nga UÇK-ja e të cilat janë përshkruar në raportin e Dick Martyt.


Ndërkaq në rrethanat kur Kuvendi i Kosovës, eventualisht do të dështonte të votonte themelimin e kësaj gjykata, atëherë çështja automatikisht do të kalonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku do të hapej rruga e krijimit të gjykatës në bazë të Rezolutës 1244 me një deklaratë të këshillit.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas përfaqësuesve të Kosovës e kanë thënë qartë se nuk duan që krijimi i gjykatës të ndodhë nëpërmjet Këshillit të Sigurimit pasi që një veprim i tillë konsiderohet se do ta dëmtonte shtetësinë e Kosovës./rel/

Shpend Ahmeti prezantoi punën 100 ditëshe

Shpend Ahmeti prezantoi punën 100 ditësheKryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në mesin e të arriturave gjatë qeverisjes së tij në 100 ditë, ka përmendur transparencën në punësim dhe buxhetin e komunës.


Ai tha se në komunë është instaluar rendi dhe ligji. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se deri tani janë zhvilluar mijëra takime me qytetarë dhe se asnjë kërkesë e tyre nuk ka hasur në vesh të shurdhër.


Ahmeti, ka vlerësuar se në fushatën e tij, ai i ka dhënë 12 zotime, dhe se sipas tij, në të gjitha është filluar të punohet.

Vritet fotoreporterja gjermane në Afganistan

Vritet fotoreporterja gjermane në AfganistanZyrtarët afganë thonë se një polic qëlloi dy gazetare të huaja sot, duke vrarë njerën dhe duke plagosur tjetrën, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vendit.


Autoritetet thonë se polici është arrestuar. Motivi i sulmit ende nuk dihet.


Gazetarja e qëlluar për vdekje u identifikua si 48-vjeçarja Anja Niedringhaus, fotoreportere gjermane. Gazetarja e plagosur është Kathy Gannon që punon për agjencinë Associated Press.


Incidenti, në prag të zgjedhjeve presidenciale, ndodhi brenda një rajoni policie në provincën Khost, në afërsi të kufirit me Pakistanin.


Grupi Taleban ka thënë se do të përdorë dhunë për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve.


Ky ishte sulmi i tretë vdekjeprurës kundër gazetarëve në tri javët e fundit ndërsa është shtuar dhuna në prag të zgjedhjeve kombëtare dhe lokale të së shtunës.

AP: Tribunali 170 milionësh nis punën vitin e ardhshëm

AP: Tribunali 170 milionësh nis punën vitin e ardhshëmAgjencia amerikane e lajmeve, Associated Press raporton se Bashkimi Evropian do të krijojë Tribunalin që do të merrej me krimet e supozuara të UCK-së, në vitet 1998-99. Një zyrtar i lartë evropian i ka thënë AP-së se gjykimet do të nisin vitin e ardhshëm dhe se me autoritetet lokale ende po diskutohet për rregullat që do të ketë.


Tribunal do ta ketë selinë në Kosovë, por dëshimtarët do të japin dëshmitë e tyre në Holandë. Krijimi i tij do të kushtojë 170 milionë Euro dhe ai e ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton KTV.


“Ne po kërkojmë një gjykatë që përbëhet vetëm nga ndërkombëtarët dhe një panel të apelit të përbërë vetëm nga ndërkombëtarët. Procedurat duhet të bëhen jashtë Kosovës. Është mënyra e vetme që të jetë proces kredibil”, ka thënë zyrari i BE-së.

Ananasi, një tretës ushqimor natyral

Ka ngjyrën e diellit, një aromë të parezistueshme, përmban një enzimë e cila ka efekte të fuqishme për stomakun. Por është më mirë ta konsumojmë të freskët, sepse në kuti apo komposto, humbet shumë veti.

Thuhet se ka ardhur në Evropë pasi është zbuluar Amerika. Ananasi u spikat në një mozaik, në mes të një kanistre me fruta, në epokën romake. Emri i tij derivon nga “Nana nana”, që do të thotë “aroma e aromave”, në gjuhën indi Guarani. Në këtë gjuhë ka kuptimin: aromë, pasuri, i parezistueshëm për kolibrat, nga këtu është pjalmuar. Në të vërtetë është një frutë “false”, pasi është një bashkim frutash, e cila ka marrë formën e një pishe.

Një peshtaf me fryte të shëndetshme
Prej kohësh, të lindurit e Amerikës jugore i shmangen shërimeve me kura dhe përdorin lëngun e ananasit, për stimulimet e tretjes së ushqimit dhe për të mbajtur lëkurën e freskët.
Mjekësia kineze, transmeton Telegrafi, e këshillon për kurimin e djegieve nga dielli, për të kundërshtuar mostretjen e ushqimit dhe fituar dizenterinë. Në këtë mijëvjeçarin e fundit, shkenca ka arritur të konfirmojë, atë që shekuj me eksperiencë kishin evidentuar për të na dhënë një shpjegim racional: virtyteve të shëndetit nga ananasi, u duhej prezenca e mjaftueshme e një enzime të tretjes, bromelina.

Së bashku me papainën, një tjetër enzimë e cila ndodhet tek ananasi, bromelina është efikase në tretjen e proteinave, mjafton një gram për të tretur një kilogramë substancë proteinike!

Ananasi përdoret edhe për të plotësuar mungesën e yndyrave, për kompletimin e vitaminave, për raportin e mirë të kaliumit dhe mjaftueshmërinë e natriumit. Me vetëm 40 kalori për 100 g, është një ushqim jashtëzakonisht i lehtë, perfekt për kë është në luftë për dobësim.
Ananasi ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha. Por kujdes, ananasi jo shumë i pjekur përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në këtë rast në hapjen e oreksit.

Çfarë ka në 100 gr ananas të freskët?

Energji (Kcal) 40, Ujë (g), 86,4, Proteina (g), 0,5 , Yndyrna (g) 0, Glukozë (g) 10,0, Fibra (g) 1,0, Natrium (mg) 2, Kalium (mg) 250, Hekur (mg) 0,5 , Kalcium (mg) 17, Vitaminë A (mcg) 7, Vitaminë A (mcg) 7, Vitaminë C (mg) 17

Të verdhë ose jeshil janë njësoj
Në kuzhinë, ananasi është perfekt si salcë në mikser, për të shoqëruar mishrat. Bëjeni marinadë lëngun e ananasit, e cila shërben për zbutjen dhe tretjen, duke u dhënë atyre një shije të mrekullueshme. Ananasi duhet të konsumohet i freskët, sepse i konservuar humbet bromelinën. Duhet edhe të jetë i pjekur mirë: fatkeqësisht, ngjyra e pishës nuk na ndihmon në dallimin e pjekjes së frutit, nëse ka ngjyrë të verdhë mund të jetë i pjekur sikurse edhe me ngjyrë jeshile. Kështu mundësia e fundit për ta dalluar mbetet aroma, duke kontrolluar edhe mungesën e pikave dhe gjethet që duhet të mos jenë vyshkur.

Të mësojmë pak më shumë

  • Bromelina është shumë efikase në kurimin e disa stadeve të mahisjeve të lokalizuara të lëkurës. Në këtë kuptim, ananasi është një përbërës ideal për të luftuar celulitin, falë prioritetit kundërmahisës të lëkurës.

  • Ekstrakti i ananasit është i këshillueshëm për problemet e këmbëve, bromelina duket efikase edhe në mpiksjen ose koagulimin e gjakut (trombet). Nga llogaritjet e rregullta të disa recetave indiane, rezulton se nga 20 përqind deri në 2 përqind incidente vdekjesh nga trombozat kardiovaskulare, mund të shmangen falë aksionit dhe stimulit që kjo enzimë sjell në rregullimin e plazmës, substancë hematome që krijon koagulimin.

  • Për përmbajtjen e mirë të natriumit dhe mjaftueshmërinë e kaliumit, ananasi bëhet i nevojshëm, për të mbajtur nën kontroll hipertensionin.

  • Disa studime të rëndësishme, theksojnë që mund të ketë edhe efekt antitumorial.

  • Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

  • Ananasi është një mik i mrekullueshëm edhe për gjetjen e qetësisë dhe humorit.

  • Përgjithësisht shumë i toleruar nga të gjithë, ananasi mund të bëjë reaksion me disa antibiotikë, në veçanti me tetraciklinën dhe amoksicilinën. Duhet të ketë parasysh, ai që i përdor këto kura ilaçesh, për të evituar konsumimin e ananasit në periudhën e përdorimit të ilaçeve.

  • Një studim nga Universiteti i Nju Jorkut ka zbuluar se konsumimi i ananasit është i mirë për shëndetin oral dhe se zvogëlon gingivitin dhe sëmundjen periodentale.


 

Erick Thohir konfirmon qëndrimin e Mazarrit

 Erick Thohir konfirmon qëndrimin e MazarritPronari i Interit, Erick Thohir ka konfirmuar trajnerin Valter Mazzarri pas spekulimeve të fundit se ai rrezikon të shkarkohet pas serisë së rezultateve negative në Serie A. Biznesmeni nga Indonezia ka shfaqur mbështetjen e tij për strategun italian, nëpërmjet një sms-i të dërguar nga Xhakarta.


“Vazhdojmë përpara së bashku duke programuar sezonin e ri duke marr parasysh se me gjendjen aktuale do të shkojmë në Europa League”, shkruante në sms-ën e dërguar nga Thohir, të publikuar nga e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.


Mazzarri ka qenë në dyshim pas serisë së rezultateve të dobëta të zikaltërve që në ndeshjen e barazuar 2:2 në transfertë ndaj Livornos edhe pse ishin në avantazh 2:0 pas pjesës së parë.
Tpohir ka folur edhe për të ardhmen e disa lojtarëve:


“Në fund të sezonit do të flasim me futbollistët dhe me trajnerin. Kur flasim për ndërtimin e Interit duhet ta bëjmë sa më parë sepse ka për të filluar botërori në Brazil”


Më pas ai foli edhe për problemet e skuadrës: “në Livorno ka pasur gabime nga disa lojtarë. Duhet të rikthehemi të tregojë lojën tonë më të mirë për të fituar pikë. Kemi një tjetër ndeshje nesër dhe do të ketë shumë presion” përfundoi intervistën e tij presidenti I Interit. Zikaltrit nesër do të përballen me Bolonjën. Ndërsa ndodhen në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 49 pikë.

Real Madridi mbetet pa Ronaldon

Real Madridi mbetet pa RonaldonCarlo Ancelotti, trajner i Real Madrdit, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të luaj në ndeshjen ndaj Real Sociedad.


i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Cristiano Ronaldos për ndeshjen e radhës ndaj Real Sociedadit.


Ylli portugez, i cili në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit ishte zëvendësuar në minutën e 80-të, nuk ka stërvitur fare me skuadrën madrilen para ndeshjes të së shtunës.


“Me Cristianon vendosëm bashkërisht që të pushojë sepse është i lodhur dhe kështu duhet të shmangim çdo rrezik të mundshëm”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp.


