Pagine

Dieta njëditore me rrush

Rrushi është pemë ideale për dietën njëditore verore, sepse plazhet dhe tregjet janë të stërmbushura me këtë fryt të shijshëm. Ky ushqim ka vlerë të madhe nutritive dhe distike, ndërsa vepron si tonik natyral i organizmit.


Përmban mesatarisht 20 për qind të sheqerit dhe ka vlerë të madhe energjetike, përveç kësaj ka edhe mjaft vitaminë C dhe është burim i vlefshëm i kaliumit.


Vlera më e rëndësishme e rrushit është në bioflavonoide, kompozimet të cilat janë antioksidantë të vlefshëm dhe mbrojnë qelizat nga ndikimet e dëmshme të radikaleve


të lira. Rrushi kështu vepron si preventivë për shumë sëmundje dhe ngadalëson plakjen e organizmit.rrush


Burimi më i mirë i flavonoideve është lëngu i rrushit të zi, sepse më së shumti janë të pranishme në lëkurën dhe farën e tij. Farat janë burim i vlefshëm i materies aktive,


e cila vepron në reduktimin e kolesterolit. Vera është koha më e mirë për pastrimin e organizmit më lëkurë. Pasi që ka përqindje të madhe të ujit në të cilin janë të tretur mineralet dhe vitaminat jep ndjenjën e ngopjes pa konsumuar sasi të madhe të kalorive. Dieta njëditore me rrush ka efekt diuretik, nxit tretjen normale dhe pastron zorrët, shërben si tonik për organizmin dhe mundëson humbjen e kilogramëve.


Dieta nuk mund të jetë më e thjesht, e mjaftueshme është të blini dy kilogram rrush dhe t’i hani gjatë ditës pa kufizim, kurdo që dëshironi.

Cfare Duhet Te Beni Nese Djersini Shume?

Djersitja e tepert (hiperidroza) eshte nje problem shume i perhapur, por shume jane dyshues per te folur me mjekun dhe preferojne metodat shtepiake qe shpesh kane rezultate jo shume te kenaqshme. Kjo gje nuk eshte surprize duke qene se pjesa me e madhe e njerzve nuk dine ende te bejne ndryshimin midis antiperspiranteve (te keshilluar per hiperidrozen) dhe deodoranteve (qe nuk jane te nevojshem per te). Kur ben shume nxehte trupi kunderpergjigjet duke prodhuar me teper djerse e cila duke avulluar e freskon ate. Sipas dr. Giuseppe Micali te disa persona ky sistem funksionon me teper se nevojitet dhe djersa eshte e tepruar. Hiperidroza shkaktohet nga nje mbiprodhim nga ana e gjendrave te djerses ekrine, qe stimulohen nga fibrat kolinergjike te sistemit nervor autonom. Gjendrat e djerses ekrine jane ndryshe nga ato apokrine te cilat aktivizohen nen stimulimin e hormoneve seksuale dhe nuk kane asnje rol ne kontrollimin e temperatures se trupit.


si te shmangim djersitjen e tepruar


Pse shkaktohet hiperidroza?


Ka dy forma kryesore hiperidroze. Hiperidroza primare ose idiopatike shkaku i te ciles nuk njihet dhe hiperidroza sekondare qe eshte simptome e semundjeve te tjera si: hipertiroidizmi, menopauza, obeziteti apo disa semundje neurologjike. Hiperidroza primare eshte me e perhapur dhe karakterizohet nga djersitje intensive ne disa zona specifike (sqetullat, pellembet e duarve, shputat e kembeve, balli) ndersa hiperidroza sekondare eshte e shtrire ne zona me te medha.


djersitja e tepert


Si luftohet djeresitja e tepert?


Per hiperidrozen sekondare mjafton te luftohen semundjet qe e kane shkaktuar dhe zhduket vetvetiu. Ndersa per sa i perket hiperidrozes primare mjekimi eshte individual sipas problemit dhe preferenzave te pacientit. Zakonisht hapi i pare eshte perdorimi i antiperspiranteve me baze kriprat e aluminit ose alumin-zirkoni. Shume i ngaterrojne keto produkte me deodorantet. Deodorante jane produkte kozmetike qe kane qellim te evitojne formimin e aromave te keqija dhe nuk ndikojne aspak te prodhimi i djerses. Megjithate nese doni te luftoni ne te dy frontet ka produkte antiprespirante qe kane edhe efekt deodoranti.
Nje tjeter zgjidhje sidomos per ata qe djersine ne pellemben e duarve apo shputat e kembeve eshte jonoforeza qe synon te reduktoje sekretimin e gjendrave ekrine duke shfrytezuar rrymen elektrike me intesitet te ulet. Zakonisht pas 10-15 seancash mund te kete rezultate te kenaqshme.
Nje tjeter mundesi eshte injektimi i toksines botulinum ne zonen e interesuar.
Disa perdorin edhe terapi farmakologjike me ansiolitike apo antikolinergjike, por eshte pak e perhapur.
Rastet qe nuk i pergjigjen ketyre terapive mund te provojne kirurgjine por duhet te bejne kujdes te zgjedhin mjeke eksperte per te reduktuar ne minimum rrezikun e efekteve te padeshirueshme dhe per te rritur mundesine e suksesit.

