Pagine

Manchester United fiton ndaj Aston Villas

Manchester United fiton ndaj Aston VillasMysafirët, të cilët gjatë këtij sezoni kanë befasuar duke mposhtur gjigantët si Arsenal, Manchester City apo Chelsea, filluan fuqishëm takimin. Ata kaluan në epërsi përmes një goli të shënuar nga Ashley Westwood nga goditja e lirë, pas vetëm 13 minutash lojë.


Por Djajtë e Kuq e morën veten shpejt duke barazuar me anë të Wayne Rooneyt në minutën e 20-të të takimit. Në fund të pjesës së parë, sulmuesi anglez shënoi edhe golin e dytë të takimit, kësaj here nga penaltia.


Siguria për United erdhi pas gati një orë lojë, kur Juan Mata shënoi për të parën herë e fanellën e Manchester United (57’).


Në minutat e fundit të takimi Javier Hernandez shënoi edhe një tjetër gol, për të vulosur fitoren e thellë të kampionëve në fuqi të Ligës Premier.
Adnan Januzaj e filloi ndeshjen nga karrigia e rezervave, duke zëvendësuar SHinji Kagawan në minutën e 68-të të takimit.


Me këtë fitore, United mbledh 54 pikë në pozitën e shtatë, 9 pikë larg pozitës së katërt, që pushtohet nga Arsenali, pozitë e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Xherdan Shaqiri shkëlqen në barazimin e Bayernit

Xherdan Shaqiri shkëlqen në barazimin e BayernitXherdan Shaqiri ka shënuar një gol në barazimin prej 3-3 të Bayern Munichut ndaj Hoffenheimit në Allianz Arena.Për Bayernin ishte kjo një ndeshje shumë e parëndësishme, pasi që veç se ata e kanë festuar titullin e kampionit.


Modeste kaloi mysafirët në epërsi pas 23 minutash lojë, para se Pizzarro të shënonte pas asistimit të Shaqirit për 1-1 (31′).


Pas një pozicionimi të mirë në zonë ishte Shaqiri ai që mposhti portierin rival për 2-1 (34′), kurse Pizzarro kaloi në epërsi vendasit për 3-1.


Salihovici ngushtoi disavantazhin në minutën e 44 për 3-2.


Në pjeën e dytë vazhdoi dominimi i Bayernit por Hoffenheimi ishte këmbëngulës dhe arriti të shënonte për 3-3 në mbrojtjen jo aq stabile të Bayernit.


Me këtë rezultat edhe përfundoi sfida. Ndeshja nuk ka rëndësi për pozicionimin tabelar të Bayernit, pasi bavarezët janë shpallur kampionë javën e kaluar. /telegrafi/

Treg i përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë

Treg i përbashkët energjetik Shqipëri-KosovëMinistria e Energjetikës dhe Industrisë së Shqipërisë ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se, do të bashkëpunojë me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, për krijimin e një tregu të përbashkët energjetik midis dy vendeve.


Dy ministrat e dikastereve përkatëse, Damian Gjiknuri dhe Fadil Ismajli pohuan bindshëm se, këtë herë do të përkushtohen maksimalisht me qëllim që kjo nismë të zyrtarizohet dhe të intensifikohet puna për këtë nismë bilaterale, njoftojnë medie nga Tirana.


Ky bashkëpunim i rëndësishëm do të nisë për linjën Prizren-Kukës. Për këtë linjë punimet do të zgjasin 2 vjet dhe do të kurorëzohet me linjën e Interkonjeksionit. Ministrat nuk dhanë detaje të tjera për sa i takon afateve se kur do të nisë dhe përfundojë ky treg i përbashkët energjetik.

NISMA: Po abuzojnë me shtetin

NISMA: Po abuzojnë me shtetinNë asnjë vend në vendet e BE-së nuk ka qeverisje me pesë zëvendëskryeministra e mbi 40 zëvendësministra. Ky veprim është dhurim i posteve dhe i parave publike në vendin më të varfër të Evropës.

Ky është abuzim i skajshëm i pushtetit të marr nga populli – tha Kryetari i Partisë më të re në Kosovë, Nisma, Fatmir Limaj.


Ai këto komente i bëri gjatë e themelimit të Këshillit Iniciues në qytetin e Rahovecit, ku me këtë rast u mbajt edhe një tubim, ku tha se Rahoveci ka potencial të madh bujqësor, por shtoi se ka mungesë investimi strategjik dhe kjo e bllokon për ta kthyer atë në vend eksportues.


“ NISMA do ti kushtojë rëndësi të veçantë sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit të bizneseve të vogla e të mesme. Për të përkrahur ekonominë tonë, të gjithëve na duhet një sistem energjetik i qëndrueshëm. Energjia është një ndër sektorët që duhet të fuqizohet e mos të bllokohet siç ka ndodhur deri më tani.


Koha ka ardhur që secili qytetarë të mendojë dhe reflektojë se a dëshirojmë të vazhdojmë me këtë trend të shkatërrimit të shtetit, të thellimit të krizës dhe varfërisë apo duam ndryshime. NISMA mendon që koha ka ardhur për ndryshime. Prandaj, NISMA është e juaja dhe te gjithë ne duhet të nisemi drejt ndryshimit”, ka thënë në fund Limaj.


Kryetari i Këshillit Kombëtar z. Jakup Krasniqi ka thënë se Nisma për Kosovën ka ardhur në Rahovec për të kërkuar ndryshimin për qytetarin rahovecian, për njeriun tonë kudo që jeton në vendin tonë.


“ Nisma për Kosovën nga ju Rahovecianët kërkon besën për të ndërtuar shtetin e se drejtës me votën tuaj, për fëmijët tanë.


Brezi ynë, pesëmbëdhjetë vjet pas lirisë se fituar me sakrifica të shumta, s’ka si mos të ndihemi të pakënaquri me institucionalizimin e lirisë se fituar me gjak. UÇK-në ende nuk po e shohim vlerë të përbashkët kombëtare”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij, ky brez ka obligim ta institucionalizoj lirinë, por kjo nuk bëhet pa vullnetin politik për shtetin e se drejtës.


Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS, Jakup Krasniqi ka thënë se Kosovës i duhet një Strategji e zhvillimit ekonomik, politika të qarta fiskal që stimulojnë investimet, bizneset dhe janë në shërbim të shtetit social.
Ndërsa kryetari i Nisma për Kosovën në Rahovec, Sadik Krasniqi ka thënë se, qytetaret e Rahovecit për plot 15 vite ende vazhdojnë të kenë zhgënjime për situatën në Kosovën. Sipas tij, edhe Rahoveci është pjesë e kësaj gjendje të rëndë.

Ja si ragon gjashtëvjeçari kur mëson se do ta ketë edhe një motër

Ja si ragon gjashtëvjeçari kur mëson se do ta ketë edhe një motërKy është momenti kur një djalosh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mëson se do bëhet me një tjetër motër.


Prindërit e tij kishin përgatitur një tortë për të zbuluar të vërtetën e gjinisë së fëmijës në pritje.
Gunner dhe dy motrat janë pranë tortës.


Gjashtëvjeçari pret tortën dhe zbulon se ajo është rozë brenda, çka do thotë se do bëhet me një motër të tretë.
Ai shpërthen në lot.Është vajzë. Është një tjetër vajzë. I urrej vajzat. Gjithmonë është vajzat, vajzat, vajzat”.


Watch this video on YouTube.

Kaltrina Selimi është shtatzënë?

Kaltrina Selimi është shtatzënë?Ka ardhur këto ditë në Prishtinë duke qenë pjesëmarrëse edhe në show-sfilatën e stilistës Dona Matoshi, ku ajo është imazh.


E kemi fjalën për këngëtaren simpatike Kaltrina Selimi, por këtë herë nga Londra ku ka nisur të jetojë, nuk ka ardhur me bashkëshortin e saj, por me një lajm të bukur për miqtë e saj më të mirë, ajo u ka treguar se është në ditët e para të shtatzënisë.


Sipas një burimi, gazeta jonë mëson se Kaltrina ka pak javë që është shtatzënë, dhe gjinia e fëmijës nuk dihet ende, pasi fëmija sapo ka nisur të rritet në barkun e saj dhe së shpejti Kaltrina do të jetë nëna më e re e show-bizit shqiptar. Nëse ajo gjithmonë është cilësuar si një nga këngëtaret më të ëmbla të skenës, këtë herë lajmi i shtatzënisë e ka lumturuar ende më shumë dhe i ka dhënë ende më tepër nur asaj.


Kaltrina ka disa vite që është martuar me Dritonin, por ajo ka bërë vetëm një ceremoni të vogël në Londër. Siç duket, kur t’i vijë në jetë fëmija, do të organizojë edhe ndonjë dasmë madhështore.

Banka i dërgon 31 mijë dollarë gabimisht, 18 vjeçari i harxhon

Banka i dërgon 31 mijë dollarë gabimisht, 18 vjeçari i harxhonNjë depozitë prej 31 mijë dollarësh dhe pronari i tyre u bë një adoleshent, i cili i shpenzoi të gjitha në pak ditë, edhe pse gjithçka ishte transferuar gabimisht.


18 vjeçari nuk ishte në fakt destinacioni i vërtetë i parave, por ai u tregua i aftë që të shpenzonte gjithçka brenda tre javësh, edhe pse gjithë faji për gabimin ishte i punonjësve të bankës. Historia vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një klient i First Citizens Bank, shkoi pranë një filiali të kësaj banke për të depozituar 31 mijë dollarë në llogarinë e tij.


Por faji i vetëm i klientit ishte se kishte të njëjtin emër me të një tjetër klienti në bankë, duke bërë që punonjësi të gabojë në depozitimin e parave. Kur banka kuptoi gabimin e bërë njoftoi klientin përfitues për gjithçka, por kuptoi se 18 vjeçari i kishte shpenzuar paratë.