Do të qëndrojë në shtëpi për të vazhduar stërvitjen, kemi ndeshje të rëndësishme përpara dhe duhet të jetë gati dhe më i freskët për të martën”, shtoi ai.

Reklama tronditëse që tregon fuqinë e makijazhit

Reklama tronditëse që tregon fuqinë e makijazhitReklamat e bukurisë priren të jenë false dhe shpesh jo realiste, duke i reklamuar produktet e firmave të ndryshme si pluhur magjik të projektuar për t`i bërë vajzat princesha. Tani, një sër videosh nga Dermabled (një markë e njohur për produktet e makijazhit që mbulojnë defektet) refuzon të pretendojë se realiteti është aq i thjeshtë.


Videot tregojnë dy femra të reja, të cilat vuajnë nga probleme të vazhdueshme të lëkurës. Cheri Lindsay vuan nga një sëmundje e pigmentit të lëkurës, që filloi t`i shpërndahej në lëkurë gjatë viteve të kolegjit Cassandra Bankson vuan nga aknet që prej klasës së tretë.


Vajzat pozojnë në një sfond të zi dhe prezantojnë fytyrën e tyre të bërë me makijazh, më pas e pastrojnë atë duke treguar problemet e vërteta. Cheri shprehet se problemi i filloi 3 vite më parë dhe se fillimisht ajo ishte e shokuar. Ajo zgjodhi një alternativë për t`ia dalë mbanë me një fytyrë gjysmë të bardhë dhe gjysmë me ngjyrë.


Cassandra nga ana tjetër shprehet se vitet e shkollës kanë qenë të vështira për të dhe se e tallnin shpesh. “Kur gjyshi im po vdiste, ai ishte bota për mua, më thanë se ishte diçka e mirë që po vdiste, pasi kështu s`do të mund ta shihte më fytyrën time. Kur dëgjon gjëra të tilla çdo ditë, është e vështirë ta duash veten” tregon Cassandra.


Reklama tregon sesa i fuqishëm është funksioni i makijazhit për të mbuluar defekte. Çfarë po përpiqen të thonë Cassandra dhe Cheri është se vetja e tyre e vërtetë janë ato, personaliteti i tyre i përgjithshëm dhe jo vetëm fytyra.


Watch this video on YouTube.


Watch this video on YouTube.

Banka Qendrore Europiane nuk ndryshon interesat

Banka Qendrore Europiane nuk ndryshon interesatBanka Qendrore Europiane (BQE), i ka mbajtur të pandryshuara normat e interesit dhe nuk ofroi mbështetje për rimëkëmbjen e brishtë të Eurozonës, pavarësisht rënies së inflacionit në nivelin më të ulët në 4 vitet e fundit.


Në kohët e fundit politikëbërësit kanë shfaqur gatishmërinë për të ulur normat e interesit nën zero dhe në mënyrë efektive kanë akuzuar bankat se nuk po lehtësojnë kushtet e kreditimit. Megjithatë, në konferencën për mediat, Presidenti Mario Draghi nuk përjashtoi mundësinë e blerjes së bonove, ashtu si ka vepruar Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia.


Madje një pjesë e vogël e investitorëve parashikonin se norma bazë e interesit do të ulej në 0.1 për qind. “Rimëkëmbja e ekonomisë në Eurozonë do të vazhdojë gradualisht, pavarësisht hapit të ngadaltë të zgjerimit. Sa i përket inflacionit të ulët, banka po vlerëson masën e kërcënimit të deflacionit dhe është e gatshme të ndërhyjë në treg”, deklaroi Draghi.


Raportet e publikuaratreguan se inflacioni në 18 vendet e Eurozonës ra në 0.5 për qind, por kjo rënie sipas Draghit, ishte e pamjaftueshme për veprim të menjëhershëm, pavarësisht shqetësimeve të ekonomistëve se blloku rrezikon të bjerë në një spirale të rënies së çmimeve dhe rritjes së dobët ekonomike.

Investitorët italianë mirëpresin zonat e lira ekonomike

Investitorët italianë mirëpresin zonat e lira ekonomikeKryetari i Odës Ekonomike Italiane në Kosovë (OEIK), Hamdi Muhameti, në intervistë për Tribuna ka vlerësuar se krijimi i Zonave të Lira Ekonomike në tri komunat e Kosovës, Gjakovë, Mitrovicë dhe Prizren, është një ndër vendimet më të qëlluara të Qeverisë së Kosovës, si për përmirësimin e ambientit të biznesit vendor ashtu edhe për investimet e përbashkëta me investitorët e huaj, përkatësisht ata italianë


Situata aktuale në Kosovë është e pafavorshme për investitorët e huaj për realizimin e projekteve afatgjate në Kosovë. Ata i kanë varur shpresat te zonat e lira ekonomike. Kështu vlerëson kryetari i Odës Ekonomike Italiane të Kosovës (OEIK), Hamdi Muhameti, në intervistë për Tribuna, i cili ka porositur institucionet e vendit që të formojnë një grup ekspertësh për të hartuar dhe definuar një planprogram dhe strategji për ekonominë kosovare.


Ai thotë se interesimi i bizneseve italiane është konkret dhe i vazhdueshëm. Muhameti thotë se bizneset italiane kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e tri zonave të lira ekonomike.


“Krijimi i zonës së lirë ekonomike në tri komunat e Kosovës, Gjakovë, Mitrovicë dhe Prizren, është një ndër vendimet më të qëlluara të Qeverisë së Kosovës, si për përmirësimin e ambientit të biznesit vendor, por edhe për investimet e përbashkëta me investitorët e huaj, përkatësisht ata italianë”, theksoi Muhameti.

Vendosi të vdiste për të shpëtuar foshnjën që kishte në bark

Vendosi të vdiste për të shpëtuar foshnjën që kishte në bark Kur Elizabeth Joice zbuloi se ishte shtatzënë, ajo dhe bashkëshorti Maks ishin të ekzaltuar. Mjekët i kishin thënë se kjo nuk do të ndodhte kurrë për shkak të kimioterapisë që Elizabeth kishte bërë në vitin 2010 për të mundur kancerin.


“Dukej një mrekulli, tregon bashkëshorti i Elizabeth. – Kjo ishte gjëja më e rëndësishme në jetën e saj”.Por pasi kaloi edhe një muaj nga shtatzënia, kanceri u kthye sërish në trupin e Elizabeth.


ElizabethMjektë arritën të hiqnin një pjesë të tumorit në trupin e saj, por për ta luftuar deri në fund atë ishin të nevojshme rreze, të cilat nëse do të kryheshin, do të rezultonin fatale për fetusin që rritej në trupin e saj.


Duhet të vendoste: ose do të ndërpriste shtatzëninë për t’ju nënshtruar kimioterapisë, ose të vazhdonte shtatzëninë duke hequr dore nga informacioni rreth gjendjes së tumorit që gjendej në trupin e saj.


Dhe Elisazbeth vendosi të sillte në jetë fëmijën e saj, pavarësisht çmimit që do t’i duhej të paguante. Ata kontaktuan një regjisor i cili bëri një dokumentar me të gjitha fazat e shtatzënisë dhe gjithë historinë e jetës së Elizabeth.


Elizabeth1Lily Joice, vajza e saj lindi 6 javë më herët. Pas lindjes së foshnjës, mjekët zbuluan se kanceri kishte pushtuar zemrën, barkun dhe legenin e Elizabeth. Ajo vdiq në spital 1 muaj më vonë, ishte 36 vjeçe.


“Pavarësisht të gjithave, ajo ishte kaq optimiste, e fortë dhe plot me vullnet për të ecur përballë çdo lloj dhimbjeje vetëm që ta sillte në jetë këtë fëmijë”, tregon bashkëshorti Max.


Watch this video on YouTube.

Tronditet politika në Greqi

Tronditet politika në GreqiKrahu i djathtë i kryeministrit grek dhe njëkohësisht sekretari i përgjithshëm i kabinetit Samaras, Dhimitris Baltakos, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një videoje në të cilën ai duket se bisedon dhe i jep këshilla zëdhënësit dhe numrit dy të partisë neonaziste Agimi i Artë, Ilias Kasidhiaris, në lidhje me çëshjen e hapur penale ndaj deputetëve të kësaj partie.


Madje, në video ai lë përshtypjen më shumë të një këshilltari të neonazistëve, duke bërë dhe aludime të rënda ndaj kryeministrit Samaras, ministrit të Drejtësisë dhe atij të Rendit.


Ndërsa ka mësuar lajmin, vetë numri një i qeverisë greke ka deklaruar se megjithëse nuk është në dijeni të çështjes, nëse faktet janë të tilla, Baltakos nuk ka vend në qeveri.


Materiali filmik është paraqitur në sallën e Parlamentit, kur trupa po diskutonte pikërisht për heqjen e imunitetit të pesë deputetëve të tjerë të AA, në mënyrë që të fillojë proces hetimor edhe për ta, me akuzat për pjesëmarrje dhe veprimtari në një organizatë kriminale.


Ilias Kasidhiaris, pasi ka dorëzuar videon në fjalë dhe ka lexuar fjalë për fjalë gjithë dialogun, ka deklaruar se kjo video i është dorëzuar Gjykatës së të Drejtave Njerëzore të Strazburgut dhe do të publikohet kudo në internet.


Reagime ka shkaktur edhe fakti se menjëherë pas kësaj ngjarjeje, djali i sekretarit të përgjithshëm të qeverisë bashkë me truprojën e babait të tij kanë hyrë në zyrat e Agimit të Artë në Parlament dhe kanë sulmuar me grushte disa prej deputetëve të kësaj partie, të cilët janë kundërpërgjigjur edhe ata me dhunë.


Pak më herët Parlamenti grek ka miratuar pavarësisht kësaj ngjarjeje me 200 vota pro, 11 kundër dhe 16 abstenime heqjen e imunitetit për pesë deputetët e tjerë të partisë neonaziste.

Stevo Pendarovski : Me të gjitha parametrat Maqedonia e fundit në Evropë

Stevo Pendarovski : Me të gjitha parametrat Maqedonia e fundit në EvropëKandidati presidencial Stevo pendarovski në mitingun e mbrëmshëm në Kumanovë, ka theksuar se Maqedonia në tetë vitet e kaluara, është e fundit sipas tre parametrave më të rëndësishme.


Kandidati presidencial Stevo Pendarovski në mitingun e mbrëmshëm në Kumanovë, ka theksuar se Maqedonia në tetë vitet e kaluara, është e fundit sipas tre parametrave më të rëndësishme me te cilat merret suksesi i shteteve, ekonomia, demografia dhe demokracia.


Pendarovski tha se Maqedonia me këtë ritëm të emigracionit, për pesë vite do të jetë e boshatisur, do të ketë shtet, por nuk do të ketë njerëz.


“Sipas ekonomisë, jemi mizëria më e madhe e Evropës. Në shtet punësohen vetëm njerëz partiak, por edhe kjo nuk është e mjaftueshme që të fshihen numrat. Maqedonia realisht ende ka mbi 30 për qind të papunë. Demografia është me e keqja. Gjatë pesë viteve të fundit nga Maqedonia janë larguar më shumë njerëz se sa viteve të para të pavarësisë”, theksoi Stevo Pendarovski.

