Akuzat për emërime nepotike apo për shkarkime nga administrata publike janë kthyer në kryefjalën e demokratëve në një kohë që familjarët e zyrtarëve të kësaj force politike vijojnë të mbajnë të njëjtin post që kishin para se mazhoranca e majtë të vinte në pushtet.
Pas një hulumtimi në dikasteret ministrore, por dhe në institucionet e varësisë del një listë e gjatë emrash nga bashkëshorte, motra apo dhe familjarë e të afërm të tjerë të eksponentëve kryesorë të Partisë Demokratike, të cilët kanë qenë pjesë e administratës publike dhe vijojnë të gëzojnë të njëjtin post.
Familjarët në administratë
Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave, Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, Ministria e Jashtme, por dhe Ministria e Ekonomisë apo e Ministria e Transportit vazhdojnë të kenë pjesë të stafit të tyre familjarë të zyrtarëve demokratë. Kështu në Ministrinë e Brendshme vazhdon të ushtrojë detyrën mo-tra e deputetit demokrat, ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të kësaj force politike, Astrit Patozit. Po ashtu dhe Ana Vocaj, bashkëshortja e ish-nëndrejtorit të Përgjithshëm të policisë, Tonin Vocaj.
Në një kohë që ligjvënësi demokrat Luaçiano Boçi i bashkohet zërit zyrtar të selisë blu për të denoncuar largimet e nga puna të punonjësve të administratës apo emërimeve politike, motra e tij vazhdon të punojë në Ministrinë e Brendshme. Ndërsa nipi i gruas së deputetit të PD-së, Famur Noka ka zgjedhur të japë dorëheqjen nga puna e tij në këtë ministri vetëm pak javë më parë. Ministria e Mbrojtjes ka ‘strehuar’ kunatën e këshilltarit të Presidentit, Bujar Nishani, dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja por dhe gruaja e ish-këshilltarit juridik të ish-kryeministrit Sali Berisha, Hasan Metuku. Ndërsa pjesë e stafit të Ministrisë së Jashtme vijon të jetë grua-ja e deputeti Halim Kosova si dhe vëllai i ligjvënësit tjetër demokrat Gerti Bogdani. Një numër i madh familjarësh dhe të afërmish të zyrtarëve demokratë janë dhe në Ministrinë e Financave.
Vëllai i Flamur Nokës, Safet Noka vijon të punojë në këtë dikaster ministror, po ashtu dhe Ermonela Myrtezani, mbesa e ish-ministrit të Financave, Ritvan Bode apo bashkëshortja e ish-deputetit dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmali, Linda Rusmali e cila si drejtoreshë e borx-hit ka qenë e ftuar dhe në komisionet parlamentare për të diskutuar mbi këto çështje. Gruaja e këshilltarit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Glori Hysi vazhdon të kryej detyrën e saj në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Akuzat për nepotizëm apo emërime të familjarëve nuk kanë mbetur as jashtë sallës së seancave plenare. Në seancën e javës së kaluar mazhoranca dhe opozita debatoi gjatë mbi shkarkimet nga detyra apo dhe emërimet e familjarëve të njërit apo tjetrit zyrtar.
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, në përgjigje të akuzave të ish-ministres Majlinda Bregu për largimet nga puna, përmendi një listë familjarësh të zyrtarëve demokratë që ende vijojnë punën në administratë duke pohuar se opozita e sotme shtiret si e shqetësuar për largimet. “Në postën shqiptare keni një tufë me Berishë për të cilët Kontrolli i Lartë i Shtetit propozon me shkrim masa disiplinore. Ua thoni pra shqiptarëve për kë jeni të shqetësuar, për demokratët e thjeshtë që i latë rrugëve, apo familjarët tuaj”, – pohoi ajo. Në përgjigje të këtyre deklaratave reagoi ish-kryeministri Sa-li Berisha i cili u fokusua jo tek të larguarit, por tek të emëruarit që, sipas tij, janë familjarë të pushtetarëve të sotëm. “Qytetarët janë të shqetësuar kushërirë kur të shohin ty ministre, mbesën e Spiro Kolekës”, – tha Berisha duke iu drejtuar ministres Harito. Kundërpërgjigje erdhi dhe nga republikani Fatmir Mediu, i cili pohoi se gruaja e tij ka qenë pjesë e administratës që në vitin 1992. “Gruaja ime punon që në vitin 1992 në administratë, atje ka punuar gjithë kohës. Por është e turpshme që ju merreni me gjëra të tilla se kam qenë dhe unë ministër. Ju kërkoj si ministre se nëse ka shkelje minimale nga ana e bashkëshortes time sa i përket punës, merrni masa, por nëse keni atë koncept si në ’45-ën se këta këtej janë armiq e duhet të përgatisni skuadrën e pushkatimit, ky është një turp”, – deklaroi Mediu në seancën plenare të 27 marsit.
PD: 7000 të larguar nga puna
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për bllokimin e informacionit në lidhje me largimet nga administrata, por dhe për largime masive nga puna. Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, deklaroi pak ditë më parë se Rama, përveç censurimit të informacionit, do të vijojë revanshin me pushimet nga puna. “Kryeministri Rama ka frikë nga publikimi i së vërtetës skandaloze që ka prekur rreth 7 mijë nëpunës të administratës dhe familjet e tyre dhe pritet të prekë mijëra të tjerë. Ai ka frikë nga reagimi i opinionit publik dhe protesta qytetare”, – deklaroi Bylykbashi. Sipas tij bazuar në Rregulloren e Kuvendit dhe në Ligjin për Statusin e Deputetit, deputetët e Partisë Demokratike i kanë kërkuar informacion të gjitha ministrive mbi largimet nga puna dhe rekrutimet e reja në administratën e tyre dhe të institucioneve të varë-sisë por ky informacion është dhënë vetëm nga 3 ministri. Sipas deputetit demokrat, në Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e saj të varësisë, deri më datë 25 shkurt raportohen zyrtarisht rreth 800 të larguar mbi bazën e Aktit Normativ Antikushtetues. Ai tha se Ministria e Financës dhe ajo e Kulturës kanë raportuar vetëm për aparatin e ministrisë, pa përfshirë institucione si doganat dhe tatimet, ku janë shkarkuar qindra punonjës të tjerë që përfitojnë statusin sipas ligjit të ri.