Çetniku Bratislav Zhivkoviq që patrullon në Krime, kontrollonte barrikadat në veri

Çetniku Bratislav Zhivkoviq që patrullon në Krime, kontrollonte barrikadat në veri“Koha Ditore” ka siguruar fotografi të çetnikut Bratislav Zhivkoviq, i armatosur deri në dhëmbë në veri të Kosovës.Po ashtu i ulur në barrikada.


Në një fotografi, ai shihet me një ushtar amerikan të KFOR-it, i cili ishte duke provuar të hiqte barrikadat në veri të Kosovës. Gazeta ka mësuar se po e shante ushtarin që i luste të largoheshin nga barrikadat.


Mjekroshi nga Zubin-Potoku që është shfaqur duke patrulluar në rrugët e kryeqytetit të Krimesë, është identifikuar nga autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare si njëri ndër organizatorët e barrikadave dhe sulmeve kundër forcave të KFOR-it, verën e vitit 2011, kur Qeveria e Kosovës kishte dërguar njësitë speciale për të marrë kontrollin mbi pikat kufitare në veri.


Aksioni kishte rezultuar me vrasjen e policit Enver Zymberi, dhe me futjen e Kosovës në negociata politike me Serbinë që kanë sjell një autonomi të gjerë të katër komunave me shumicë serbe.

Haxhi Krasniqi, kampion i botës në WBO International

Haxhi Krasniqi, kampion i botës në WBO InternationalHaxhi Krasniqi është shpallur kampion i botës (WBO International) në peshat gjysmë të rënda, pasi ka mposhtur me nokaut (KO) Emmanuele Danson.


Në këtë ndeshje Haxhi Krasniqi, i cili në Gjermani njihte si Robin Krasniqi për shkak të nënshtetësisë gjermane që ai posedon, hyri si jofavorit.


Kjo për shkak se Emmanuele Danso, kundërshtari i mbrëmjes është mbret i nokauteve (KO), por jo më – pasi që Haxhi Krasniqi ia ka bërë bajat.


Nuk ka pasur asnjë gjasë Danso ndaj boksierit tonë, i cili në raundin e shtatë arriti ta rrëzojë në dysheme duke e lënë atë pa asnjë gjasë për t’u ngritur në një KO të radhës nga Haxhiu.


Ky ishte dueli i 44-të për Haxhiun, e 41 prej tyre i ka fituar dhe vetëm tre i ka humbur, dy humbje prej të cilave i pësoi në fillim të karrierës si profesionsit.


Dueli u zhvillua në Potsdam dhe kjo ishte disfata e parë e Dansos. Në duelin e radhës kampioni i ri i WBO International do të takohet me Sergey Kovalev, një tjetër kampion bote i pamposhtur.


Titulli i kampionit të botës WBO International për Haxhi Krasniqin ndoshta është edhe një dhuratë e vogël për të, para ditëlindjes që ai e feston më 1 prill.

Lewis Hamilton, pole position në Malajzi

Lewis Hamilton, pole position në Malajzi Britaniku Lewis Hamilton ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Malajzisë, duke zënë pole position-in për garën e nesërme.


Britaniku me “McLaren” ka lënë pas kampionin në fuqi të botës Sebastian Vettel, që është renditur i dyti, dhe Nico Rosberg në të tretin.


Fernando Alonso me “Ferrari” ka zhgënjyer sërish, duke zënë vetëm vendin e katërt në vijën e nisjes, i ndjekur nga Ricciardo.

Droga e Afganistanit kalon nëpër Kosovë

Droga e Afganistanit kalon nëpër KosovëKosova sikurse të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore, vazhdojnë të mbesin rruga më e duhur e trafikantëve të drogës.


Rruga më e shkurtër dhe efikase e tyre për bartjen e heroinës nga Afganistani si vend prodhues e deri në shtetet e ndryshme perëndimore si vende konsumuese, edhe më tej mbetet itinerari që njihet si “Rruga Ballkanike”.
Kjo rrugë nis nga Afganistani, Turqia, pastaj Rumania, Bullgaria e Greqia. Ndërkohë, rruga tjetër është Turqi, Bullgari, Maqedoni ose Serbi, Kosovë dhe vazhdon në Shqipëri ose Mal të Zi.


Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet të përmbledhura në një raport që ka të bëjë vetëm më rrugët e drogës në Evropën Juglindore. Ky dokument është publikuar këtë muaj në Vjenë të Austrisë.


Sa i përket Kosovës në veçanti, në raport evidentohet se pjesa dërmuese e heroinës që hyn në Kosovë, vjen nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. “Në Kosovë pjesë e heroinës mund të ripaketohet dhe ka mundësi të ndryshme të transportimit”, shkruan në raport, por nuk jepet ndonjë fakt se ku apo si ndodh ky ripaketim.


“Malli mund vazhdojnë drejt Malit të Zi e në vazhdim në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe më gjerë”, shkruan aty. /Tribuna/

Si ti hiqni rrathët e zinj përreth syve për 5 minuta

Si ti hiqni rrathët e zinj përreth syve për 5 minutaNuk kanë nevojë të dinë të gjithë që ju keni ndenjur deri vonë, që keni pirë pak më shumë verë apo keni kaluar natë të çmendur. Eliminoni rrathët e zinj rreth syve me këtë truk të thjeshtë për më pak se 5 minuta.


Jo vetëm që këtë truk mund ta bëni vetë, por kjo jep edhe rezultat të menjëhershëm.


Ju duhet: 1/4 e lugës matcha i çajit të gjelbër (matcha është një lloj i çajit të gjelbër, fletët e të cilit thahen dhe shëndrrohen në pluhur, i cili vlen për njërin nga preparatet më të njohura natyrale për ngritjen e qëndrueshmërisë fizike dhe energjisë), ½ filxhan (250 ml) ujë të nxehtë të filtruar dhe një enë me akull. Për këtë ka shkruar detalisht Lindsay në blogun DelightedMomma.


Mund të përdorni edhe çajin e gjelbër të cilin e keni zier më herët. Vetëm vendosini katër qese të çajit të gjelbër na një filxhan me ujë (ju nevojitet çaj më i fortë )dhe ziejini në shporet 10-15 minuta. Përzieni pluhurin matcha të çaji të gjelbër me 1/2 e filxhanit me ujë të ngrohtë dhe me këtë masë mbusheni enën me akull (apo edhe vetëm me çajin e fortë të gjelbër, të cilin e keni bërë më herët).


Më së miri është që këto copëza t’i bëni kur keni ditë të lirë dhe t’i mbani në frigorifer e më pas t’i përdorni sipas nevojës. Copëzën më parë duhet ta fusni në ujë , më pas ta fërkoni nëpër lëkurën nën sy dhe nëpër të gjithë fytyrën 4 deri në 5 minuta dhe rrathët e zinj do të hiqen.


Përse ndikon?
Matcha, por edhe çaji i thjeshtë i gjelbër, përmbajnë taninë, i cili ndihmon të ngushtoni ënjtjen tek gjëndrat e ënjtura, ndërsa kofeina nga çaji ngushton enët e gjakut, dhe kjo zvogëlon ënjtjen dhe rrathët e zinj.


Në vend që çajin ta ngrini në këto copëza mund të përdorni edhe faculeta apo peceta. Zhytini copëzat e faculetave apo pecetave në çaj të gjelbër dhe vendosini në qese, më pas në frigorifer për disa orë . Të ngrira vendosini në pjesën rreth syve, fërkojini apo mbajini 5 deri në 10 minuta dhe rrathët e zinj do të zhduken.

Elvana Gjata mahnitet nga bukuria e Selimllarit

 Elvana Gjata mahnitet nga bukuria e SelimllaritËshtë Missi i par shqiptar. Ndërsa edhe sot e këtë ditë Valbona Selimllari rrezaton bukuri. E ajo që është mahnitur së fundmi nga fytyra engjëllore e ish Missit shqiptar është këngëtarja Elvana Gjata…


Njëra ndër këngëtaret më të njohura të skenës sonë Elvana Gjata, mesditën e së enjtes ka mbushur faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ me foto të ndryshme ku shihet bashkë me Missin e parë shqiptar Valbona Selimllari. E përveç këtyre fotove, Elvana nuk ka fshehur se është e mahnitur nga bukuria e Valbonës të cilën këngëtarja e quan Ikonë.


“Nisa të bëja foton dhe u hutova sërish nga bukuria saj. Ikonë”, ishte njëri ndër shumë mbishkrimet që ka lënë Gjata nëpër fotot e postuara. E mendimit të saj i janë bashkëngjitur edhe qindra fansa të cilët nënvizuan se Valbona është padyshim missi më i bukur që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.

LDK-ja pro Tribunalit për UÇK-në

LDK-ja pro Tribunalit për UÇK-nëLidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është deklaruar sot pro themelimin të tribunalit për krimet e supozuar të UÇK-së.


Anëtari i kryesisë së këtij subjekti politik, njëherësh kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se LDK-ja përkrah që ky tribunal të jetë në Kosovë, duke i ftuar edhe partitë e tjera që reflektojnë në këtë drejtim.


“Ne e kemi thënë haptas se mbështesim tribunalin dhe kemi kërkuar që të jetë i vendosur në Kosovë. Besoj se edhe aktorët e tjerë politik do të jen të përgjegjshëm karshi detyrimeve që i kanë ndaj vendit dhe të mos i shikojnë interesat e tyre private, por të mundësojnë që Kosovës t’i jepet perspektiv evropiane”, ka thënë Muhaxheri, shkruan epoka e re. Madje, ai ka bërë me dije se vendimi për ketë çështje do të merret para mbajtjes se zgjedhjeve.