Deputetët po shqyrtojnë Projektiligjin për zgjedhjet e përgjithshme

Deputetët po shqyrtojnë Projektiligjin për zgjedhjet e përgjithshmeDeputetët e Kuvendit të Kosovës po shqyrtojnë në lexim të parë Projektiligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Megjithëse u cilësua si projektligj që nuk përfshinë ndryshimet e pritura, grupet parlamentare i dhanë mbështetje në parim, me përjashtim të lëvizjes Vetëvendosjes, e cila paralajmëroi abstenim.

Megjithë mbështetjen që i dhanë shumica e grupeve parlamentare, vlerësuan se ky projektligj, nuk përmban ndryshimet e pritura.

Mbështetje në parim të Projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme në emër të PDK-së i dha deputeti Arsim Bajrami, i cili megjithatë, vlerësoi se ky projektligj nuk promovon një reformë substanciale zgjedhore për të cilën Kosova ka pasur nevojë. Ai tha se ndryshimet më tepër merren me administrimin e sistemit zgjedhor, sesa me sistemin zgjedhor.

“Sistemi zgjedhor do të jetë sistem proporcional me lista të hapura. Këto shtylla po mbesin të pandryshuara, sepse në komisionin parlamentar asnjë parti politike nuk ka pasur një vullnet apo iniciativë për të bërë një reformë substanciale në këtë drejtim”, tha Bajrami.

Edhe Arben Gashi, në emër të LDK-së i dha mbështetje projektligjit, por tha se mbeten ende disa çështje të diskutueshme, siç është vota për bartësin e listës, pragu për kandidatët e pavarur dhe çështje të tjera. Për vonesën e deritashme, ai e fajësoi PDK-në për bllokim të procesit.

Ndërkohë, Albulena Haxhiu tha se Vetëvendosje abstenon në këtë fazë të shqyrtimit të projektligjit, pasi sipas saj, pa u diskutuar fare në komision në mënyrë të kontrabanduar është ndërruar formula për ndarjen e ulëseve në Kuvend.

“Ky është kontrabandim, prandaj kërkojmë nga kryetari i Kuvendit që të marr të gjitha masat karshi kësaj, sepse ky është tentim për degradim të Kuvendit dhe procedurave të parapara me rregulloren e punës, vetëm e vetëm për t’i akomoduar apetitet e PDK-së dhe LDK-së”, tha Haxhiu.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit për legjislacion, Arben Gashi, i cili tha se kjo çështje është diskutuar dhe votuar në komision. Ai fajësoi Haxhiun dhe Vetëvendosjen për vonesat e projektligjit pas arritjes në Kuvend.

“Fajtore është personalisht zonja dhe partia të cilës i takon, pse qe tri javë është vonuar ligji, sepse e ka humbur kuorumin dhe sot jemi me tri javë vonesë dhe rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje pa reformë zgjedhore. Personalisht je fajtore dhe ia pafsh hairin fajit që e ke bërë”, tha Gashi.

Deputetja Haxhiu reagoi duke thënë se është LDK-ja ajo që e ka bllokuar procesin e reformës zgjedhore tash e tri vjet.

Ndërsa Ardian Gjini nga AAK-ja fajësoi partitë në pushtet për këtë reformë gjysmake. “Prej partive në pushtet nuk ka pasur kurrfarë vullneti për të ndryshuar diçka në mënyrë thelbësore në këtë projektligj”, tha Gjini.

Gjithsesi, edhe Gjini në emër të AAK-së i dha mbështetje projektligjit në parim, sikurse edhe grupet tjera parlamentare. Megjithë mbështetjen, projektligji u vlerësua se ka vetëm ndryshime teknike, por jo substanciale sa i përket reformës zgjedhore, e cila nisi qysh në vitin 2011.

Ndërkohë sot pritet të mbahet edhe një seancë e re e Kuvendit, në të cilën në rend dite për shqyrtim të dytë është edhe Projektligji për veteranët e UÇK-së. /rtk/

Pakti me Kinën, Fullani: Ja efektet e shkëmbimi monetar

 Pakti me Kinën, Fullani: Ja efektet e shkëmbimi monetarEkspansioni i ekonomisë kineze ka vënë Bankën e Shqipërisë përballë detyrimit të institucionalizimit të shkëmbimeve tregtare.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në një takim me sektorin bankar shqiptar ka deklaruar se është shumë pozitive futja e Shqipërisë në tregjet të mëdha financiare, siç është Kina.


“Kjo marrëveshje është për financim dhe tregëti, natyrisht i hap vendit mundësira mjaft të mëdha financimi, diversifikon investitorët, tregjet dhe na drejton drejt tregjeve aziatikë, me një potencialitet mjaft të madh, tregje të së ardhmes dhe tregje që veprojnë ndryshe nga tregjet tradicionalë europiane”tha Fullani.


Por çfarë efektesh do të sjellë kjo marrëveshje për ekonominë dhe bizneset?


“Me këto marrëveshje, përveç mbështetjes që ato i bëjnë tregëtisë dhe zhvillimeve tregëtare, i japin një zhvillim tjetër dhe financimeve.


Ato mund të financojnë tregun kinez lehtësisht dhe të gjitha kostot për kthimin nga valuta e konvertueshme në valutën jo të konvertueshme kineze dhe në të kundërtën, shkëmbimet bëhen pa kosto shtesë nga Banka e Shqipërisë”theksoi Guvernatori i BSH-së.

Babai me kancer i plotëson vajzës 11 vjeçare dëshirën për ta përcjell në altar

Babai me kancer i plotëson vajzës 11 vjeçare dëshirën për ta përcjell në altarBabai i 11 vjeçares Josie Zetz’s nuk do të jetë gjallë për ta përcjell atë në Altar në ditën e dasmës pasi që është diagnostifikuar me kancer kështu ajo i ka kërkuar që ta bëjë këtë tani për ta pasur edhe këtë eksperiencë në jetë.


Këto fotografi që do të shihni janë zemërthyese por edhe shumë të bukura në të njëjtën kohë./Zeri/


Babai me kancer i plotëson vajzës 11 vjeçare dëshirën për ta përcjell në altar

Përditësohet BlackBerry Messenger

Përditësohet BlackBerry MessengerBlackBerry njoftoi të mërkurën për përditësimin e BlackBerry Messenger, cka u mundëson përdoruesve të shkëmbejnë në mënyrë më ekspresive dhe të larmishme eksperiencat e tyre teksa bëjnë chat.


Versioni i ri i BBM app mundëson edhe blerjen e ikonave shumë të mëdha, të cilët përdoruesit mund t’ia shtojnë bisedës së tyre për t’i dhënë më shumë ngjyra.


Disa ikona mund të jenë pa pagesë, ndërkohë që ka edhe që variojnë rreth 1.99 $ . Këto janë të disponueshme në BBM Store për përdoruesit e platformave iOS, Android dhe BB10. Versioni i ri i BBM, u lejon përdoruesve të dërgojnë file, (imazhe, foto, video dhe audio file) deri në 16 MB ngarkesë. Më herët limiti ishte 6MB.


Një tjetër risi i BBM është që përdoruesit e tre platformave të përmendura mësipër mund të t’u bëjnë share imazheve mes dy os eme shumë bashkëbiseduesëve. Pra mund të bëjmë share images teksa jemi duke bashkëbiseduar me dy ose më shumë persona në chat.

“Ora e re gjeologjike” tregon kohën e formimit të Hënës

formimi henesHëna e Tokës është formuar 65 milionë vjet më përpara sesa është përcaktuar në vlerësime të mëparshme, sipas një studimi të publikuar ditën e mërkurë, i cili përdori një mënyrë të re për të përllogaritur ditëlindjen e satelitit të vetëm natyror të një planeti 4.47 miliard vjeçcar.


Goditja e Tokës nga mega-asteroidi, i cili krioji copëza që më vonë formuan Hënën, duket se ka ndodhur 95 milionë vjet pas lindjes së sistemit diellor, tregoi kërkimi i publikuar në numrin e kësaj jave të revistës “Nature”.


Gjetja zbulon, me një shkallë saktësie prej 99.9%, disa vlerësime të mëparshme, sipas të cilave ndikimi i formimit të Hënës ndodhi rreth 30 milionë deri në 40 milionë vjet pas formimit të sistemit diellor, afërsisht 4.58 miliard vjet më parë.


Studimi i ri bazohet në 259 simulime kompjuterike të mënyrës sesi ka evoluar sistemi diellor nga një disk primordial i embrioneve planetare që rrotullohen rreth Diellit. Programet simulojnë goditjet dhe bashkimet e trupave të vegjël, derisa ato shkrihen në planete shkëmborë, të cilët ekzistojnë sot.


Me anë të kësaj ore gjeologjike, hapi i fundit në formimin e Tokës ishte një trup në madhësinë e Marsit, që e goditi rreth 95 milionë vjet pas formimit të sistemit diellor.


“Ne mendojmë se trupi që goditi Tokën dhe përfundoi me formimin e Hënës, qëndroi afër Tokës. Një fraksion i vogël i masës së saj dhe disa materiale nga Toka u përhapën në hapësirë për të formuar Hënën,” tha në një intervistë astronomi John Chambers, i Institutit Carnegie për Shkencën në Uashington.


Rezultatet krijojnë një mister tjetër edhe më të madh lidhur me faktin pse disa planetë, si Marsi, janë formuar relativisht shpejt, ndërsa të tjerët, si Toka dhe Venusi, kanë marrë më tepër kohë./shekulli/

Michael Schumacher mund te transferohet

Michael Schumacher mund te transferohetKanë kaluar 94 dite qëkur ish ylli i Formula një Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë teksa bënte ski në pistën e Meribelit në Francë.


Sipas informacioneve më të fundit ish piloti mund të transferohet në një klinikë tjetër, sinjal mjaft pozitiv ky pasi më parë në gjendjen që Schumacher aktualisht ndodhet një veprim i tillë ishte i pamendueshëm.


Zëdhënësja për shtyp e 7 herë kampionit të botës Sabine Kehm deklaroi më herët se sinjalet që po vijnë kohët e fundit janë mjaft inkurajuese dhe se familja ka shumë besim se Schumi do të rikthehet të jetojë si më parë.


Keto zhvillime te reja vijnë menjherë pas deklaratës së ish mjekut të Formula Një Gary Harstein i cili u shpreh se e shihte te vështirë rizgjimin e ish-pilotit te Ferrarit, duke bërë të qartë se gabimet e kryera në fillim gjatë transportrit për në spital e kishin përkeqësuar gjëndjen e gjermanit.


Deklarata këto që u hodhën menjëherë poshtë nga zëdheënësja per shtyp e Schumacherit e cila u shpreh se 7 here kampioni i Botës sot jeton akoma vëtëm për mëritë të atyrë njerëzve qe bënë të mundur transportin e tij të mënjëhershëm pas aksidentit të rëndë.
Michael Schumacher prej 3 muajsh ndodhet në gjëndje kome në spitalin e Grenoble në Francë.