Qeveria shpjegon ndryshimet
Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike në një përgjigje dërguar Kuvendit më 11 mars, pas kërkesës së deputetëve demokratë për informacion, ka sqaruar ndryshimet në administratën publike apo shkurtimet e bëra. Në shkresën e firmosur nga ministrja Milena Harito sqarohet se, menjëherë me ardhjen në detyrë të qeverisë, filloi puna për hartimin dhe miratimin e strukturës të 16 ministrive të reja si dhe rishikimin e strukturave të institucioneve në varësi të kryeministrit apo ministrave të linjës. Në bazë të kësaj analize, sipas saj, janë eliminuar hallkat e tepërta të menaxhimit që ngarkonin organikën e ministrive pa detyra funksionale të mirëpërcaktuara si dhe u eliminuan strukturat e panevojshme të cilat nuk kishin lidhje me objektivat e qeverisë dhe të programit të saj duke pakësuar numrin total të punonjësve për administratën qendrore me rreth 15 %. “Pas miratimi të strukturave dhe organikave të 16 ministrive puna vijoi me rishkimin e strukturave dhe organikave të institucioneve në varësi të kryeministrit apo ministrive të linjës”, – sqaron ajo. Për sa u përket emërimeve dhe lirimeve në institucionet në varësi të kryemin-istrit apo ministrive të linjës Harito ka sqaruar se sipas ligjit në fuqi deri në datën e kërkuar këto institucione i kanë kryer në mënyrë autonome procedurat e lirimeve dhe emërimeve për nëpunësit/punonjësit e tyre. “Të dhënat e Regjistrit Qendror të Personelit që për 9 vjet me radhë nuk ishte vënë në funksion po përpunohen dhe do të përcillen menjëherë sapo të jenë konsoliduar nga DAP-i. Në lidhje me informacionin mbi vendet vakante, ju bëjmë me dije se deri në datën 31 dhjetor 2013, DAP-i ka publikuar gjithsej 406 vende vakante, për të cilat deri në datën 16 shkurt 2014, janë realizuar 196 procedura konkurrimi dhe janë emëruar 136 nëpunës civilë. Theksojmë se duket filluar nga data 1 janar 2014, asnjë procedurë e re konkurrimi nuk është shpallur, në respekt të pikës 1, të nenit 68, të ligjit nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, – përfundon ajo sqarimin.
Familjarët e zyrtarëve demokratë në administratën publike
Ministria e Brendshme
Ana Vocaj, bashkëshortja e ish-nëndrejtorit të Përgjithshëm të policisë, Tonin Vocaj, specialiste. Entela Konomi, e afërmja e ish-drejtorit të Emergjencave Civile, Alfred Ollit, specialiste. Majlinda Riska, motra e deputetit të PD-së Luçiano Boçi, përgjegjëse sektori. Genta Bektashi, motra e deputet-it të PD-së dhe ish-kryetarit të Grupit Parlamentar Astrit Patozi, specialiste. Gentian Jaholli, nipi i gruas së deputetit të PD-së, Flamur Noka.
Ministria e Mbrojtjes
Kunata e këshilltarit të Presidentit, Bujar Nishani, dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja. Gruaja e ish-këshilltarit juridik të ish-kryeministrit Berisha, Hasan Metuku.
Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike
Gruaja e këshilltarit të Presidentit, Bujar Nishani, dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja
Ministria e Jashtme
Gruaja e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ish-deputetit të PD-së, Bujar Leskaj. Vajza e ish-deputetes së PD-së, Rajmonda Bulku, në ambasadën shqiptare në Greqi. Gruaja e deputetit të PD-së, Halim Kosova. Vëllai i deputetit të PD-së, Gerti Bogdani. Ministria e Financave Safet Noka, vëllai i deputetit të PD-së, Flamur Noka. Julia Mata, e fejuara e këshilltarit të grupit parlamentar të PD-së, Dorian Teliti. Ermonela Myrtezani, mbesa e ish-ministrit të Financave Ritvan Bode, Njësia e Mbikëqyrjes Teknike. Linda Rusmali, gruaja e ish-deputetit dhe ish-ministrit të Drejtë-sisë, Ilir Rusmali, drejtoreshë borxhi.
Ministria e Ekonomisë
Gruaja e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Saimir Shehri.
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Gruaja e këshilltarit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Glori Hysi.
Kryeministri
Kunata e ish-deputetit të PD-së dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmaili.
Ministria e Integrimit
Mbesa e bashkëshortes së ish-kryeministrit, Liri Berisha.
]Ministria e Transportit
Kunata e ish-ministrit të Ekonomisë dhe deputetit të PD-së Genc Ruli. Vëllai i deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, Agjencia Nacionale e Trafi-kut Ajror (ANTA). Djali i deputetit të PD-së, Kastriot Islami, ANTA.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Bashkëshortja e ish-ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu.
Farefisi i zyrtarëve të PD-së vijon të punojë në administratën e drejtuar nga koalicioni PS-LSI. Lista e zgjeruar e zyrtarëve që “nuk pyesin” për rotacion./shekulli/