Pagine

Makarona te tipit tagliatelle me kerpudha dhe pana

Recete gatimi per makarona tagliatelle me kerpudha dhe pannaPERBERESIT:

  • 500gr makarona tagliatelle

  • 200gr kerpudha te ngrira(tip porcini) ose 50gr te thata

  • 1 thelb hudher

  • vaj ulliri dhe majdanoz sa duhet

  • 1 panna guzhine


PERGATITJA:

1- Vejme ujin ne zjarr per te zjere makarona

2-Skuqim kerpudhat dhe hudhren ne 4 luge vaj ( kujdes! nese kerpudhat jane te thata duhet ti line per 20' ne uje perpara skuqjes me qellim qe te " gjallerohen" ndersa kerpudhat e ngrira duhet te marrin me pare vale ne nje ene tjeter me qellim qe te mos iu mbetet dhe) Koha e zjerrjes ne te 2 rastet do te jete 10' me pak uje

Kur kerpudhat te jene zbutur sa duhet dhe kane pire thuajse gjithe sasine e ujit shtojme panen, rregullojme me kripe, leme te zjeje pak per 30 seconda

3- Zjejme makaronat dhe i bashkojme me salcen e pergatitur. Po qe nevoja, nese salca ju duket jo e bollshme ose e trashe mund ti shtoni 1 garuzhde nga lengu i makaronave kur ato kane arritur ne fund te zjerrjes.Zbukurojme me majdanoz te grire holle dhe nese doni edhe arra te shtypura.


Pjata eshte gati, Ju befte mire!!!makarona tagliatelle

Sa kalori i Digjni Gjat Puthjes

Sa kalori digjni me një puthje? Shumë në fakt. Dhe kjo gjë mesa duket ndikon në dobësimin tuaj, të cilin nuk mund ta vini re menjëherë, por nëse e verifikoni me peshore, do të konstatoni se ndodh me të vërtetë.

Ky është përfundimi që ka nxjerrë një studim italian, sipas të cilit, përveç demonstrimit të dashurisë, puthja duket të jetë një metodë e dobishme për të rënë në peshë, po aq sa edhe të shkosh në palestër.


Në çdo rast, studiuesit pohojnë se një e puthur ju djeg 5 kalori. E konsideruar si aktivitet fizik, ajo franceze në fakt, rezulton që të jetë edhe më e madhja në drejtim të kalorive, sidomos nëse praktikohet për të paktën dhjetë minuta.


Dhe kjo, sepse puthja rrit normën e zemrës dhe ndihmon për të prodhuar adrenalinë në të, duke prodhuar një efekt të ngjashëm me atë të një udhëtimi biçiklete.


Ajo gjithashtu ndihmon për të aktivizuar edhe qarkullimin gjakut në fytyrë, për të qëndruar të rinj dhe për të luftuar dhimbjen duke prodhuar endorfinën.  /indeksonline.net/