Sa më shumë seks aq më të rinj do të dukeni

Sa më shumë seks do të dukeni aq më të rinjHulumtimi i dr. David Veeksit ka treguar që meshkujt dhe femrat e moshuara që janë aktivë në jetën seksuale, duken më të rinj për pesë e shtatë vjet, në krahasim me moshën reale që kanë.


Ai rekomandon që njerëzit e të gjitha grupeve të moshave duhet të jenë të vetëdijshëm për anët e mira të jetës së shëndetshme seksuale.


Psikologët gjatë disa decenieve kanë studiuar mijëra meshkuj dhe femra të të gjitha grupeve të moshave lidhur me jetën e tyre seksuale. Ata të cilët duken më të rinj, në krahasim me moshën reale, kanë pasur mesatarisht 50 për qind më shumë marrëdhënie seksuale.


Gjatë marrëdhënies seksuale lirohet endorfina, që prodhon kimikate natyrale të cilat na bëjnë të ndihemi mirë.


Mirëpo kjo njëherësh është edhe sikur një ushtrim fizik i cili përmirëson qarkullimin e gjakut i cili është shumë i rëndësishëm për zemrën, por i jep shkëlqim të shëndetshëm edhe lëkurës. Gjithashtu lirohet edhe hormoni i rritjes, i cili e bën lëkurën më elastike.

Samsung fillon të ofrojë shërbimin “Smart Home” në Kore dhe SHBA

Samsung fillon të ofrojë shërbimin “Smart Home” në Kore dhe SHBAKompania Samsung prezantoi shërbimin e saj “Smart Home” në konferencën CES në janar këtë vit, dhe po fillon të ofrojnë shërbimin në Kore dhe SHBA.


Më shumë shtete të tjera do të shtohen gjatë këtij viti. “Samsung Smart Home” ndërlidh së bashku televizorët e mençur dhe pajisjet e tjera elektroshtëpiake me një smartfon, kështu që ju mund të kontrolloni disa pajisje përmes një aplikacioni.


Për shembull, një përdorues mund ti thotë “Natën e Mirë” Televizorit, dhe çdo pajisje tjetër e ndërlidhur do të fiket automatikisht. Aplikacioni gjithashtu lejon përdoruesit të kontrollojnë gjendjen e pajisjeve elektroshtëpiake edhe kur nuk gjendeni në shtëpi. Për shembull ju mund të kontrolloni makinën larëse dhe të vendosni cilësimet që kur të ktheheni në shtëpi ti keni gati rrobat e lara.


Përdoruesit mund të regjistrohen në aplikacionin “Samsung Smart Home” me llogarinë e tyre Samsung dhe mund ta shkarkojnë nga Samsung Apps ose Google Play. Një aplikacion i ndarë “Smart Home” do të jetë i disponueshëm “së shpejti” për pajisjet teknologjike trupore, ndërsa një tjetër aplikacion për modelet e televizorëve të mençur do të jetë i disponueshëm në muajin prill. Për të siguruar të dhënat e përdoruesve, Samsung thekson se aplikacioni do të jetë i enkriptuar.


Për më tepër, Presidenti i Samsung-ut dhe njëkohësisht Drejtori i divizionit të pajisjeve Media Center, WonPyo Hong thotë se kompania ka plane të përhapet me shërbimin në fjalë në zona “me potencial të lartë zhvillimi” duke përfshirë në këtë shërbim edhe menaxhimin e energjisë dhe sigurinë e shtëpisë. Po ashtu, kjo kompani ka plane të implementojë këtë teknlogji edhe në produkte të tjera si Smart Bulb, Samsung Gear Fit (Ora e mençur). (PCWorld Albanian)

Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Tanzaninë

Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me TanzaninëNë kuadër të lobimit për njohje nga vendet afrikane që po marrin pjesë në samitin BE–Afrikë, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ka nënshkruar marrëveshjen për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Tanzanisë, me homologun nga ky shtet, Bernard Membe.


Në margjina të këtij samiti në Bruksel, Hoxhaj po ashtu u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të Grupit të Shteteve Afrikane, të Karaibeve dhe të Paqësorit, Alhaji Muhammad Mumuni.


Gjatë takimit që ministri Hoxhaj zhvilloi me homologun nga Tanzania, Membe, dy ministrat, përveç që kanë nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, kanë shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, me theks të veçantë në mekanizmat multilateral.


Ministri Hoxhaj tha pas takimit se vendosja e marrëdhënieve diplomatike bëhet në vazhdën e aktiviteteve për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën.


“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike për Republikën e Kosovës, ka qenë një objektiv madhor. Në këtë drejtim ne kemi qenë në gjendje që gjatë këtyre viteve të fundit të nënshkruajmë marrëveshje diplomatike me 67 shtete. Ndërsa, gjatë ditës së sotme në një takim që kisha me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë vendosëm marrëdhëniet diplomatike me këtë vend. Ky vend ka një peshë të madhe në grupin e shteteve të Afrikës së Jugut (SADC-ut) dhe llogaritet ndër vendet më me peshë në Afrikën e Jugut”, theksoi ministri Hoxhaj, thuhet në një njoftim të MPJ-së.


Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Bernard Membe, vlerësoi arritjet në Kosovë dhe shprehu përkrahjen e tij për forcimin e pozitës ndërkombëtarë të Kosovës, duke siguruar ministrin Hoxhaj për përkrahjen e Tanzanisë në kontinentin afrikan.


Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri Enver Hoxhaj, po ashtu zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të Grupit të Shteteve Afrikane, të Karaibeve dhe të Paqësorit (ACP), Alhaji Muhammad Mumuni.


Gjatë takimit, ministri Hoxhaj dhe sekretari i ACP-së, biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, me ç’rast Hoxhaj kërkoi mbështetjen e kësaj organizate të rëndësishme në shtimin e njohjeve për Kosovën.


Sekretari Mumuni e siguroi ministrin Hoxhaj për përkrahjen e tij personale në këtë drejtim dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet ACP-së dhe Kosovës.

FIFA heton Realin dhe Atletikon

FIFA heton Realin dhe Atletikon Futbolli spanjoll është në qendër të vëmendjes së FIFA-s. Ndërkohë që ditën e mërkurë u bë publik dënimi ndaj Barcelonës, gazeta ‘AS’ zbulon se edhe Real Madrid e Atletico Madrid po hetohen për parregullsi me transferimet e futbollistëve minorenë.


Në rastin e klubeve madrilene hetimi ka nisur nga një iniciativë e FIFA-s dhe jo nga denoncimet, ashtu siç nisi në rastin e katalanasve, të cilët kanë apeluar dhe presin vendimin e Komisionit të Apelit të FIFA-s që përbëhet nga 14 anëtarë, vetëm 2 prej të cilëve europianë (njëri austriak dhe tjetri nga Ishujt Faroe).


Nëse edhe Komisioni i Apelit nuk rrëzon dënimin, Barcelona do i drejtohet një instance të tretë: Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.


Barcelona nuk do të lejohet të blejë asnjë lojtar në merkaton e verës dhe atë të janarit pasi ka shkelur nenin 19 të rregullores së FIFA-s mbi blerjen e lojtarëve të huaj nën 18 vjeç.

Atifete Jahjaga: Kosova synon anëtarësimin në BE, NATO e OKB

Atifete Jahjaga: Kosova synon anëtarësimin në BE, NATO e OKBPresidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka takuar në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror për Amerikën Latine presidenten e Kostarikës, Laura Chinchilla, presidentin Rikardo Martinelli të Panamasë dhe presidentin e Guatemalës, Perez Molina.


Jahjaga në bisedë me presidentin e Guatemalës, Perez Molina, theksoi se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, i pranuar ndërkombëtarisht, me synime të qarta për anëtarësim në BE, NATO, OKB.


Ajo tha se vazhdimi i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës është i rëndësishëm dhe njohja nga Guatemala do të ndihmonte jo vetëm Kosovën, por edhe të gjithë rajonin e Ballkanit.


Presidenti i Guatemalës, Pérez Molina ka theksuar se vendi i tij po përcjell me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se do të shqyrtojë çështjen e njohjes së saj.


Presidentja Jahjaga gjatë ditës ka takuar edhe ministrin e Mjedisit të Perusë, Pulgar-Vidal Otalora, me të cilin bisedoi për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.


Duke e falënderuar ministrin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Peruja, Jahjaga tha se ndihma e Perusë për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, posaçërisht në rajonin e Amerikës Qendrore dhe Jugore është me rëndësi të madhe.


Ministri Pulgar-Vidal Otalora shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për të mbështetur Kosovën në procesin e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar, në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe njëkohësisht e i bëri ftesë zyrtare Presidentes Jahjaga për ta vizituar vendin e tij. /Telegrafi/

Zemani: Kosova, shtet i mafies dhe i drogës

 Zemani: Kosova, shtet i mafies dhe i drogësPresidenti i Çekisë Milos Zeman ka befasuar opinionin publik sot teksa fliste për Kosovën në Beograd. Zeman ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi, dhe gjatë fjalës së tij përpara mediave ka folur tërë vrer për Kosovën. 


Sipas Zeman-it krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk është asgjë më shumë se sa vetëm një riarmatosje e UÇK-së, e cila, sipas medieve serbe, ka përgjegjësi edhe për disa akte terroriste.


Zeman ka shkuar edhe më tej, kur e ka cilësuar Kosovën si një shtet me influencë të fortë të mafies dhe të drogës.


“Aktualisht po përsëritet edhe një herë UÇK-ja. Ky është një argument që Kosova, e cila nuk është e njohur nga një sërë shtetesh, është një vend i çuditshëm. Kosova është një shtet me një influencë të fortë të mafies dhe drogës”, -është shprehur presidenti i Çekisë.

Greva e pilotëve: Veprim i papërgjegjshëm

Greva e pilotëve: Veprim i papërgjegjshëmTre ditë rresht nga pista nuk do të ngritet asnjë avion i Lufthansës. Dëmi financiar afatshkurtër është i madh. Ndërsa në aspektin afatgjatë në rrezik është madje edhe e ardhmja e linjës ajrore, mendon Henrik Böhme.


Fluturimet për dhe nga Gjermania si dhe fluturimet brenda vendit do të jenë një sfidë e vërtetë në ditët e ardhshme. Sidomos për ata që kanë rezervuar një biletë tek kompania gjermane Lufthansa.


Linja ajrore më e madhe në vend duhet të qëndrojë në tokë, sepse ndaj saj është duke u bërë presion. Presion nga pjesa e punonjësve të cilët edhe pse përbëjnë vetëm dhjetë për qind të fuqisë punëtore i kushtojnë kompanisë rreth 40 për qind të totalit të shpenzimeve për kontributet pensionale. Nga të punësuarit nga të cilët me të vërtetë varet jeta e shumë njerëzve por që paguhen relativisht shtrenjtë për këtë, me pagat vjetore deri në 250.000 euro.