“Ne jemi gatshëm që çdo moment të hyjmë në zgjedhje, mirëpo duhet ditur se pa u kaluar disa ligje nuk mund të shkojmë në zgjedhje.


Besoj se në javët e ardhshme do të përcaktohet qartë se kur do të jetë dita e zgjedhjeve”, është shprehur Muhaxheri. I pyetur se për cilat ligje bëhet fjalë që të kalojnë, ai është përgjigjur: “Ligji për tribunalin, ligji për EULEX-in dhe ligji për zgjedhje”, ka deklaruar Muhaxheri.

BlackBerry humb 423 milionë dollarë për tre muaj

BlackBerry humb 423 milionë dollarë për tre muajBlackBerry ka raportuar një rënie të madhe në të ardhurat e kompanisë, dhe një humbje të gjërë nga shitja e telefonave të saj të mençur, kërkesa për të cilët vazhdon të rrëshqas.


Prodhuesi i njohur kanadez i telefonave të mençur ka raportuar se ka humbur 423 milionë dollarë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ndërsa të ardhurat për periudhën tremujore kanë rënë në 976 milionë dollarë – një rënie prej 64 për qind, nga 2.68 miliardë dollarë sa kishte një vit më parë.


Është hera e parë që nga fundi i 2007-ës që të ardhurat tremujore të kompanisë BlackBerry kanë rënë nën 1 miliard dollarë.


Të ardhuar e BlackBerry për tërë vitin 2013 kanë shënuar një shifër prej 6.8 miliardë dollarëve, apo 38 për qind më pak se viti paraprak, kur kompania kishte regjistruar 11.1 miliardë dollarë.


Kompania ka shitur 3.4 milionë njësi të telefonave të mençur në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, dhe nga këto njësi 2.3 milionë ishin pajisje të bazuara në BlackBerry 7, dhe jo në mesin e modeleve të reja Z10, Z30 apo pajisje të bazuara në versionin e platformës Q10. / telegtrafi /

Barak Obama i bënë thirrje Putinin t’i tërheqë trupat

 Barak Obama i bënë thirrje Putinin t’i tërheqë trupatPresidenti amerikan Barak Obama i bëri sërish thirrje presidentit rus Putin që të reduktojë numrin e trupave në kufi me Ukrainën dhe të fillojë negociatat me Kievin.


Obama tha në intervistën e tij për CBS se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të interesuara ta dëmtojnë Rusinë apo të përfitojnë nga Ukraina, por se e mbështesin popullin ukrainas që vet të vendos për fatin e tij.


Presidenti amerikan Barak Obama i bëri thirrje Rusisë që të ndërpresë së “frikësuari” Ukrainën dhe të zvogëlojë numrin e trupave në kufijtë e saj. Ai kërkoi gjithashtu nga Rusia që të “ulë tensionet” dhe të fillojë negociatat me Kievin.
Rusia besohet të ketë grumbulluar dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit lindor me Ukrainën.


Presidenti Obama tha për CBS se Rusia me anë të veprimet të fundit mund të ketë pasur për qëllim ta frikësojë Ukrainën, ose mund të ketë edhe plane tjera.


Në intervistën e tij të sotme të zhvilluar vetëm pak kohë para se të largohej nga Italia, presidenti Obama tha se presidenti Putin po shpreh në një farë mënyre një keqardhje të thellë për atë që e konsideron si humbje të Bashkimit Sovjetik. Gjithsesi ai e paralajmëroi presidentin rus se nuk mund t’u rikthehet praktikave të tilla që ishin aq të përhapura gjatë Luftës së Ftohtë.


“Mendoj se ekziston një sens i fuqishëm i nacionalizmit rus dhe se Perëndimi në njëfarë mënyre ka përfituar nga Rusia në të kaluarën”, tha Obama duke shtuar se ai mund të jetë duke e keqkuptuar tërësisht Perëndimin dhe politikat e jashtme të SHBA-ve”.


Obama tha se SHBA-ja nuk ka asnjë interes të dëmtojë Rusinë apo të përfitojë nga Ukraina, përveç që të mbështesë popullin ukrainas që vet të ndërmarrë vendime në lidhje me fatin e vet.
Në anën tjetër ministri rus i mbrojtjes i ka rapportuar presidentit Putin në Kremlin se të gjithë shërbyesit ukrainas besnik ndaj Kievit janë larguar nga Krimea dhe se flamuri rus po valvitet mbi të gjitha bazat ushtarake në gadishullin e Detit të Zi.


Në zhvillime tjera presidenti i përmbysur ukrainas Viktor Janukoviç ka bërë thirrje për mbajtje të një referendumi kombëtar në Ukrainë me qëllim përcaktimin e statusit të “çdo rajoni brenda Ukrainës”.
Ai është larguar nga Rusia muajin e kaluar pas demonstratave masive kundër tij dhe përleshjeve midis protestuesve dhe policisë ku u vranë mëse 100 persona. Kremlini e cilëson të paligjshme ngjitjen në pushtet të qeverisë së re në Kiev.

5 këshilla si të bëni ushtrime fizike në shtëpi

5 këshilla si të bëni ushtrime fizike në shtëpiPjesa e jetës për të cilën të gjithë preokupohemi është pamja jonë.Për të pasur pamje të mire është e rëndësishme që të bëjmë ushtrime fizike.


Disa zgjedhin palestrën si vendin ideal për t’u kujdesur për pamjen e disa të tjerë parapëlqejnë ushtrimet fizike në shtëpi.


Për të pasur ushtrime fizike efikase ju mund t’i aplikoni këto këshilla ..


1Caktoni vendin se ku do t’i bëni ushtrimet fizike
Të keni vendin e posaçëm ku i bëni ushtrime fizike ju bën të mendoni se e keni në kontroll aktivitetin tuaj fizik. Nëse gjërat që i përdorni janë në vendin e duhur është më e lehtë që të bëni ushtrime sepse e dini se ku janë paisjet tuaja, duke mos hargjuar kohë për t’i kërkuar.


2. Mundohuni t’i mbani mend ushtrimet fizike
Ushtrimet të cilat ju pëlqejnë më shumë mundohuni t’i mbani mend sepse kështu do ta fitoni shprehinë e të bërit aktivitet fizik vazhdimisht dhe do të filloni ta shihni si obligim dhe nuk do ta lini anash asnjëherë.


3. Mblidhini DVD me ushtrime fizike
DVD-të janë më të lira se sa të paguani para për të shkuar në palestër por gjithashtu ky investim bëhet i juaji përgjithmonë.


4. Shikoni ushtrimet fizike online
Tani interneti është burimi kryesor i informacioneve. Ju thjesht mund të klikoni në të dhe të kërkoni ushtrime të ndryshme fizike të cilat mund t’i bëni në shtëpi.


5. Shkarkoni disa aplikacione të ushtrimeve
Aplikacionet e ndryshme janë një mënyrë shumë e mire për të bërë ushtrime fizike. Ka shumë aplikacione online të cilat mund t’i merrni dhe t’i perdorni për të bërë ushtrime.Këto aplikacione përdoren zakonisht nga njerëzit të cilët nuk kanë shumë kohë që të shkojnë në palestër.

Dënohet me 30 vjet burg, hodhi burrin nga shkëmbi

Dënohet me 30 vjet burg, hodhi burrin nga shkëmbiMë pak se 9 muaj pasi ajo hodhi burrin e saj nga një shkëmb, pak ditë pas martesës së tyre, Gjykata Federale në Montana dënoi Jordani Linn Graham me 30 vjet burg.


Graham, 22 vjeçe u shpall fajtore për vrasje të shkallës së dytë, duke e pranuar se ka shtyrë burrin e saj nga një shkëmb në parkun Glacier.


‘Pas dhënies së disa deklaratave të rreme, Graham në fund ka pranuar se ka shtyrë burrin e saj , Cody nga prapa, me dy duar’, thanë prokurorët në një deklaratë të enjten.


Graham në fillim kërkoi pafajësinë e saj, duke argumentuar se prokurorët kanë negociuar me gjyqtarin drejt një dënimi më të ashpër, pavarësisht se i ishte hequr akuza ‘për vrasje të shkallës së parë’. Prokurorët e mohuan këtë pretendim të 22-vjeçares dhe argumentuan se Graham po përpiqej të vononte dënimin.


Gjyqtari Donald Molloy mohoi kërkesën e të pandehurës dhe pranoi fajësinë e saj, duke dhënë dënimin me 365 muaj burg.
Vendimi erdhi pas kërkesës së familjarëve të viktimës, të cilët kërkuan burgim të përjetshëm për 22-vjeçaren.


‘Ishte një veprim i pamenduar’, i kishte thënë Graham gjyqtarit në muajin dhjetor. ‘ Unë vetëm e shtyva atë, nuk e dija se ku ndodheshim’.

Grumbullimi i ujit dhe celuliti

Grumbullimi i ujit dhe celulitiZakonisht, celuliti krijohet në pjesën e poshtme të trupit gjatë kohës kur grumbullimi i dhjamit shoqërohet me depërtimin e ujit dhe me rregullimin e indeve dhjamore. Çfarë duhet bërë në këto raste?

Pastrojeni lëkurën me anë të masazheve, konsumoni shumë ujë dhe çajëra për të ndihmuar në drenazhimin e likuideve, shkoni në sauna ose në banjë turke, në mënyrë që uji të qarkullojë më mirë brenda indeve dhe shmangni gjithçka që ndihmon në formimin e celulitit, si: sheqernat, yndyrat dhe sigurisht… stresin! E rëndësishme është që të vihet në lëvizje sa më shumë qarkullimi i gjakut.


Në fakt nuk është dhe aq e thjeshtë për ta eliminuar plotësisht, por mund të zvogëlojmë problemin.