Si te humbasesh 1-2 KG per nje Jave

Nese doni te zhdukni ato 2-3 kile te teperta sepse ju duhet te shkoni diku per fundjave apo nje feste te rendesishme, ketu do te gjeni menune e duhur. Por mos u shqetesoni, nuk do te vuani urie sepse kjo diete parashikon 1500 kalori ne dite.


Nje nga personazhet VIP qe ndjek kete diete eshte Kate Beckinsale, e cila edhe pse i kushton shume rendesi aktivitetit fizik, duke pasur edhe nje Personal Trainer, i ndodh qe te shtoje ndonje kilogram me teper. Ne kete rast ajo ndjek nje diete te bazuar kryesisht ne mish te bardhe dhe ne peshk.
Kjo menu e pasur me proteina rezulton e sukseshme ne humbjen e ndonje kg sepse “detyron” organizmin qe ta marre energjine pikerisht nga masat dhjamore (ate energji qe normalisht e merr nga karbohidratet). Sipas Dr.Nicola Sorrentino, kjo dite eshte e plote sepse filetot apo bifteku kerkojne me shume kohe per tu asimiluar dhe per tu tretur. Por kujdes, kjo diete nuk mund te zgjase me shume se 3-4 jave. Kur rezervat dhjamore te kene mbaruar, ne menune tuaj duhet te perfshini patjeter brumerat dhe buken. Nese kjo diete ndiqet per nje kohe te gjate, eshte e pamundur qe proteinat, te vetme te kryejne funksionin e tyre per rigjenerimin e indeve. Dhe mbani parasysh, qe personat qe ndjekin kete diete duhet te jene ne gjendje shume te mire shendetesore dhe te mos kene asnje problem me veshkat.


Menu per te rene 1 kg per 1 jave, mengjesi dhe vaktet e ndermjetme jane te njejte cdo dite.


Mengjesi: 1 gote uji me leng limoni, nje filxhan kafe makiato me pak qumesht pa yndyre dhe 2 biskota ose 1 gote uji me leng portokalli, kos me 2 luge drithera, 1 kafe ose caj i ftohte me fruta pylli, 1 fete torte margarita ose pandispanje.


Vaktet e ndermjetme (paradite & mbasdite): 1 pjeshke ose 1 gote leng molle.



peshk zgare


E Hene
Dreka: peshk ne zgare me pure perimesh mixe (patate, kungulleshka, kungull) dhe kerri.
Darka: 80gr djath mocarela me perime te perziera sipas deshires dhe 2 kajsi.


mish vici ne zgare




E Marte




Dreka: 150 gr biftek vici ne zgare, panxhar te kuq ose te bardhe te ziera me avull.

Darka : makarona integrale, mundesisht pene me perime (patellxhane, speca, kungulleshka), sallate te madhe me perime te ndryshme sipas deshires, 2 kumbulla te verdha.

E Merkure
Dreka: 150 gr gjoks pule ne zgare me limon, me miks perimesh te pjekura gjithashtu ne zgare si: patellxhane, speca ose kungulleshka dhe 50 gr buke.
Darka: rizoto me krem spinaqi dhe sallate me perime mikse sipas deshires.


gjoks pule me perime te zgares


E Enjte 
Dreka: 150 gr mish pule ne zgare, perime te ziera dhe 50 gr buke.
Darka: 150 gr peshk merluc ne furre, karrota dhe finok krudo, 1 molle te vogel.


E Premte
Dreka: 150 gr fileto vici me piper jeshil te gatuara ne nje tigan pa yndyre, perime te ziera me avull.
Darka: nje racion me makarona me qiqra, me rozmarine e dafine, 1 dardhe.


E Shtune
Dreka: 150 gr proshute krudo pa yndyre, perime te pjekura si: patellxhane, kungulleshka, speca dhe 50 gr buke
Darka: 50 gr gjize pa yndyre, spinaq apo jeshilleqe te tjera te ziera me limon.


E Diele
Dreka: 150 gr peshk (preferohet lloji cernia) te pjekur me sherebele, nje sallate e madhe me kerpudha te fresketa champignon, 50 gr buke.
Darka: rizoto me bizele, kungulleshka e karrota te ziera, 1 pjeshke.


diete emergjence

Provoje dieten qe ju kemi propozuar, eshte e lehte per tu mbajtur, dhe na tregoni rezultatet tuaja.