Nga punonjës të cilët shkojnë mesatarisht me 59 vjet në pension dhe deri në arritjen e moshës normale për pension nuk kanë frikë se do të vdesin urie.
Fjala është për repartin krenar të pilotëve. Natyrisht që edhe ata kanë të drejtë për të luftuar për të drejtat e tyre të punës. Sigurisht që ata duhet të paguhen në mënyrë të drejtë. Por në qoftë se ata tani i shkaktojnë një dëm të tillë linjës së tyre ajrore – ekspertët flasin për 30-40 milionë euro për çdo ditë të grevës – atëherë kjo të bën për tu menduar më gjatë.


Kjo për faktin se Lufthansa ndodhet tani në një konkurrencë të ashpër me linjat ajrore të financuara nga shteti në Gjirin Persik. Edhe Lufthansa na ishte një herë një kompani shtetërore, por ato ditë ka shumë kohë që kanë kaluar. 15 për qind e aksioneve iu takojnë ndërkohë investitorëve financiar anglo-sakson. Ata duan të shohin fitimet e tyre. Dhe kjo duhet të realizohet nga menaxhmenti. Por njëmbëdhjetë miliardë euro që duhet të paguhen në arkën e pensionit janë një ngarkesë e madhe me të cilën nuk ballafaqohen sfiduesit e Lufthanës si ‘Emirates’ apo ‘Etihad’.


Por janë pikërisht kontributet pensionale ato të cilat i’a bëjnë jetën e vështirë Lufthansa-s. Etihad për shembull është duke ripërtrirë aleancën me partnerin e saj Air Berlin dhe përgatitet kështu për një sulm masiv ndaj Lufthansës. Prandaj menaxhmenti i Lufthansës nuk mund të qëndrojë duarkryq. Shpenzimet duhet të mbeten konkuruese, të paktën në fillim, në qoftë se ajo dëshiron të mbetet në lojë edhe në të ardhmen.


Duke pasur parasysh këtë presion të madh financiar shtrohet pyetja se çfarë atëherë është gabim në sugjerimin e Lufthansës për të bërë në mënyrë graduale më fleksible pëkujdesjen pensionale? Tek pilotët aktual mbetet çdo gjë ashtu siç është, tek pilotët e rinj bëhen shkurtime të caktuara, ata që fillojnë tani këtë profesion duhet në të ardhmen të përkujdesen vet për pensionet e tyre. Ashtu siç bëjnë aktualisht shumica e gjermanëve.


Arsyeja për këtë grevë të paparë deri tani nga pilotët e Lufthansës është mosmarrëveshja për pensionet kalimtare. Kjo gjë pothuajse ishte harruar pasi që në tavolinën e bisedimeve ndodhet edhe një kërkesë për rritjen e pagave. Sindikata e pilotëve kërkon një rritje prej 10 për qind. A ka dikush më ndonjë pyetje?/dw/

Tovërlani jep dorëheqje

Tovërlani jep dorëheqjeRezultatet e dobëta në dy ndeshjet e fundit, e kanë shtyrë kryetrajnerin e Prishtinës, Afrim Tovërlani që të japë dorëheqje nga posti i tij. Ai është i bindur që kampioni në fuqi duhet të bëjë ndryshime, e kjo sipas tij, duhet nisur nga ai.


“Pas rezultateve të dobëta në dy ndeshjet e fundit e kam parë të arsyeshme se klubi duhet të bëjë ndryshime dhe atë duke nisur nga unë”, ka thënë Tovërlani, në një konferencë për shtyp.Lajmi është bërë i ditur edhe në uebfaqen zyrtare të klubit futbollistik Prishtina.


Aty nuk është bërë e ditur nëse është caktuar trajneri i ri dhe për këtë do të vendoset më vonë ka thënë anëtari i bordit për faqen zyrtare të klubit, Afrim Muçiqi.


Tovërlani kishte dhënë dorëheqje edhe më parë nga posti i kryetrajnerit të Prishtinës.

Tata Martino: Dështim nëse eliminohem nga Liga e Kampionëve

Tata Martino: Dështim nëse eliminohem nga Liga e KampionëveMartino thotë se do të ishte dështim për Barcelonën nëse ata eliminohen nga Liga e Kampiionëve nga Atletico Madrid.


Blaugranët dështuan të nxjerrin fitore ndaj Atleticos për të katërtën herë këtë sezon, duke barazuar 1-1 në takimin e parë çerekfinale të garës evropiane, me Neymar që barazoi rezultatin, pas golit të parë të shënuar nga Diego.


Megjithatë Martino është ndarë më se i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra e tij, dhe është optimist para ndeshjes së kthimit që zhvillohet të mërkurën e ardhshme në Vicente Calderon.


“Të mos arrijmë në gjysmëfinale do të ishte dështim për mua. Ne merituam më shumë nga ndeshja e parë, por unë jam plot vetëbesim duke parë mënyrën se si ne luajtëm. Ne treguam intensitet për 90 minuta”.


“Nuk ka mërzi, vetëm kënaqësi. Shansi i vetëm i Atleticos përveç atij goli, erdhi nga shpërndarja e keqe e topit nga Jose Pinto herët në ndeshje”.


“Por, goli i Diegos madje më bën të dua të qaj, ishte një gol aq i mahnitshëm”, ka thënë Martino.

Britania e Madhe dorëzon komandën në Afganistan

Britania e Madhe dorëzon komandën në AfganistanKomanda e operacioneve ushtarake të Britanisë në provincën Helmand të Afganistanit i është dorëzuar zyrtarisht një gjenerali amerikan.


Ky është hapi i fundit në tërheqjen trupave luftarake britanike nga Afganistani, e cila do të kompletohet në fund të këtij viti.


Forcat e mbetura do të jenë pjesë e Komandës Rajonale, të udhëhequr nga SHBA-ja.


Një total prej 447 ushtarësh britanikë janë vrarë në Afganistan, që nga fillimi i operacioneve në tetor të vitit 2001.

Edi Rama takon Presidentin e Bundestagut gjerman

Edi Rama takon Presidentin e Bundestagut gjermanKryeministri Rama u takua dje në Berlin me Presidentin e Bundestagut gjerman, Norbert Lammert. Presidenti i Bundestagut, duke i uruar suksese qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama në punën e nisur, vlerësoi progresin e arritur së fundmi nga qeveria shqiptare, nëpërmjet reformave të ndërmarra, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat e afrojnë edhe më tepër Shqipërinë me familjen e madhe evropiane.


Z. Lammert u shpreh se Shqipëria i përket BE, dhe siguroi për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit europian të vendit.


Kryeministri Rama, duke e vlerësuar Gjermaninë si një partner kyç të Shqipërisë, i shprehu z. Lammert falënderimet dhe mirënjohjen për mbështetjen e rëndësishme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit, duke theksuar mes të tjerave, vullnetin e palëkundur dhe angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të përmbushur me sukses këtë proces të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kryeministri Rama e njohu z. Lammert me arritjet e qeverisë shqiptare në disa prej fushave kryesore të zhvillimit të vendit dhe theksoi se qëllimi madhor i kësaj qeverisje është modernizimi i Shqipërisë.


Gjatë takimit të dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, Gjermanisë dhe Shqipërisë, dhe shprehën vullnetin e përbashkët për forcimin e urave të bashkëpunimit në të ardhmen, në fusha me interes të ndërsjellë. Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Berlin, u takua dje dhe me kreun e grupit parlamentar të CDU-së, Volker Kauder. Kryeministri Rama i shprehu z. Kauder mirënjohje për mbështetjen që CDU i kanë dhënë Shqipërisë dhe vlerësoi nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në gjithë këto vite. Kryeministri takon Presidentin e Bundestagut gjerman, Norbert Lammert


Kryeministri Rama u takua dje në Berlin me Presidentin e Bundestagut gjerman, Norbert Lammert. Presidenti i Bundestagut, duke i uruar suksese qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama në punën e nisur, vlerësoi progresin e arritur së fundmi nga qeveria shqiptare, nëpërmjet reformave të ndërmarra, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat e afrojnë edhe më tepër Shqipërinë me familjen e madhe evropiane. Z. Lammert u shpreh se Shqipëria i përket BE, dhe siguroi për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit europian të vendit.


Kryeministri Rama, duke e vlerësuar Gjermaninë si një partner kyç të Shqipërisë, i shprehu z. Lammert falënderimet dhe mirënjohjen për mbështetjen e rëndësishme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit, duke theksuar mes të tjerave, vullnetin e palëkundur dhe angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të përmbushur me sukses këtë proces të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.


Kryeministri Rama e njohu z. Lammert me arritjet e qeverisë shqiptare në disa prej fushave kryesore të zhvillimit të vendit dhe theksoi se qëllimi madhor i kësaj qeverisje është modernizimi i Shqipërisë. Gjatë takimit të dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, Gjermanisë dhe Shqipërisë, dhe shprehën vullnetin e përbashkët për forcimin e urave të bashkëpunimit në të ardhmen, në fusha me interes të ndërsjellë.


Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Berlin, u takua dje dhe me kreun e grupit parlamentar të CDU-së, Volker Kauder. Kryeministri Rama i shprehu z. Kauder mirënjohje për mbështetjen që CDU i kanë dhënë Shqipërisë dhe vlerësoi nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në gjithë këto vite.

KEK-u e KEDS-i kërkojnë shtrenjtim e energjisë elektrike mbi 20%

KEK-u e KEDS-i kërkojnë shtrenjtim e energjisë elektrike mbi 20% Zyra e Rregullatorit e Energjisë është detyruar të bëjë analizë të thellë të të gjitha kostove të KEK-ut dhe të KEDS-it për të parandaluar një shtrenjtim enorm të energjisë elektrike.


Burimet e gazetës Koha Ditore kanë bërë të ditur se kërkesat e KEK-ut dhe të KEDS-it për rritje të çmimit të energjisë elektrike shkojnë mbi 20 për qind.


Shumica e argumenteve të KEK-ut dhe të KEDS-it për rritje të tarifave të energjisë janë të bazuara.


Kërkesat e bazuara që kanë ardhur nga operatorët kanë bërë që ZRRE-ja të bëjë një analizë më të thellë të të gjitha kostove, në mënyrë që të parandalohet një shtrenjtim i tillë i energjisë, që do të ishte i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës.

Kerry anulon takimin me presidentin Abbas

Kerry anulon takimin me presidentin AbbasSekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka anuluar planet për t’u takuar me presidentin palestinez Mahmud Abbas sot në qytetin e Bregut Perëndimor, Ramallah.


Sekretari Kerry anuloi udhëtimin e tij të planifikuar, pasi zoti Abbas tha se palestinezët menjëherë do të rinisin përpjekjet e tyre për të fituar njohje të tjera brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe tha se ai kishte nënshkruar një kërkesë për t’u anëtarësuar në 15 agjenci dhe konventa të OKB-së.


Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli, por dje zyrtarët izraelit rihapën tenderat për ndërtimin e më shumë se 700 shtëpive për kolonët në Jeruzalemin Lindor.
Lëvizjet e të dyja palëve duket se do të pengojnë negociatat e paqes të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara.