Sipas specialistes se kurave për trupin, Joey Atlas, për ta luftuar sa me mire celulitin, se pari do të duhet që ta njohim atë, të njohim se çfarë e shkakton atë, dhe më pas të përpunojmë mënyrat për ta luftuar.


Kjo zonë është e mbingarkuar me ujë dhe yndyrë dhe kështu deformon enët e gjakut e pengon qarkullimin normal të tij. Nëse nuk marrim masa, celuliti do të akumulohet në vazhdimësi.


Ndryshimi i celulitit me dhjamin është se celuliti, në dallim nga dhjamosja, ndodhet vetëm në disa pjesë të caktuara të trupit; kofshët, të ndenjurat, barku dhe gjoksi./Telegrafi/

Kosova gati për një tjetër miqësore me Senegalin

Kosova gati për një tjetër miqësore me SenegalinPërfaqësuesja e Kosovës është në kërkim të kundërshtarit të radhës. Pas Turqisë, me të cilën skuadra e Albert Bunjakit më 21 maj, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës janë vënë në kërkim të kundërshtarit të muajit qershor.


Mediat kosovare njoftojnë se me shumë mundësi mrnaxherët që janë autorizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, e kanë gjetur kundërshtarin e qershorit. Ai mund të jetë Senegali, i cili gjendet në vendin e 69-të të FIFA-s. Ekipi afrikan nuk do të jetë pjesëmarrës në Botërorin e Brazilit, ndaj do të ketë mundësi të zhvillojë miqësore.


Tashmë i mbetet shtëpisë së futbollit kosovar ta zyrtarizojë së shpejti kundërshtarin e Kosovës. Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi një ndeshje miqësore historike më 5 mars në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë ndaj Haitit, që përfundoi pa gola, 0:0.


Kjo ndeshje u shoqërua me polemika të shumta nga pala serbe që madje bëri edhe një kërkesë në Uefa për heqjen e të drejtës së miqësoreve por përgjigjia ndaj tyre ishte negative duke theksuar se gjithcka është organizuar në mënyrë të shkëlqyer. Kosova është në një rrugë të mbarë pasi po punon që të afirmohet sa më shumë në arenën europiane dhe pse jo një ditë të marr pjesë edhe në kualifikime.

iPhone 6 vjen me dy versione, me ekran 4.7-inç dhe 5.5-inç

iPhone 6 vjen me dy versione, me ekran 4.7-inç dhe 5.5-inçApple pritet të lansojë iPhone-in e saj më të ri në muajin shtator, i cili do të ketë rezolucion dhe ekran më të madh, thotë raporti më i ri i publikuar sot.


Sipas raportit, Apple ka vendosur që ta rris ekranin pasi që është raportuar se ka pësuar humbje në shitje në raport me rivalin e saj, Samsung.


Pajisja më e re, e cila pritet të quhet iPhone 6, do të vijë në dy versione, me ekran 4.7- ose 5.5-inç, që të dyja këto madhësi më të mëdha sesa paneli aktual 4-inçësh, shkruan e përditshmja e besueshme “Nikkei”, pa cituar burime.


Kompania Apple me bazë në SHBA, ekranet e reja me rezolucion më të lartë do t’i porosis nga gjiganti japonez i elektronikës, Sharp, “Japan Display” dhe nga “LG Display” e Koresë së Jugut.Kujtojmë se Apple kishte lansuar iPhone 5 shtatorin e 2012-ës ndërsa versionet më të reja gjatë vitit të kaluar.

Kosovarët që ende s’dinë të votojnë

Kosovarët që ende s’dinë të votojnëÇdo i 12-ti kosovar nuk ka ditur të votonte në zgjedhjet e fundit lokale. Të pavlefshme ishin shpallur diku 9 për qind e fletëvotimeve për kuvende komunale, dhe një analizë që tash u është bërë atyre ka treguar se në shumicë absolute, fletëvotimeve të këtilla u mungonte shenja që do të identifikonte subjektin politik të votuar, shkruan sot “Koha Ditore”.


E dhëna është përfshirë në një raport të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i finalizuar këtë javë.
Raporti ka treguar se 90 për qind e fletëvotimeve të pavlefshme ose kishin të shënjuar vetëm kandidatin për anëtar të kuvendit komunal dhe jo subjektin politik, ose kishin të shënjuar më shumë se një subjekt politik.


Ka dhe dy kategori të tjera të fletëvotimeve që qëllimshëm votuesit i kanë bërë të pavlefshme. Kategoria më e veçantë është ajo ku qëllimshëm është bërë dëmtimi i fletëvotimit. Ato kanë përmbajtur mesazhe të votuesve, nga më të ndryshmet./koha/

Agjencisë Kosovare e Privatizimit likuidon 45 ndërmarrje shoqërore

Agjencisë Kosovare e Privatizimit likuidon 45 ndërmarrje shoqëroreBordi u informua nga menaxhmenti me aktivitetet dhe zhvillimet e fundit të Agjencisë, ndërkaq shqyrtoi raportin e komisionit për ndërtimet jo të ligjshme në pronat shoqërore.


Bordi gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi Raportin Vjetor të AKP-së për vitin 2013, si dhe shqyrtoi dhe miratoi një numër të transaksioneve të


Shitjeve përmes likuidimit nr. 24, ndërsa miratoi edhe vazhdimin e Memorandumit të Bashkëpunimit te ndryshuar me Policinë e Kosovës, me qëllim të verifikimit të historikut të ofertuesve fitues që dalin nga tenderët e shitjes ne privatizim dhe likuidim që zhvillon Agjencia.


Në këtë mbledhje u miratuan edhe një numër i qiradhënieve nëpër ndërmarrjet shoqërore. Bordi po ashtu diskutoi lidhur me vendimin e Kuvendit të Kosovës (Nr. 04-V-799, datë 19 mars 2014) lidhur me Fabrikën e Prodhimit të Gypave të Çelikut – Ferizaj dhe se AKP është duke e shqyrtuar atë konform kornizës ligjore aktuale që përcakton mandatin e Agjencisë.


Bordi i Drejtorëve i AKP-së miratoi listën përfundimtare për publikim dhe shpërndarje te parakohshme te punëtorëve te kualifikueshëm për Ndërmarrjen Shoqërore “Lavërtari/Blegtori”, në Prizren.Mbledhja e ardhshme e Bordit të Drejtorëve të AKP-së do të mbahet në fund të muajit prill 2014.

Nimic paralajmëron propozim të ri për Shkupin

Nimic paralajmëron propozim të ri për ShkupinKëtë e shkruan gazeta greke “Proto Tema”, duke folur për raundin e djeshëm të negociatave për emrin e Maqedonisë në Nju-Jork.


Ndonjëherë e vërtetë dhe ndonjëherë e tejdukshme, kjo taktikë në një shkallë të alrtë është përgjegjëse për faktin se nuk ezkistojnë rezultate, të cilat mund të çojnë te ndërprerja e pasigurisë.


Është e vërtetë se në të kaluarën, gjatë qeverisë së Simitisit dhe me Jorgos Papandreun në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të dy qeveritë u dakorduan për formulë për zgjidhje dhe arritën marrëveshje për emrin, por ajo asnjëherë nuk shkoi më tej për shkak të zgjedhjeve të cilat shkaktuan ndërrimin e qeverisë në Greqi”, shkruan gazeta.


“Proto Tema” edhe kësaj radhe nuk heziton t’i akuzojë autoritetet e Maqedonisë dhe konkludon se avokati “dinak” amerikan po i shfrytëzon zgjedhjet so arsyetim për faktin që nuk ka përparim, “kryesisht për shkak të mospërgatitjes së kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski që të tërhiqet nga qëndrimi i tij i pakompromis”.


“Diçka ngjashëm ndodhi edhe sot”, konkludon gazeta dhe më pas vetëm shkurtë flet për takimin e djeshëm në Nju-Jork, pas të cilit Nimic “edhe njëherë, paralajmëroi se në maj, pas zgjedhjeve, do ta vizitojë rajonin”.


Mediuemt e tjera greke, kryesisht pa koment e transmetojnë lajmin e agjencisë shtetërore të lajmeve ANA-MPA për takimin e Nimicit me dy ambasadorët në Nju-Jork, duke e quajtur “të pafrytshëm”.


Në Greqi ceket deklarata e ndërmjetësit se “në shumë kryeqytete ka interesim serioz për zgjidhjen e çështjes së emrit”.


Mediumet gjithashtu e transmetojnë edhe deklaratën e ambasadorit grek Vasilakis, i cili për ANA-MPA tha: e shfrytëzuam mundësinë të shihet se ku jemi. Ai gjithashtu përsëriti se kohë më parë u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të KB-së dhe me Nimicin, të cilin e ka informuar për vizitën e ministrit të jashtëm Venizellos në Shkup.


“Prej atëherë, duke pasur parasysh atë që të dyja palët kërkojnë aktivizim të procesit të Kombeve të Bashkuara, mendoj se Nimic po mendon për mbajtjen e takimit në Nju-Jork, ndoshta në maj, pas zgjedhjeve në Shkup. Më pas, ai mendon, ndoshta ta vizitojë rajonin, nga fundi i qershorit”, ka thënë Vasilakis.

Sot përballet Besa – Prishtina

Sot përballet Besa – PrishtinaDuke filluar nga ora 14:00, sot në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të Pejës zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 21-të të Superligën e Kosovës, në të cilën takohen Besa e Prishtina.


Është kjo ndeshje tejet e rëndësishme veçmas për Prishtinës, e cila vetëm me fitore mund të mbetet ende në luftë për titullin kampion.


Epërsia e Llamkos Kosovës është tejet e madhe, sidomos pas fitores së djeshme të vushtrriasve kundër Dritës. Llamkos Kosova ka 46 pikë, kurse Prishtinë ka 33 pikë, kështu që futbollistëve të Prishtinës nuk u mbetet tjetër vetëm se të luajnë për fitore.


