Pagine

Si te bejme muskujt e kembeve

Keni dashur ndonjehere te fitoni nje maratone ? Juve do t’iu duhen muskuj te forte atehere, qe nuk jane veshtire per t’u bere! Shume sporte kerkojne vrapimin dhe ju do te mund te vraponi me shume nese keni muskuj te fuqishem ne kembe.

Ushtroni. Per te pasur muskujt e forte te kembeve duhen ushtrime. Shumica e sporteve kerkojne muskuj te fuqishem dhe per ta bere kete njera nder menyrat me te mira eshte vrapimi. Filloni te vraponi 1Km ne disa intervale si: sprinti, ecja dhe pak pushim. Perseritni kete derisa te mbaroni 1Km.


Beni zgjatjen e muskujve. Pa i perkulur kembet tuaja, filloni te prekni me dore gishtat e kembeve dhe do te vereni zgjatjen e muskujve. Perveç kesaj zgjatjeje, ekzistojne edhe disa lloje te tjera , si p.sh: uluni ne toke dhe pa i levizur kembet tuaja perseri me duar mundohuni t’i prekni gishtat e kembeve duke u perkulur vetem me ane te shpines.


Çfare te hani dhe te pini. Duhet ngrene ushqime me shume proteina dhe mbi te gjitha te pihet shume uje, rekomandohet te pihet 8 gota apo me shume uje ne dite. Mos i besoni ketyre pijeve energjike siç jane: RedBull apo ndonje tjeter, pasi keta permbajne vetem sheqer dhe kafeine, e sa per rastesi nje njeri ka vdekur nga 4 kanaçe RedBull. Muskujve i duhen proteina per t’u rritur, sidoqofte nuk duhet tepruar pasi sasia e tepert e proteinave mund te na demtoje shendetin.


Fleni. Po, ju duhet te fleni per te pasur muskuj me te medhenj. Kur ushtroni muskujt tuaj, ju i theni ato; kur hani proteina, ju i ushqeni ato; kur fleni, ju i rritni ato. Gjumi eshte i domosdoshem per muskuj me te medhenj, sepse aty rriten. Sa me shume qe ushtroni dhe hani proteina, ata do te rriten me shume gjate ushqimit. Sidoqofte, ju duhet te fleni me se paku 8 ore ne dite. P.sh. nese ngriheni ne ora 07:00 ju duhet te fleni mes ores 21:00 apo 22:00. Nese ndiqni me kujdes keto hapa dhe ushtroni çdo dite, do t’i keni muskujt shume te forte.