Por Sekretari Kerry, duke folur në Bruksel, tha se anulimi i procesit izraelito-palestinez të paqes tani është “plotësisht i parakohshëm”. Ai tha se të dyja palët kanë treguar se duan të lëvizin përpara me negociatat.

Qeveria vazhdon ndotjen kancerogjene

Qeveria vazhdon ndotjen kancerogjeneKëshilli i protestave “Stop ndotjes kancerogjene” reagon ashpër lidhur me vazhdimin e afatit për ndotësit e mëdhej nga ana e Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Qeverisë.


Ky vazhdim nuk është asgjë tjetër përveç se tallje dhe moskujdes për shëndetin e qindra mijëra qytetarëve që i janë të ekspozuar ndotjes kancerogjene.


Dëshirojmë të rikujtojmë opinionin se për përmbushjen e standarteve ekologjike këto ndotës kanë pasur një afat gati 10-vjeçar. Andaj, vazhdimi i afatit për 2 vjet nuk është asgjë tjetër vetëm se blerje kohe dhe një mundësi për këto kapacitete industriale të punojnë derisa të kenë fitime maramendëse.


Për këtë shkak, ne si Këshill kemi disa pyetje për kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, z.Nikolla Gruevski dhe për ministrin e Ambientit Jetësor, z. Abdulaqim Ademi:


1. Pse nuk u janë shqiptuar gjoba këtyre kompanive për mospërmbushje të standardeve ekologjike, edhe pse kjo është në kompetencë të inspektorait të Ministrisë së Ambientit Jetësor?


2. Si është e mundur që këto kapacitete industriale të mos kenë lëvizur nga vendi në drejtim të vënies së filtrave, a inspektoratet e Qeverisë dhe Ministrisë kompetente të mos kenë hetuar këtë vite me radhë?


3. Pse Ju z.Ademi nuk e mbani fjalën se do të mbyllni Jugohromin dhe ndotësit tjerë nëse deri më 1 prill nuk plotësojnë standardet? Pse gënjeni paturpësisht?Tju perkujtojmë e ndajtët me të gjithë nekëtë gënjeshtër me 2 janar 2014 ,në emisionin OPEN në MTV2.


4.Pse Ju z.Gruevski nuk shtireni kinse nuk e dini se banorët e komunës së Jegunocit të ekspozohen në një ndotje të lartë kancerogjene, kështu që lejoni që fabrika e Jugohromit të punojë pa asnjë filtër dhe standard minimal ekologjik?


“Ne si Këshill e kemi parasysh faktin se vetëdija ekologjike e qytetarëve nuk është në nivelin që të kuptojë rreziqet e njëmendëta të kësaj ndotjeje kancerogjene, andaj kemi vendosur që të ndryshojë mënyra e funksionimit tonë.


Këshilli në të ardhmen do të funksionojë si Lëvizje e regjistruar me qëllim të rritjes së shkallës së efikasitetit. Si Lëvizje do t’i përdorim të gjitha mjetet e lejueshme demokratike për të arritur qëllimin tonë – një ambient më të shëndetshëm. Për këtë arsye, ftojmë sa më shumë njerëz të na bashkangjiten në këtë mision human dhe fisnik”, reagon Këshilli i protestave “Stop ndotjes kancerogjene”.

Philip Morris mbyll fabrikën në Australi

Philip Morris mbyll fabrikën në AustraliKompania tha se rregullat e reja të Australisë në lidhje me prodhimin e cigareve ka qenë faktori kryesor në vendimin e saj.


Gjiganti i duhanit Philip Morris thotë se do të ndërpresë prodhimin e cigareve në fabrikën e vetë në Moorabbin, Australi.


Mbyllja e fabrikës, e cila ka qenë në punë për gati 60 vjet, do të çojë në një humbje prej 180 vendeve të punës.


Kompania tha se rregullat e reja të Australisë në lidhje me prodhimin e cigareve ka qenë faktori kryesor në vendimin e saj, bënë të ditur BBC.


Në këtë kontekst, Philip Morris ka shtuar se të gjithë prodhimit e cigareve për tregun australian do të zhvendosen në fabrikën e kompanisë, në Korenë Jugore.


“Ky është një vendim jashtëzakonisht i vështirë dhe një lajm shumë i keq për të gjithë punëtorët tanë”, citohet të ketë thënë John Gledhill, drejtor menaxheria i Philip Morris për Australi, Zelandën e Re, si dhe ishujt e Paqësorit.


Në vitin 2012, Australia u bë vendi i parë në botë që të prezantoi “pako planin”, i cili ndalon të gjitha logot e kompanisë, në vend të të cilave është kërkuar që të vendosen “vërejtje” për rrezikshmerinë e duhanit.

Mark Zuckerberg redukton pagën e tij me 1 dollar në vit

Mark Zuckerberg redukton pagën e tij me 1 dollar në vitZuckerberg themeluesi dhe pronari i Facebook ka vetëreduktuar në mënyrë simbolike me një dollarë pagën e tij si edhe ka hequr dorë nga shpërblimet dhe bonueset.


Të mos harrojmë se vitin e kaluar themeluesi i rrjetit social ishte kënaqur me 650.000 dollarë kundrejt 1.99 milionëve të vitit 2012 dhe 1.71 milionëve të vitit 2011.


Në SHBA tashmë është kthyer në traditë që pronari i kompanisë redukton pagën e tij me 1 dollarë sapo shoqëria e tij arrin të bëhet e suksesshme. Edhe Steve Jobs e reduktoi pagën e tij në vitin 1998 me 1 dollarë.


Sergey Brin, Larry Page, dhe numri 1 i Google, Eric Schmidt, e kanë bërë në vitin 2006. Sheryl Sandberg, kreu operativ i Facebook mbetet menaxherja më e paguar e grupit me 16.1 milionë dollarë.

Pep Guardiolas e do Januzanj në Bayern Munich

Pep Guardiolas e do Januzanj në Bayern MunichPikërisht aistimi i Januzaj në videon e mëposhtme, në ndeshjen e fundit të Premier League, Mancheter UTD – Aston Vila (4 : 1), që la pa tekst të gjithë futbolldashësit anëkënd rruzullit, duket t’i ketë nxitë kërshërinë Pep Guardiolas që ta joshë supertalentin nëntëmbëdhjetëvjeqarë!


Vetëm pak ditë më parë e tërë vëmendja ishte e përqëndruar te ndeshja e sontme cerekfinale Manchester UTD – Bayern Munich (1 : 1). Askush nuk e “bëri llafin” se Bavarezët (s’)janë të (pa)denjë që të bëjnë “një udhë e dy punë”.


Sic merret vesh nga mediat angleze, Bayern Munchen e do Adnan Januzajn që ta bëjë të saj dhe se transferimin e tij e ka fut në “protokolin e Top Prioriteteve”. Kur e bën prioritet skuadra bavareze një gjë, atëherë vështirë është të mos besohet se do të kurorëzohet me sukses. Ndonëse një ide e tillë duket e largët në orient, mediat angleze, paksa të alarmuara, thonë se Bayern tanimë ka bërë “provokimet” e para për Januzajn duke dërguar agjentët e tyre në Angli.


Ndonëse ishin parapa kontakte të drejtpërdrejta me futbollistin gjatë ditës së djeshme, tani, ndonëse kanë kaluar disa orë nga ndeshja, akoma nuk flitet të ketë pasur dic konkrete përkitazi me këtë cështje.


Mediat poashtu kanë thënë se vet strategu bavarez, Pep Guardiola është iniciator i këtij “misioni të (pa)mundshëm” sepse e sheh Januzajn si zëvëndësuesin më adekuat të Robben dhe Ribery që tashmë kanë “shkelur” të tridhjetat.


Gjithnjë sipas mediave angleze, oferta e parë zyrtare nga Bayern pritet të bëhet në muajin korrik, me c’rast pretendohet një shkëmbim me Tony Croos që kohëve të fundit po kërkohet nga Manchester United.


Fakti që “ky muhabet” është hapë një ditë para ndeshjes, nënkupton se Januzaj ka qenë shënjestër e kahmotshme e Bayrn Munich dhe se paraqitjet e tij të fundit e kanë bindur Guardiolan se pikërisht ai është lojtari që i duhet skuadrës gjermane e cila pretendon të hyjë në histori duke mbrojtur titullin e Champions League.

Kosovari merr peng avionin

Një shqiptar nga Kosova ka marrë peng një avion dje në Gjermani. Sipas medieve gjermani, Muslim H. Mori peng avionin me Kosovari merr peng avionin


75 pasagjerë në bord, në shenjë hakmarrjeje për depërtimin e tij nga Gjermania. 


Mësohet se 28-vjeçari kishte kërkuar azil politik në Gjermani, por autoritetet gjermane ia kishin refuzuar kërkesën dhe i kishin dhënë urdhër që të largohej nga vendi.


28-vjeçari i revoltuar nuk pranoi të largohej nga Gjermania dhe mori peng avionin e linjës “Minhen – Budapest”. Ai përdori një stjuardesë 50-vjeçare si kërcënim për të detyruar avionin “Airbus A320” që të kthehet në aeroportin e Minhenit.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë që ngjarja të përfundojë pa lëndime dhe që 28-vjeçari kosovar të dorëzohet. Zëdhënësi i Prokurorisë së Landshutit ka sqaruar se bëhet fjalë për një pengmarrje të shkurtër në bord, e cila fatmirësisht përfundoi pa pasoja.

NATO pezullon bashkëpunimin me Rusinë

NATO pezullon bashkëpunimin me Rusinë Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë rënë dakord të pezullojnë të gjitha bashkëpunimet praktike, civile apo ushtarake, me Rusinë.


Sekretari i Përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen tha se aneksimi nga Rusia i rajonit ukrainas të Krimesë ishte kërcënimi më i madh ndaj sigurisë europiane pas shumë e shumë vitesh. Ai deklaroi se për këtë çështje nuk mund të bëhet “biznes”.


Më herët, ai kishte mohuar kategorikisht raportimet se Rusia ishte duke tërhequr forcat ushtarake nga kufiri me Ukrainën.


Moska besohet të ketë dislokuar me dhjetra-mijëra trupa në kufirin lindor të Ukrainës, gjatë ditëve të fundit, duke shkaktuar alarm në Kiev dhe për Perëndimin.


Ministrat e Jashtëm nga blloku ushtarak i Atlantikut Verior prej 28 anëtarësh u mblodhën në Bruksel për takimin e parë që pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë, duke lëshuar kështu një deklaratë të fuqishme, në të cilën ata dënuan aneksimin “ilegal” nga Rusia të rajonit ukrainas të Krimesë.


Ata ranë dakord të pezullojnë bashkëpunimin e NATO-s me Rusinë në disa aspekte, por shtuan se dialogu në Këshillin NATO-Rusi do të vazhdojë, për sa kohë të jetë i nevojshëm, në nivel ambasadorësh “në mënyrë që të na lejojë të shkëmbejmë pikëpamjet tona, mbi të gjitha për krizën në fjalë. Ne do të rishohim marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë në takimin e ardhshëm tonin, në Qershor”.