Sa i përket pejaneve, ata ndihen më komod pasi synimi i tyre është të mbeten aty ku janë e për momentin Besa gjendet në vendi i pestë me 29 pikë. Si Besa poashtu edhe Prishtina në javën e kaluar pësuan humbje. Pejanët u mposhtën nga Ferronikeli me rezultat 3:1, ndërkohë që Prishtina nga Drenica 1:2.

Ulli Hoennes, zbardhen fakte të reja

 Ulli Hoennes, zbardhen fakte të rejaMediat gjermane kanë raportuar të tjera detaje rreth skandalit për të cilin ish-presidenti i Bajern Munichut, Ulli Hoennes, është dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim.


Sipas “Die Zeit”, Hënes nuk i ka kryer transfertat e tij vetëm në bankën “Vontobel”, por dhe në një bankë tjetër, “Julius Baer”, të cilët më së shumti e përdorte për transfertat pas mesnate.


Kjo ishte e përzgjedhur nga Hoennes për faktin se “Vontobel” ishte një bankë e vogël dhe nuk mund t’i shërbente edhe gjatë natës klientëve të vet.

Cisco planifikon 1 miliard $ investim në infrastrukturën botërore të cloud-it

Cisco planifikon 1 miliard $   investim në infrastrukturën botërore të cloud-itCisco Systems po planifikon të investojë mbi një miliard dollarë për zgjerimin e biznesit të vet cloud brenda dy viteve në vijim.


Në këto plane përfshihet edhe një “rrjet cloud-i” i bazuar në OpenStack, i cili do të zhvillohet në bashkëpunim me partnerët. Gjithë industria e IT-së po kalon në një botë ku gjithmonë e më shumë aplikacione po funksionojnë në mjedise me qera (të hostuara), kështu që edhe Cisco nuk dëshiron të mbetet prapa. Një ndër projektet kryesore të këtij investimi do të jetë e ashtuquajtura “Intercloud”, që do të mbahet përgjatë një rrjeti botëror të Cisco-s dhe partnerëve të vet të qendrave të të dhënave.


“Intercloud” do të bazohet në platformën mjaft popullore OpenStack si dhe do të suportojë çdo ngarkesë pune dhe ndërveprim me çdo cloud, qoftë ai publik apo privat. Fakti që Cisco nuk e merr e vetme këtë iniciativë premton siguri më të lartë përsa i përket shqetësimeve të përgjimeve lidhur me qeverinë.


Sipas Cisco-s, “Intercloud-i” do të jetë i përshtatshëm për aplikacionet machine-to-machine si dhe të ashtuquajturën “Internet of Everything”. Ofrimi i këtij shërbimi përbën një sfidë gjigante për kompaninë, për vetë faktin se rivalë të tjerë si Amazon, Microsoft apo Google ofrojnë shërbimet e tyre publike cloud. Nga ana tjetër, ka edhe rivalë lokalë si Vmware.


Një prej partnerëve të Cisco-s në këtë projekt do të jetë operatori telefonik australian Telstra. Në projekt do të përdoren shërbimet dhe infrastruktura cloud e Telstras. (CIO Albanian)

Samsung Galaxy S5 vs HTC One (M8)

Samsung Galaxy S5 vs HTC One (M8)Me smartfonin Samsung Galaxy 5, prezantuar në muajin shkurt në Kongresin Mobil Botëror dhe me pasardhësin e HTC-së të prezantuar zyrtarisht dy ditë më parë, akoma ka vend për një Android Showdown të “peshave të rënda”.


Këto dy kompani kanë vite që po luftojnë për kurorën dhe supremacinë “Android” dhe beteja e këtij viti edhe njëherë vendos “madhështinë” e veçorive të Smasung me Fuqinë e Dizajnit të HTC-së. Performancë më të shpejtë, ekrane më të mëdha, dhe veçori të reja janë të gjitha pikat kyçe të kësaj beteje.


Si krahasohen këto dy “titanë”?


Vitin e kaluar beteja mes HTC One 2013 dhe Samsung Galaxy S4 ofroi shumë momente të jashtëzakonshme me veçoritë dhe dizajnet më të mira në treg që ofroheshin nga këto dy pajisje. Të themi të vërtetën shumë gjëra kanë ndryshuar që nga përplasja e fundit e dy gjigantëve. Që të dy, Galaxy S5 dhe HTC One M8 sollën përmirësime të ndjeshme nga viti i kaluar në veçori dhe dizajn. Galaxy S5 është pak më i madh se versioni i vjetër dhe tashmë ka një pjesë të pasme me lustër të shndritshme, ndërsa materiali mbetet i njëjti, plastika. Ndërsa HTC One M8 po ashtu solli përmirësime të ndjeshme nga vitit që kaloi, duke e rritur edhe më tej cilësinë në dizajn, duke ofruar eksperienca që asnjë smartfon nuk i ofron kur flitet për ndërtimin e tij. Materiali nga i cili përbëhet vazhdon të mbetet material cilësor, alumini.


Diferenca më e madhe mes dy smartfonëve janë veçoritë e përfshira në secilin model dhe Samsung ka disa “marifete” për të treguar përfshi rezistencën ndaj ujit si dhe sensorët e rinj të sigurisë dhe gjurmimit. Një skanues të shenjave të gishtave është i përfshirë në këtë version që i shkon nga pas asaj që Apple bëri me iPhone 5S, ndërkohë që kemi edhe një surprizë nga Samsung. Bëhet fjalë për një sensor që mat rrahjet e zemrës.


HTC-ja u përkushtua më shumë në ndërtimin e një kamere të re inteligjente. Vitin e kaluar pamë debutimin e “UltraPixel”(veçori kjo vetëm për HTC One dhe One Mini ku pixelat janë më të mëdhenj se ato të zakonshmit në smartfonë të tjerë dhe kapin më shumë dritë), i cili vjen edhe këtë vit më kamerën duale që ofron HTC në pajisjen e saj One duke sjellë edhe veçori të tilla si aftësinë për të ri fokusuar imazhet pasi janë kapur. Smartfoni gjithashtu ka edhe një kamerë frontale 5 Megapixel e cila ofron imazhe të cilësisë së lartë dhe video 1080p. (PCWorld Albanian)


 

Arbana më e dashuruar se kurrë

Arbana më e dashuruar se kurrëModeratorja Arbana Osmani është treguar gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Për herë të parë ajo e ka prezantuar të dashurin e saj në shtator të vitit të kaluar duke publikuar një foto të realizuar në Prishtinë gjatë festivalit ndërkombëtar të filmit, ‘Pri Film Fest’.


“Po ndihem si Cinderella me dashurinë e jetës sime”, -është shprehur ajo në atë periudhë. Por duket se Osmani ka dashur ta ndajë sërish lumturinë e dashurisë së saj edhe në Instagram ku ajo ka publikuar një tjetër foto mjaft romantike së bashku me të dashurin e saj.


“Më puth përpara se të fiken dritat, me dashurinë e jetës sime”, -ka shkruar në gjuhën angleze Arbana. Megjithatë vlen për të theksuar se identitetin e tij prezantuesja e reality show Big Brother ende nuk e ka bërë të ditur. /TH&TH/

Veteranet e UÇK-së paralajmërojnë protesta

Veteranet e UÇK-së paralajmërojnë protestaOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, javën tjetër do të protestojë para Kuvendit të Kosovës, nëse Kryesia e Kuvendit nuk e vendos në rend të ditës Projektligjin për veteranët. ” Ne kemi pritur që projektligji do të hyjë në rend të ditës gjatë ditë së sotshme”, tha Faton Klinaku, sekretari i Organizatës së Veteranëve.


“Projektligji për Veteranët e Luftës së UÇK-së, nuk u fut sot në Kuvend sepse nuk kanë interes, ndërsa projektligji për zgjedhje u fut sot me të njëjtën procedurë sepse ju duhet për vete. Me siguri që javën tjetër do të na keni para Kuvendit”, ka thënë Klinaku, transmeton RTKlive.


Sipas tij, është dashur të kryhet sot për shkak se dëgjimet publike dhe të gjitha procedurat tjera janë kryer me kohë.


Ndërsa përmes një komunikate për medie, kjo organizatë falënderon deputetët të cilët kishin sot vullnetin që të miratojnë Projektligjin për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fton ata që ishin kundër që të reflektojnë për të mirën e atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë e Kosovës.


“Ne i rikujtojmë ata që fal sakrificës së veteranëve të luftës së UÇK-së, ata e gëzojnë lirinë dhe beneficionet që kanë”, thuhet në komunikatë.


OVL e UÇK-së kërkon nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, që ta vendos si pikë të parë në rend të ditës për seancën e radhës, leximin e dytë të Projektligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Në rast se kërkesa jonë nuk miratohet nga Kryesia e Kuvendit të hënën me 31 mars 2014 dhe nëse ligji nuk futet në rend të ditës, që nga ora 13:00 të njëjtën ditë, veteranët e luftës do të fillojnë protestat, thuhet në komunikatën OVL e UÇK-së.

Dëgjon për herë të parë pas 40 vitesh

Dëgjon për herë të parë pas 40 vitesh Një grua nga Anglia ka arriur të dëgjojë pas 40 vitesh që nga lindja e saj. Joanne Milne ka lindur me një sëmundje të rrallë të quajtur Sindroma Usher, e cila i kufizonte 100% dëgjimin, por në mesin e të 20-ave, sëmundja i mori edhe shikimin.


Muajin e shkuar, ajo bëri një ndërhyrje për ndryshimin e jetës, me anë të së cilës iu vendosën impiante kokleare.


Pas procedurës, ajo u përball me një pritje një javore për mjekime, para ndezjes së impianteve, për të parë nëse operacioni kishte qenë një sukses.


Mjekja e cila i shqiptoi të njëjtat fjalë për shtatë ditë të javës, thotë se kur Joanne i dëgjoi ato për herë të parë, u emocionua aq shumë sa shpërtheu në lot.


Për më tepër detaje flet vetë videoja.

Dyshime për heqje të mitrave e abuzime seksuale me pacientë në Shtime

Dyshime për heqje të mitrave e abuzime seksuale me pacientë në ShtimePacientët në Institutin Special në Shtime dyshohet se abuzohen seksualisht nga personeli, rrihen dhe keqtrajtohen.


Shpresa Berisha, që ka dërguar ndihma që nga viti 2012, thotë se dy punëtorë socialë i kanë treguar se pacienteve u janë hequr mitrat për të mos lindur. Në Ministrinë e Mirëqenies Sociale kanë thënë se kanë informacione se kjo ka ndodhur para luftës, e jo pas luftës.


Për abuzime të pacienteve në Shtime flet edhe një raport i para disa vjetësh i “Amnesty International”
Sabrisë i është bërë merak të martohet. Burri i saj i ëndrrave quhet Naser. Atë e ka “parë” në Shtime.


Sabria mund të ketë edhe ëndrra të tjera brenda botës së saj prej disa metrash katrorë në Institutin Special në Shtime. Madje edhe të lindë fëmijë.


Por, ajo mund të jetë në mesin e grave dhe vajzave që personeli ua ka hequr mitrën. Burime të ndryshme i kanë thënë “Kohës Ditore” se ky veprim është bërë për të shmangur shtatzëninë e grave…/koha/

Farat e susamit, ilaçi natyror me veti çudibërëse

Farat e susamit, ilaçi natyror me veti çudibërëseNëse keni probleme me ç’rregullimin e lukthit dhe të zorrëve, zgjidhja efikase është konsumimi i farave të freskëta të susamit.

Farat e susamit kanë efekt çudibërës dhe tek qumshti i gjirit tek nëna e reja dhe rregullojnë ciklin e çrregulluar menstrual. Farat e susamit janë përdorur për qëllime mjekësore për shkak të vetive të tyre ushqyese. Këto fara janë të pasura me kalcium, hekur, bakër, zink, proteina, fosfor, vitaminë E dhe B1, fibra dhe mangan.


Susami, gjithsesi, e meriton të jetë krah për krah me hudhrën, mjaltin, kurkumin dhe ushqimet tjera shëruese. Gjendet lehtë, prandaj nuk ka arsye për të mos e përfshirë në ushqimin e përditshëm, sepse mund të parandalojë sëmundje të ndryshme, madje edhe të shpëtojë jetë.


Në 100 gramë susam gjenden 573 kalori. Edhe pse shumica e kalorive vijnë nga yndyrat e çmueshme, susami përmban edhe minerale të rëndësishme, antioksidantë dhe vitamina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin.


Shkencëtarët kanë konstatuar që vaji i susamit përmirëson efikasitetin e ilaçeve orale (glibenklamidi), të cilat përdoren për kontrollimin e diabeti të tipit 2. Farat janë veçanërisht të pasura me acide të ngopura (acidi oleinik), të cilat përbëjnë deri 50 për qind të acideve në susam. Acidi oleinik ndihmon të ulet LDL ose kolesteroli i keq dhe ritet HDL ose kolesteroli i mirë në gjak, ndihmon që të parandalohet sëmundja e arterieve koronare dhe sulmi në zemër.


Hulumtimet klinike vërtetojnë që është i shkëlqyeshëm për reduktimin e gurëve të dhëmbëve. Vetëm 100 g fara sigurojnë rreth 18 g proteina (32 për qind e vlerave të rekomanduara ditore). Susami, para së gjithash është burim i mirë i kompleksit B të vitaminave, siç janë niacina, acidi folik, tiamina (vitamina B1), piridoksina (vitamina B6) dhe riboflavina.


Vetëm 100 g susam përmban 97 për qind të acidit folik, rreth 25 për qind të konsumimit të rekomanduar ditor. Acidi folik është i domosdoshëm për sintezën e ADN-së, ndërsa kjo është në veçantie rëndësishme për femrat shtatzënë sepse mund të parandalohet dëmtimi i sistemit nervor tek foshnjat.


Kalciumi, hekuri, mangani, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë në veçanti të koncentruara në farat e susamit. Shumë nga këto minerale kanë rol kyç në mineralizimin e eshtrave, ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut, sintezën e enzimave, hormoneve, si dhe rregullimin e aktivitetit të muskujve të zemrës dhe të skeletit. /bw/

Clarence Seedorf i kënaqur me Mario Balotelli

Clarence Seedorf i kënaqur me Mario BalotelliClarence Seedorf ka lavdëruar performancën e sulmuesit Mario Balotelli në fitoren 2-0 ndaj Fiorentinas.Baotelli shënoi një gol fantastik nga goditja e lirë në pjesën e dytë, pasi Philippe Mexes kishte kaluar Rossonerët në avantazh në pjesën e parë, që ishte fitorja e parë e tyre në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.


“Sulmuesi i qendrës ka për detyrë të shkojë përpara dhe prapa, andaj kur ekipi futet thelë, ai duhet të tërhiqet në krahë për të ndihmuar të tjerët të vijnë”.“I kërkova Marios intensitet dhe në këtë kuptim, ai kishte një ndeshje të shkëlqyeshme në të dyja fazat”.


“Ne tashmë e dimë se ai ka talent dhe mund të shënojë nga goditjet e lira si kjo, por unë isha i impresionuar me qëndrueshmërinë dhe intensitetin e tij”, ka thënë Seedorf.

Precedenti “Krimea”, Serbia mund të sulmojë Kosovën

Precedenti “Krimea”, Serbia mund të sulmojë KosovënQendra Kombëtare e Sigurisë, nëpërmjet një studimi voluminoz që i bën përshkallëzimit të situatës në Ukrainë paralajmëron implikime edhe në Ballkan, duke dhënë veçanërisht alarmin për mundësinë e një agresioni ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës, marrë shkas nga ekspansioni rus në Krime.


Agjencia në varësinë e ministrisë së Mbrojtjes i sugjeron Qeverisë që për këtë arsye, Shqipëria, si vend anëtar në NATO, të dalë me një qëndrim edhe më të qartë lidhur me situatën në Ukrainë si edhe të japë kontributin e saj në garantimin e integritetit territorial të këtij shteti.


Por në raportin prej 20 faqesh të siguruar ekskluzivisht nga “Gazeta Shqiptare”, nuk jepen të dhëna konkrete nëse ekzistojnë informacione konkrete nga shërbimet inteligjente shqiptare lidhur me një përgatitje të mundshme të Beogradit për nisjen e një agresioni ushtarak ndaj Kosovës. Thjesht Tirana zyrtare paralajmërohet nga agjencia në varësi të ministrisë së Mbrojtjes për mundësinë e ekzistencës edhe të këtij skenari.


Kjo analizë strategjike që prej pak javësh qarkullon në zyrat e krerëve më të lartë të shtetit përbën njëherazi edhe kritikën më të ashpër zyrtare që Shqipëria ka artikuluar deri më tani ndaj Moskës sa i përket çështjes së Krimesë. Në këtë material Rusia shprehimisht krahasohet me Gjermaninë naziste, ndërkohë që nuk mungojnë as epitetet në adresë të Presidentit, Vladimir Putin, i cili cilësohet si “delirat”, “paranojak” dhe me “mentalitet perandorak”.
“GSH” boton sot pjesët më pikante të raportit të Qendrës Kombëtare të Sigurisë me titullin “Skenari Ukrainas – Tre këndëvështrime” të përgatitur nga kolonel Zaim Kuçi, kolonel Zeno Jahaj dhe Msc.Alina Starova./koha/

Stevo Pendarovski : Nuk do t”i ndaj njerëzit në bazë partiake

Stevo Pendarovski : Nuk do t"i ndaj njerëzit në bazë partiake“Angazhimi im i parë si president është të mos bëjë dallim midis njerëzve të cilësdo parti. Republika e Maqedonisë mund të jetë e lumtur, prosperitare dhe progresive nëse është shtëpi e të gjithë nesh.


Shansin e kemi më 13 prill, ditën kur nuk mund të manipulojë askush me ju”, potencoi Pendarovski. Mënyra e vetme për t’u ndryshuar si popull, siç tha, është t’i ndërrojmë këta që janë në pushtet.


“Me njerëz të rinj, me strukturë të re politike në pushtet besoj se do të ndryshojë gjendja në vend. Nëse nuk ndryshon asgjë në vend atëherë Maqedonia hyn në një tunel ku nuk ka dritë”, theksoi Pendarovski.
Sipas tij, ky rajon është i shkretë dhe pa perspektivë.


“Ku jemi si popull dhe si shtet. Maqedonia sipas ekspertëve ndërkombëtar është në humnerë në aspektin ekonomik dhe social. Humnera në të cilën na çoi pushteti i sotëm, nuk mban mend një tjetër ky shtet”, theksoi Pendarovski.Në Koçan dhe rrethinën e tij, potencoi ai, i kemi të gjitha punët të cilat janë në Maqedoni.

Fatmir Limaj deklarohet i pafajshëm për MTPT 2-shin

 Fatmir Limaj deklarohet i pafajshëm për MTPT 2-shinLimaj ka deklaruar se ndjehet plotësisht i pafajshëm, në rastin e MTPT 2. “Prokurori nuk ka arritur të paraqes asnjë provë për pretendimet e tij, as për vlerën që i është shkaktuar buxhetit të Kosovës.


Pretendimet e tij bazohen në paragjykime, gjëra abstrakte dhe spekulime”, ka thënë Limaj. Fatmir Limaj dhe të akuzuarit tjerë pritet që të dalin para trupit gjykues për caktimin ose jo të masave të kërkura nga prokurori i EULEX-it lidhur me rastin e MTP2.