Ministrat kanë marrë në shqyrtim edhe opsione të tjera, përfshi këtu vendosjen e përhershme të bazave ushtarake në shtetet balltike për të siguruar vendet anëtare në Europën Lindore. Veprimet e Rusisë në Ukrainë kanë shkaktuar shqetësime në Estoni, Letoni dhe Lituani, të cilat kanë qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovietik gjatë Luftës së Ftohtë.


Avionët e NATO-s do të marrin pjesë në patrullime nga ajri në rajonin e trazuar, në periudhën në vijim, në një stërvitje rutinë të cilën analistët thonë se kanë marrë një domethënie të veçantë për shkak të krizës. Disa vende të NATO-s, përfshi Britaninë, Shtetet e Bashkuara dhe Francën, kanë ofruar avionë ushtarakë shtesë.


Duke shpallur pezullimin formal të marrëdhënieve, Rasmussen tha se mesazhi i NATO-s ishte i qartë: Aleanca qëndron në krah të aleatëve, në krah të Ukrainës dhe në krah të sistemit ndërkombëtar të rregullave, që janë krijuar e zhvilluar në dekadat e fundit. Ai nxiti Rusinë të bëhet pjesë e një zgjidhjeje “në respektim të ligjit ndërkombëtar dhe kufijve të Ukrainës”.


Ai tha gjithashtu se NATO do t’i ofrojë Ukrainës më shumë akses në stërvitjet e aleancës dhe mbështetje në zhvillimin e mëtejshëm të ushtrisë së saj.


NATO: S’ka tërheqje të trupave ruse


Për NATO-n trupat ruse nuk janë tërhequr nga kufiri me Ukrainën. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Anders Fog Rasmusen nënvizoi se mënyra më e mirë për ta zgjidhur krizën, është përmes dialogut politik. “Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës sfidon vizionin tonë për një Europë të lirë dhe në paqe”, tha ai.


Ministrat e Jashtëm të NATO-s po diskutojnë mënyrat për të ndihmuar Ukrainën dhe për të garantuar aleatët në Europën lindore. Kjo lëvizje vjen pasi Rusia, muajin e kaluar aneksoi Krimenë.


Ndërkohë Moska paralajmëroi Kievin kundër integrimit në NATO. Ministria e Jashtme tha se “një përpjekje e tillë në të shkuarën ka çuar në ngrirjen e marrëdhënieve politike mes Rusisë dhe Ukrainës, ishte një “dhimbje koke” për marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë dhe shkaktoi një ndarje të thellë brenda shoqërisë së Ukrainës”.


Të hënën, presidenti rus, Vladimir Putin i tha Kancelares gjermane Angela Merkel se kishte urdhëruar tërheqjen e pjesshme të trupave ruse pranë kufirit lindor me Ukrainën.


/ Top Channel

Serbia paralajmëron rezolutë të re për Kosovën

Serbia paralajmëron rezolutë të re për KosovënKryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka paralajmëruar mundësinë e miratimit edhe të një rezolute për Kosovën në Kuvendin e Serbisë dhe ka theksuar se Beogradi duhet të ketë qëndrim të qartë.


“Drejtësia është fushë e cila as në Serbi nuk i ka të rregulluara të gjitha raportet. Atje (në Kosovë, vërejte e Koha.net)duhet të kemi gjykatës të shkathtë. Në këtë kohë, ndoshta nuk është e zbatueshme që të dërgojmë gjykatës për ndihmë, porse kjo nuk përputhet në sistemin e ligjeve të Prishtinës. Po ashtu nëse EULEX do të ndryshojë mandatin e vet dhe numrin, atëherë duhet të arrijmë një marrëveshje të re”, ka thënë Nikoliq, njofton Tanjug .
“Unë, nëse më ngarkojnë, do të ndihmojnë për rezolutë të re. Nëse kërkohet, do të deklarohem për rezolutën që do ta paraqiste Qeveria”, tha NIkoliq


Duke folur për takimin e djeshëm në Bruksel Nikoliq ka thënë: “Në ndërkohë, që nga arritja e Marrëveshjes së Brukselit, kanë ndodhur shumë gjëra që nuk kanë qenë të parapara – Forcat e Armatosura të Kosovës për të cilat nuk ka pasur parashenja se do të bisedohej, pastaj në botë ka pasur ngjarje të ndryshme që ,sipas tij, mund të lëkundë vetëbesimin e Prishtinës e Beogradin ta shtyjë të mendojë nëse mund të ofrojë zgjidhej përfundimtare që do të ishte në përputhje me kushtetutën tonë, të drejtën ndërkombëtare dhe realitetin. Nuk mund të fitojmë tërë atë që duam dhe as të humbim gjithë atë që e dëshirojnë të tjerët”, ka thënë ai.


Sipas tij, ekipi i negociues i Beogradit në dialog me Prishtinë do t mbetet, por që Vuçiq, nëse e do mandatin e kryeministrit,, do t’i udhëhiqte drejtpërsëdrejti bisedimet.

Ministrat e jashtëm të NATO-s diskutojnë për Ukrainën

Ministrat e jashtëm të NATO-s diskutojnë për UkrainënMinistrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s mblidhen sot në Bruksel për të disktutuar për situatën në Ukrainë.


Ky është takimi i parë i aleancës veriatlantike pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.


NATO e ka përjashtuar ndërhyrjen ushtarake në Ukrianë, por është e përkushtuar për t’i siguruar vendet anëtare të NATO-s në Evropën Lindore, e veçanërisht shtetet baltike, ku Shtetet e Bashkuara kanë dërguar aeroplanë luftarakë shtesë për të marrë pjesë në patrullimet e rregullta.


Diplomatët thonë se ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s, pritet  të debatojnë për disa opsione, nga shtimi i stërvitjeve ushtarake dhe dërgimi i ushtarëve në vendet anëtare nga lindja, e deri te vendosja e përhershme e forcave atje.


Ministrat do ta rishqyrtojnë edhe bashkëpunimin e NATO-s me Rusinë dhe ndihmën eventuale për forcat e Ukrainës, në mënyrë që ato të jenë më efikase.


Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur dje një seancë joformale për Krimenë.


Në takim morën pjesë pjesëtarë të pakicës tatare në Krime, përfshirë edhe liderin lokal, Mustafa Dzhamilev, njëherësh ish-disident sovjetik.


Seanca ishte organizuar nga Lituania, ndërsa përfaqësuesit e saj thanë se në këtë mënyrë u jepet mundësi anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që për të parën herë t’i dëgjojnë shqetësimet e tatarëve të Krimesë, për mediat dhe të drejtat e pakicave.


Por, Rusia, e cila aneksoi rajonin e Krimesë në Ukrainë, e ka bojktouar seancën e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit, duke thënë se ajo ishte e parashikuar për të mos dhënë dëshmi objektive të zhvillimeve në rajon, “por për të dhënë shou të propagandës së njëanshme”.


Zëvendësambasadorja e Lituanisë në Kombet e Bashkuara, Rita Kazragien, e ka kundërshtuar deklaratën e Rusisë, duke thënë se shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit e konsiderojnë referendumin për statusin e Krimesë ilegal dhe nuk e njohin aneksimin e këtij rajoni.

SHBA-të mund të lirojnë spiunin izraelit

SHBA-të mund të lirojnë spiunin izraelitShtetet e Bashkuara mund të shqyrtojnë lirimin e Jonathan Pollard, një amerikan i burgosur për spiunazh në favor të Izraelit, në përpjekje për të shpëtuar procesin e paqes në Lindjen e Mesme. 


Një zyrtar amerikan tha për “New York Times” se ende nuk është marrë asnjë vendim, por konfirmoi se lidhur me çështjen janë zhvilluar bisedime. Në këmbim Izraeli duhet t’i bëjë lëshime domethënëse palestinezëve, tha burimi.


Pollard, një ish-analist i shërbimeve sekrete të marinës amerikane, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1987 pasi i kalonte dokumente sekrete Izraelit.


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry udhëtoi në Lindjen e Mesme të hënën për të zhvilluar bisedime urgjente. Ai zhvilloi takime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe me kryenegociatorin palestinez Saeb Erekat, para se të largohej nga vendi disa orë më vonë.


Asnjë nga palët nuk bëri publike detaje mbi bisedimet. Kjo është hera e dytë që zoti Kerry ndryshon axhendën e tij për të shtyrë Izraelin dhe Palestinën për të zgjatur bisedimet direkte të paqes përtej 29 prillit, afati i vendosur verën e kaluar kur procesi rifilloi pas tre vjet ngërç.


Më herët plani i tij kishte ndryshuar për shkak të çështjes së lirimit të grupit të katërt të 26 të burgosurve palestinezë, të dënuar me afate të gjata në burgjet izraelite.


Palestina kërkoi lirimin e tyre brenda marsit, por Izraeli e kushtëzoi atë me zgjatjen e bisedimeve përtej afatit të 29 prillit.

Fenomeni “Sequi”, BE përjashton delegacionin e saj në Tiranë nga fondet për Shqipërinë, 64 milionë euro në duart e qeverisë

bashkimi evrooopianBashkimi Evropian përshkallëzon masat izoluese, përjashtuese dhe ndëshkuese ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Ettore Sequi (aktualisht i ngrirë) dhe rrethit të tij të ngushtë klientelist, të akuzuar dhe lakuar për korrupsion sistematik me donacionet e Brukselit në Shqipëri. Pas përjashtimit nga diplomacia dhe shkarkimit në bllok të stafit të tij në Tiranë, 27 vendet e Bashkimit Evropian kanë vendosur të shkërmoqin vatrën e korrupsionit të ngritur nga Ettore Sequi, duke i hequr këtij të fundit të drejtën e menaxhimit të fondeve të BE për Shqipërinë.


Komisioni Evropian ka vendosur të mos ia besojë më Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë donacionet për Shqipërinë, por vetë qeverisë shqiptare. Me pak fjalë, misioni diplomatik i BE në Tiranë, i njollosur tashmë nga aferat e ish-ambasadorit Sequi me donacionet, nuk do të jetë më faktor ndërmjetësimi dhe kalimi parash nga BE në Shqipëri. Shmangia dhe përjashtimi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë nga ndarja, mbikëqyrja dhe diktimi i fondeve të IPA ka ardhur disa ditë pasi 27 vende të BE vendosën të largojnë Ettore Sequi nga Shqipëria pas abuzimit me donacionet e BE, në bashkëpunim me një rreth klientele të përbërë nga Avokati i Popullit, Igli Totozani, bashkëshortja e tij, Marta Onorato, Remzi Lani, disa universitete private, disa shoqata etj. Ndërkaq, lajmi është konfirmuar nga dy ministra të kabinetit “Rama”, konkretisht nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Ministrja Gjosha pohoi se ky vendim i Komisionit Evropian konfirmon besimin e Brukselit tek qeveria e re. “Fondet e IPA-s nuk do të menaxhohen më nga Brukseli, por nga autoritetet shqiptare. Dua të siguroj BE-në në emër të qeverisë se, besimi i dhënë na bën të jemi më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm, që kërkohet më shumë punë në realizimin e reformave të procesit të integrimit dhe ne jemi të vendosur për të ecur përpara në axhendën europiane”, tha ministrja Gjosha.


Ministrja Gjosha  


Ministrja Gjosha pohoi se vendimi i KE është një dëshmi e një administrate shtetërore efiçente. “Ky sukses është një dëshmi e një administrate shtetërore efiçente, ku Brukseli mund të mbështetet pa asnjë ekuivok. Gjithashtu do ta cilësoja një mesazh të qartë për qeverinë shqiptare e cila duhet të vazhdojë rrugën e nisur duke përparuar me reformat, për të garantuar mbi të gjitha më shumë siguri dhe progres për qytetarët shqiptarë”, u shpreh ministrja Gjosha në fjalën e saj. Ministrja theksoi se suksesi i arritur, është në vijim të pikësynimeve që qeveria shqiptare ka në përmbushjen e kushteve dhe objektivave që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Kjo arritje, sipas ministres është gjithashtu, rezultat i një pune konkrete që vendi ynë ka bërë në drejtim të plotësimit të  së një sërë detyrimesh.


Ministri Cani


Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka deklaruar se vendimi i Komisionit Evropian që qeveria t’i menaxhojë vetë dhe në mënyrë të pavarur fondet e Bashkimit Evropian, vjen pas performancës së suksesshme të qeverisë shqiptare. “Sigurisht që ky vendim nga strukturat përkatëse të BE arrihet pas një angazhimi maksimal të Qeverisë Shqiptare në krijimin e kuadrit ligjor e institucional dhe të një sistemi të përgjithshëm kontrolli dhe menaxhimi të IPA-s, i cili  përmbush kriteret e përcaktuara nga BE-ja për kalimin nga menaxhimi i centralizuar i asistencës financiare në menaxhimin e decentralizuar. Fondet nuk do të menaxhohen nga Brukseli, por do të kalojnë për menaxhim në organet përkatëse shqiptare”, u shpreh Ministri i Financave, z. Shkelqim Cani. Ministri theksoi se zbatimi më tej do të jetë një sfidë për strukturat e administratës shqiptare dhe qeveria shpreh angazhimin për mbështetjen e këtyre institucioneve në realizimin e kësaj sfide.


Vendimi për 64 milionë euro  


Institucionet shqiptare, do të menaxhojnë vetë në mënyrë të pavarur fondet e Bashkimit Evropian dhe jo sikurse ka ndodhur deri tani nëpërmjet  Delegacionit Evropian. Vendimi i fundit i Komisionit Evropian i jep mundësinë qeverisë shqiptare të jetë përgjegjëse, për procedurat e prokurimit dhe zbatimit të projekteve. Janë rreth 64 milionë euro të cilat do të përdoren për zbatimin e 12 projekteve si pjesë e programit IPA-2013, miratimi i së cilit u bë disa javë më parë. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha bëri me dije se fillimisht kjo e drejtë do të jepet për disa projekte të asistencës së BE, të cilat do të menaxhohen nga pala shqiptare, në sistemin gjyqësor, formimin profesional etj. “Fillimisht kjo praktikë do të mundësohet nga menaxhimi i disa fondeve nga IPA 2013. Dua të siguroj BE-në në emër të qeverisë se besimi i dhënë na bënë të jemi më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm që kërkohet më shumë punë në realizimin e reformave të procesit të integrimit dhe ne jemi të vendosur për të ecur përpara në axhendën europiane”, tha ministrja Gjosha.


Angazhimi i qeverisë


Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, e cilësoi si sukses vendimin e KE-së për të lejuar Shqipërinë që t`i financojë vetë fondet e Bashkimit Europian duke theksuar se ky vendim është edhe një hap për integrimin. “Sistemi i menaxhimit të decentralizuar ka një rëndësi të veçantë pasi përshpejton procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian si dhe për politikat e zhvillimit kombëtar”, tha Cani. Ai bëri të ditur se ky lajm shpreh besimin e madh që institucionet ndërkombëtare, në këtë rast BE -ja, ka ndaj kësaj qeverie, pasi akreditimi vjen pas një auditimi të strukturave shqiptare nga autoritet e Komisionit Europian dhe kuptohet pas përmbushjes prej institucioneve tona të rekomandimeve të tyre. Cani siguroi për angazhimin e padiskutueshëm të strukturave dhe stafeve të menaxhimit të decentralizuar në ministritë përkatëse për përgjegjësinë e marrjes së detyrave nga BE për menaxhimin e decentralizuar të fondeve të IPA.


Fondet IPA   


Prej vitit 2007 Shqipëria përfiton prej Instrumentit të Para Aderimit (IPA), që mbështet vendet kandidate dhe kandidate potenciale të përfshira në Procesin e Stabilizim-Asociimit që të përmbushin kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Europian (BE). Ky instrument i unifikuar financiar pasoi programin CARDS dhe një sere instrumentesh ekzistuese dhe është i organizuar në 5 komponentë. Duke qenë se Shqipëria ende nuk gëzon statusin e vendit kandidat, ajo aktualisht përfiton vetëm nga 2 komponentët e parë të IPA-s: Komponenti I – Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve dhe Komponenti II – Bashkëpunimi Ndërkufitar. Duhet theksuar se, në pritje të marrjes së statusit kandidat dhe aksesimit të tre komponentëve të tjerë, një pjesë e ndihmës së parashikuar për këto të fundit është kanalizuar ndërkohë tek dy komponentët aktivë, e kryesisht tek i pari.


Bregu akuza Canit dhe Gjoshës   


Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka reaguar pas deklaratës së dy ministrave të kabinetit Rama për marrjen e menaxhimit të fondeve të BE. Bregu shprehet se fondet që ministrat Gjosha e Cani i shitën si sukses të kësaj qeverie do të kishin qenë dyfish nëse nuk do të kishin bllokuar statusin e vendit kandidat për vite radhë. “Një deklaratë të bujshme për shtyp sot, ministrja e Integrimit dhe ai i Financave, na shpallen “suksesin” e qeverisë së tyre për menaxhimin në mënyrë të decentralizuar të fondeve IPA. Ato fonde që do të kishin qenë sot gati dyfish nëse statusi i vendit kandidat nuk do të ishte bllokuar për vite nga opozita e djeshme, sot qeveri rilindëse. Sot Komisioni Evropian i dha akreditimin Shqipërisë për të menaxhuar vetë këto fonde. Por a e dini se cili është kontributi i qeverise Rama këto 6 muaj për këtë proces? Shtyrja e akreditimit! 6 muaj të tjerë të humbur pasi largimi nga puna”, ka thekuar Bregu.  Adriatik Doçi  – Sot News

Jahjaga dënon sulmin e policëve

Jahjaga dënon sulmin e policëvePresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e dënon ashpër sulmin nga prita, në Zubin Potok, ndaj policëve në detyrë të Policisë së Kosovës, dhe e cilëson këtë akt si një përpjekje për të penguar funksionimin e rendit demokratik dhe të sundimit të ligjit në Kosovë.



Jahjaga thekson se sulmi mbi Policinë e Kosovës, nga persona ende të panjohur, është përpjekje për të pamundësuar zbatimin e ligjit dhe për të mbajtur në tension qytetarët e vendit, njofton kumtesa nga Presidenca.


Presidentja Jahjaga bën thirrje që autorët e sulmit mbi policinë të kapen dhe të sillen përpara drejtësisë.


Çifti më me fat në botë,fiton tri here në muaj lotarinë

Çifti më me fat në botë,fiton tri here në muaj lotarinëNjë çift amerikan me banim në Virxhinia ka fituar lotarinë plot 3 herë brenda muajit duke u bërë miliarderë për pak ditë.


Calvin dhe Zatera Spencer fituan 1 milionë dollarë në fillim të marsit në lotarinë Powerball. Dy javë më vonë (26 mars) fituan 50 mijë dollarë në një lotari tjetër dhe një ditë më pas arritën të fitonin sërish 1 milionë dollarë me një biletë gërvishtëse.


Spencer tha për mediat lokale se pret që të fitojë sërish në të ardhmen.


“Do të fitojmë sërish, nuk kemi mbaruar punë me lotaritë”, deklaroi Spencer.

Tifozët kanë lënduar Ronaldon

Tifozët kanë lënduar RonaldonVërshëllimat ndaj Kristiano Ronaldos nuk janë të kuptueshme. Kështu u shpreh Karlo Anceloti pas fitores 5-0 me Rayo Vallecanon në Santiago Bernabeu.


Dhe në fakt, nëse u referohesh statistikave të këtij sezoni duket e pabesueshme sesi tifozët merenges kontestuan lojtarin që ka shënuar 28 gola në La Liga, 13 në Champions dhe 3 në Kupën e Mbretit.


Ronaldi nuk i shpëtoi nervozizmit që mbizotëronte në shkallët e stadiumit për disfatat me Barcelonën dhe Sevillan, të cilat rihapën një kampionatin. Tifozët kontestuan Ancelotin, Diego Lopez, Bernzema, Bale dhe në fund edhe yllin portugez në një moment sulmi ku e kishte shumë më të lehtë të pasonte për Moratën.


Nuk është hera e parë që ndodh, por mendohej se raste të tilla I përkisnin të shkuarës. Që prej dy vjetësh Ronaldo konsiderohet idhulli i tofizëev të Realit të madridit madje ka marrë një mbështetje të pakushtëzuar edhe në garën për Topin e Artë.


Vërshëllimat e kanë prekur shumë futbollistin luzitan, pasi ishin të papritura dhe të pamerituara. Madje edhe në dhomat e zhveshjes gjendja e tij shpiërtërore nuk ishte e zakonshme. Edhe atyre që e dalluan atë që po I ndodhte nuk pranoi t’u jepte shpjegime për atë që po përjetonte. Edhe klubi solidarizohet me futbollistin, e kupton edhe zemërimin e tifozërisë, por në asnjë mënyrë nuk duhet sulmuar Ronaldo, golashënuesi më I mirë I skuadrës për të pestin vit radhazi. E gjitha kjo që po ndodh është si një anektodë pa rëndësi. Në është moment që para përplasjes së dyfishtë me Borusias e Dortmundit në cerekfinale të Champions Ligë, Ronaldo të përjetojë situate të tilla të pakëndshme.

Sigal Prishtina fituese e Kupës së Kosovës

Sigal Prishtina fituese e Kupës së KosovësBasketbollistët e Sigal Prishtinës e kanë fituar për herë të 11-të Kupën e Kosovës në basketboll. Edicioni i sivjetmë i kësaj gare u mbajt në palestrën ‘Shani Nushi” në Gjakovë, derisa në finalen e zhvilluar, të dielën në mbrëmje, prishtinasit e mposhtën Bashkimin, me rezultat 92:65.


Lojtari më i dalluar në radhët e Sigal Prishtinës ishte Dardan Berisha më 33 pikë të shënuara.


Ndërkohë në konkurrencën e femrave Kupën e Kosovës e ka fituar skuadra pejane, Penza, e cila në finale e mposhti Sigal Prishtinën, me shifrat 71:63.