Studentët e Univeristetit të Prishtinës kërcënojnë me bojkot të mësimit

Studentët e Univeristetit të Prishtinës kërcënojnë me bojkot të mësimitKryetari i Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, Rifat Krasniqi, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se studentët janë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë në pamundësi për t’i kryer shërbimet studentore në fakultet pasi që administrata ndodhet në grevë.


“Hyrja në grevë e punonjësve të administratës të Fakultetit tonë ka krijuar një gjendje jo të mirë, ku studentët nuk mund të bëjnë asgjë, pasi që administrata është ajo që çdo herë është në kontakt me studentin dhe i ofron shërbime Studentit”.


“Ne si përfaqësues të Studentëve në këtë njësi Akademike dhe pas mbledhjes së mbajtur të mërkurën nga anëtarët e këshillit morëm vendim që nëse greva nuk ndërpritet këtë javë, ne si Këshill i Studentëve do solidarizohemi me punonjësit e administratës duke bojkotuar mësimin në javën e ardhshme, pasi që asnjë shërbim nuk mund të kryhet në këtë gjendje”, thuhet në komunikatë, raporton Kosovapress.


Sipas këtij këshilli, studentët shpresojnë që kërkesat e punonjësve të administratës të UP-së të realizohen sa më parë dhe që gjendja e krijuar në UP të normalizohet.


Por Këshilli Grevist i administratës së UP-së ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e bëra. Me gjithë propozimet e dhëna nga Ushtruesi i Detyrës së Rektorit, Anton Berishaj dhe kryetarja e Këshillit Drejtues, Shefkije Islami, ata do vazhdojnë me grevën.


Nga data 19 mars 2014 punëtorët e administratës të njësive akademike në kuadër të UP-së kanë marrë vendim të hyjnë në grevë të përgjithshme, e cila në fillimin e saj rezulton me moskryerjen e punëve të përditshme administrative.


Sipas Këshillit Grevist, varësisht nga rrjedha e situatës greva mund të zgjerohet dhe të aplikohen edhe forma të tjera të revoltës, “si pasojë e një hegjemonie e cila është manifestuar ndaj strukturave të punëtorëve të administratës në kuadër të njësive akademike duke qenë të diferencuar nga pjesa e administratës qendrore të UP-së”.

Hong Kong qyteti më i popullarizuar kinez

Hong Kong qyteti më i popullarizuar kinezHong Kong është qyteti aziatik i cili duket sikur është bërë posaçërisht për t’u fotografuar.Nga cila anë që ta shihni, ky qytet jep profilin më të bukur, elementet dhe pejsazhet më të bukura, të dekoruara me rokaqiej moderne të cilat janë të zbukuruara me reklama të ndryshme.


Kjo metropolë përpos jetës dinamike dhe ditës e cila zgjat 24 orë, shtatë ditë në javë, ndodhet edhe një qetësi e pazakontë.


Hong Kong është qytet i organizuar dhe shumë i pastër, i bërë nga qelqi dhe çeliku, i rrethuar me mermer, plazhe dhe gjelbërime.


 

Gorilla luan me macet

Gorilla luan me macet Një video që shfaq një gorilla duke luajtur me dy mace të vogla, ditët e fundit është shndërruar në një hit në internet.
Videoja është publikuar në YouTube në vitin 2011, mirëpo pikërisht këto ditë ka filluar të shpërndahet shumë nëpër rrjetet sociale.


Koko që ka 38 vjet, i merr butësisht macet dhe i mban në krahë.


Madje, gorilla përpiqet që t’i mësojë macet se si të ushqehen…


Watch this video on YouTube.


 

HTC prezanton smartfonin e ri

HTC prezanton smartfonin e riKompania HTC prezanton smartfonin e ri HTC One (M8). Ai është i pajisur me një ekran Full HD (1920 x 1080 pixels) 5 inç IPS, një procesor quad core 2.3 Ghz Qualcomm Snapdragon 801 dhe 2 GB RAM.


Pajisja e re vjen me mbështetje për microSD për karta deri në 128 GB bashkë me hapësirën prej 16 ose 32 GB që ka vetë smartfoni. Modeli 16 GB do të ofrohet vetën në Evropë.

Maradona:Asistent i Guardiolës, nëse ai merr Messin

Maradona:Asistent i Guardiolës, nëse ai merr MessinDiego Maradona shpreh hapur admirimin për Pep Guardiolën, kapitenin e Gjermanisë, Philipp Lahm, si dhe për vlerat e Bundesligës në përgjithësi.


Legjenda e Argjentinës tha se do të pranonte t’i qëndronte si hije teknikut spanjoll për një javë, për të parë nga afër punën e tij, ndërsa guxon të japë edhe një këshillë të çmendur.


E admiroj Guardiolën dhe punën e tij. Bayerni do të bëhet perfekt me Lewandowskin, por nëse do të marrë Messin, do të ishte i pathyeshëm dhe skuadrat e tjera do të luftonin vetëm për vendin e dytë. Dhe nëse Messi do të shkonte te Bayerni, unë do të bëhesha me kënaqësi asistenti i Guardiolës”.


Nuk i kurseu elozhet për Bundesligan, ndërsa për kombëtaren gjermane, Maradona tha se e shikon një nga pretendentet më të forta në Botërorin e Brazilit.


“Gjermania është më e fortë se kurrë dhe një nga favoritet e padiskutueshme për Kupën e Botës. Kjo nuk ka ndryshuar nga e shkuara, por ka një ndryshim, sot ata kanë emra të mëdhenj. Futbolli gjerman në përgjithësi ka hedhur hapa të mëdhenj përpara, është më argëtues”.


Gjermania mes favoritëve për Botërorin, por El Pibe de Oro dyshon se i nxehti i Amerikës së Jugut mund të jetë një problem, ndërsa vlerësoi edhe kapitenin Lahm për inteligjencën.


“Nëse gjermanët nuk përshtaten me klimën, do të jenë një skuadër si gjithë të tjerat. Lahm është mishërimi i futbollit gjerman, mund të luajë si krahë, ashtu edhe në qendër. Eshtë ai që shërben për të tjerët dhe që bën diferencën”.

Atifete Jahjaga: Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën drejt BE-së

Atifete Jahjaga: Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën drejt BE-sëPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ministren e Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë, Klajda Gjosha.


Me këtë rast presidentja Jahjaga e vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe theksoi nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi sidomos në procesin e integrimeve evropiane.


Ajo tha se integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike është prioritet i institucioneve të vendit, duke vënë në pah përparimet që janë shënuar në konsolidimin e shtetësisë, në krijimin e shtetit ligjor dhe gjithëpërfshirës, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet fqinje.


Presidentja Jahjaga tha se Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën në arritjen e standardeve dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përmes shkëmbimit të përvojës në këtë proces.


Ndërkaq, ministrja e Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë, Klajda Gjosha vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit midis dy vendeve, si dhe për të ndihmuar institucionet e Republikës së Kosovës në procesin e reformave dhe në arritjen e standardeve të kërkuara për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Indeksonline/

Alban Meha dhe Bekim Bala super golat shqiptarë në Europë

Alban Meha dhe Bekim Bala super golat shqiptarë në EuropëMesfushori i Kombëtares Shqiptare, Alban Meha vazhdon të shkëlqej. Futbollisti me origjinë nga Kosova ka arritur të shënoj një gol të bukur në fitoren në shtëpi që ekipi i tij Paderborn nda Sent Paulit me rezultatin 3-0.


Meha edhe gjatë pjesës së parë provoi në disa raste të ngacmonte portën e Sent Paulit po u ndal nga portieri mik. Në minutën e 58-të pas një aksioni të vendasve , ai merr një pasim nga një shok i skuadrës dhe me topin në lëvizje lëshon një siluetë në cepin e portës. Distanca ishte 23 metra por dallimi nga golat e tjerë spektakolar që ka shënuar gjatë këtij sezoni ishte se nuk ishte nga goditja e dënimit.


Ky është goli i dhjetë në kampionat për Mehën që është një ndër futbollistët më të mirë gjatë këtij sezoni të Bundesligës 2, ndërkohë që skuadra e tij Paderborni është në vendin e tretë, vetëm dy më pak se Grojther Fyrthi I Mavrajt që renditet në vendin e dytë.


Alban Meha pritet të jetë një pikë shumë e rëndësishme për kombëtaren tonë në eleminatoret e Europianit të vitit 2016-të. De Biazi tashmë duhet të mendoj vetëm për pozicion që duhet ti lërë në fushë pasi për golt spektakolar dhe për asist mendon vet Meha.


Bekim Bala i ka dhënë kualifikimin skuadrës se tij, Jagiellonia në Kupën e Polonisë në futboll. Kjo pasi futbollisti shkodran ka shënuar eurogol nga 30 metra në barazimin 1-1 në transfertën e Lechia Gdansk.


Ndeshja e parë në shtëpi kishte përfunduar me rezultat 2-1 për ekipin e shqiptarit. Kështu skuadra e shqiptarit kalon në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa me këtë gol Bala ngjitet në kuotën e 8 golave.

Schmechel shënoi gol me kokë e shpëtoi Leicesterin

Portieri Kasper Schmeichel ishte protagonist në ndeshjen ndërmjet Leicester City dhe Yeovil Town, që përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.


Mysafirët realizuan gol në minutën e 22-të nëpërmjet Joe Ralls. Kurse, kur pritet përfundimi i ndeshjes portieri danez shkoi në zonën e rreptësisë dhe me kokë arriti që ta barazoj rezultatin në 1:1.


Me këtë fitore, Leicester i prinë renditjes tabelore në në Championship me 82 pikë të tubuara, tre më shumë se Burnley që është i dyti.


Gol të ngjashëm kishte realizuar edhe babai i Kasperit, legjenda Peter Schmeichel. Ky i fundit kishte realizuar gol me kokë për Manchester Unitedin në ndeshjen ndaj Rotor Volgograd, në kuadër të Kupës UEFA në vitin 1995.

Granit Xhaka rrezikon Botërorin

Granit Xhaka rrezikon BotërorinGranit Xhaka deri më tani në këtë edicion ishte lojtar i rëndësishëm i Borussia Monchengladbachut. Por, mesfushori kosovar ka filluar ta ngrohë bankinën kohëve të fundit.


21 vjeçari nuk u inkuadrua në lojë nga minuta e parë, në duel me Hertha Berlinin gjatë fundjavës që shkoi, gjë që ka filluar ta shqetësojë reprezentuesin zviceran.


“Isha në formë. Nuk mund të them diçka tjetër”, ka thënë Xhaka. Mediat e huaja kanë raportuar se Xhaka mund ta humbasë vendin në ekipin e titullarëve te Përfaqësuesja e Zvicrës në Botërorin ‘Brazili 2014’, nëse nuk aktivizohet rregullisht në skuadrën gjermane në Bundesligë.

Rivarrosen në Suharekë dhe Krushë e Vogël 46 të vrarët në luftën e Kosovës

Rivarrosen në Suharekë dhe Krushë e Vogël 46 të vrarët në luftën e KosovësGjatë ditës së djeshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, i janë dorëzuar familjeve mbetjet mortore të 46 personave të cilët ishin zhdukur gjatë luftës dhe tashmë është kryer identifikimi. Eshtrat e tyre ishin vendosur në arkivole të mbështjella me flamuj kombëtar shqiptar.


Ndërsa sot ceremonia e rivarrimit të 46 personave të zhdukur pas masakrës së Suharekës, do të bëhet rreth orës 10:00. Ndërsa rivarrimi i viktimave të Krushës së Vogël do të bëhet rreth orës 11:00.


Në të dy ceremonitë pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

Xhunga promovon “Shkrimtarët e shekullit”

Xhunga promovon “Shkrimtarët e shekullit”Promovimi i librit “Shkrimtarët e Shekullit” të Rudina Xhungës, dje mori vëmendjen e duhur nga gazetarët, politikanët (kryesisht të majtë) dhe personazhet e ekranit, aq sa hapësira që kishte zgjedhur autorja për promovimin u rrinte shumë ngushtë të ftuarve.


Një mori kamerash me logo të televizioneve të ndryshme ishin rreshtuar në pritje të të ftuarit kryesor, kryeministrit Edi Rama, i cili ka shkruar dhe parathënien e librit “Shkrimtarët e Shekullit”. Ai u shfaq bashkë me bashkëshorten Linda Rama për t’i dhënë gjithë vlerësimin që meriton në fakt, një libër ku rrinë tok 31 shkrimtarët më të lexuar dhe më të vlerësuar të këtij shekulli. Nuk është më çudi që edhe për një libër të tillë, ndryshe nga ç’kishte besuar autorja Rudina Xhunga, lind nevoja të paraflitet dhe të parashkruhet.


Dhe kur pjesë e këtij promovimi bëhet dhe kryeministri i vendit, atëherë rruga drejt lexuesit, e beson apo jo autorja, bëhet edhe më e lehtë. Ishte e dukshme që këtë e ka kuptuar si autorja, ashtu dhe botuesja Arlinda Dudaj, që menduan pikërisht Edi Ramën si lexuesin e parë që fton lexuesin e madh ta bëjë pjesë të dijeve të tij librin “Shkrimtarët e Shekullit”. Ka qenë e qëllimshme apo jo që kjo zgjedhje të “përkthehej” në qindra kopje të shitura, kjo mbetet për t’u parë, megjithatë Rama duket se e ka pasur të vështirë të refuzojë kërkesën e autores Xhunga dhe botueses Dudaj për të shkruar parathënien e librit.


“Kush më shikon ku ndodhem tani, e kupton pse nuk e refuzoja dot parathënien mes të kuqes (ngjyra e veshjes së Xhungës) dhe të zezës (ajo e veshjes së botueses Arlinda Dudaj). Ishte kënaqësi të jepja këtë kontribut për këtë botim”.


Sipas Ramës, libri është një vepër e përbashkët e dy grave që japin e marrin me problemet e grave nëna, por që nuk heqin dorë nga pasioni për librin. “Kur bëhen të dyja bashkë është kënaqësi të shohësh çfarë prodhojnë”.


Se çfarë ka prodhuar pasioni i dy grave për librin, lexuesi mund të shkojë ta shohë që nga sot, në të gjitha libraritë e kryeqytetit dhe të ulet më pas ta shfletojë pse jo, me një gotë verë në dorë, siç vetë autorja këshillon miqtë dhe kolegët e saj të pranishëm në promovim. Disa këshilla leximi dhe vlerësime për librin jep për të ftuarit edhe lexuesi Rama. “Ky është një libër që s’të imponon ta fillosh tek faqja e parë, por sa herë ta kapësh sheh diçka që s’e ke parë më parë. Është një libër që i ngjan Rudina Xhungës.


Ndodhesh në stacione krejt të ndryshme, përshkon botën por pa rend, s’ka nevojë të nisesh nga A-ja për të shkuar tek ZH-ja, sepse Rudina ka mbledhur 31 shkrimtarë në një libër të vetëm. Më vjen shumë keq që e kam bërë parathënien duke i vendosur pak në siklet dy mikeshat e mija, që të më japin qendrën e vëmendjes. Unë jam pjesë e punës së tyre në aspektin e promovimit të librit, ndjehem shumë mirë i përdorur, sepse po përdorem për një kauzë shumë të mirë, për të çuar tek publiku një produkt të intelektit më të lartë të botës së sotme të letrave”. E kuptueshme pas kësaj, që autografi i parë i autores, është për mikun Edi Rama.


Libri “Shkrimtarët e Shekullit” është puna 5-vjeçare e emisionit “Shqip” të Rudina Xhungës, e ‘hedhur’ tashmë në letër. Janë 31 intervista që Xhunga i bën pjesë të bibliotekës së botës; secila shumë e ndryshme nga tjetra, por të ndërlidhura shqip; falë një shqiptareje e cila endet prej kohësh në bibliotekën e botës duke ëndërruar ta kapërcejë edhe kufirin e fundit, ku në fund ndalet për t’u kthyer me alibinë e diçkaje të bukur…

Labinot Tahiri shfaq ambiciet për kryetar të Ferizajt

Labinot Tahiri shfaq ambiciet për kryetar të FerizajtKëngëtari më i kërkuar dhe njëkohësisht më i apguari në mbrëmje dhe koncerte, Labinot Tahiri, ka qenë shumë aktiv me këngë të reja dhe aktivitete të ndryshme në skenat muzikore.


Përveç i dashur për publikun për këngët që sjell, Labi gjithashtu ka treguar edhe anën njerëzore në lidhje me ndihmat për disa familje në nevojë, duke ju ndërtuar edhe shtëpi. Për më tepër ai shpeshherë u ka bërë thirrje edhe kolegëve të tij të ndjekin shembullin e tij.


Por ambiciet e tij shkojnë edhe më larg, kur në një intervistë të realizuar së fundi ai ka shprehur dëshirën e tij për të hyrë në politikë dhe për të qeverisur qytetin e Ferizajt.


A do ti plotësohet dëshira Labit? Të presim e të shohim…

Organizoni gjërat e juaja në desktop me këto ikona të zarit

Organizoni gjërat e juaja në desktop me këto ikona të zaritNjë desktop i paorganizuar mund të jetë gjë e vështirë për t’u pastruar, por ai ju ndihmon që të vendosni për prioritetin e gjërave. Këto ikona të frymëzuara nga zaret mund të ju ndihmojnë ta bëni atë, duke ju dhënë folderë për të punuar sipas prioritetit.


Gjërat me prioritet të ulët fillojnë me “1” në anën e zarit dhe mund të shkojnë deri në “6”. Çdo numër e merr një ngjyrë më të ngrohtë teksa rritet prioriteti, për t’iu mundësuar që në mënyrë pamore ta identifikoni me lehtësi atë që jeni duke e kërkuar. Ju mund t’i emëroni folderat në bazë të numrit të tyre, ose të përdorni një skemë emërimi si:


1. Eventualisht
2. Nesër
3. Sot
4. Së shpejti
5. Tani
6. Vonë!


Përdorni këta folderë për të ju ndihmuar që të formoni një shprehi të organizimit të gjërave më rregullisht sepse ju detyrojnë të bëni organizimin më shpesh dhe më natyrshëm. Provojeni për një javë dhe me siguri do të mësoheni me të dhe nuk do të keni më probleme me një desktop të paorganizuar.


Diceons (PCWorldAlbanian)

Ekonomia e eurozonës vazhdon të rritet

Ekonomia e eurozonës vazhdon të rritetStatistikat e reja tregojnë se ekonomia e eurozonës ka vazhduar të zgjerohet në mars për nëntin muaj rresht.


Indeksi i Menaxherial i Blerjeve PMI i bankës HSBC për rajonin, ka arritur në nivelin e 53.2, duke rënë nga niveli 53.3 i shkurtit të kaluar.


Megjithatë, shifrat kanë ende tendencë rritëse.Porositë e reja po njohin ritmin e tyre më të shpejtë që nga maji i 2011-s.


Punësimi është rritur për të dytin muaj rresht, duke siguruar të dhëna për krijimin e vendeve të punës në zonën e euros që nga fundi i vitit 2011.


Indeksi PMI i prodhimit ka rënë në nivelin 53 nga 53.2, ndërsa indeksi i shërbimeve ka rënë në nivelin 52.4 nga 52.6 që ishte në shkurt.