Pagine

Si Me Djeg Yndyren dhe Kalori

Ushqehuni mire, hani mjaftueshëm , dietologet besojnë qe ndërprerja e bukës ne mënyrë te menjëhershme do ti ndihmoje ato te digjni disa kalori. Ushqimi i mire dhe ushtrimet janë  pjese e  rëndësishme për te  gatur një jete sa me te shëndetshme.  Sipas  Këshillit  te Kontrollit, 65% e te rriturve ne Amerike janë mbipeshe. Shume   dietologe kërkojnë  te humbasin peshe  duke ndërprere te gjithë  konsumimin.  Nëse  jeni  duke u përpjekur për te humbur peshe,  athe llogarisni sa kile doni te bini, kështu qe ju do te dobësoheni  aq sa është e nevojshme.




  1. Ushqehuni mire,  hani mjaftueshëm , dietologet besojnë qe ndërprerja  e bukës ne mënyrë te menjëhershme  do ti ndihmoje ato te digjni  disa kalori,  por  zakonisht ndodh e kundërta. Mbani  shënim   çdo dite, për çdo gjë qe hani  dhe përqendrohuni te hani 1.200 nga 200 kalori. Kjo ne varësi te peshës suaj. Konsumoni një diete te pasur me karbohidrate  komplekse dhe  proteina  këto do t’ju japin energji .

  2. Beni ushtrime kardiovaskulare 3 apo 5 here ne jave. Sipas mjekëse, trupit i duhen 15 minuta për te filluar me djeg energji , kështu qe vazhdoni ushtrimet te nga 30 minuta deri ne një ore.  Mundohuni te bëni Biçiklete, te notoni apo te vraponi.

  3. Plotësoni force tuaj çdo dite.   Sipas mjekeve duhet te ushtroheni çdo dite  qe te digjini kalori  me shpejt. Trajnimi mund te behet ne një palestër ose  ne shtëpinë tuaj. "Si Me Djeg Yndyren dhe Kalorite"

Si te ulim tensionin me ushtrime fizike

Gjatë ushtrimeve, trupi prodhon nxehtësi prej metabolizmit. Kjo nxehtësi duhet të shkarkohet diku dhe normalisht kalon nga lëkura në ajër. Kjo arrihet nëpërmjet rritjes së qarkullimit të gjakut në sistemin periferik dhe me anë të avullimit të djersës.Gjithashtu, gjatë stërvitjes tensioni i gjakut rritet, sepse zemrës i duhet të pompojë më me shpejtësi për të shpejtuar qarkullimin e gjakut, me qëllim që të ushqejë muskujt dhe për të shpërndarë nxehtësinë e tepërt. Por, pasi stërvitja ka mbaruar muskujt e çlodhur dhe kapilarët e zgjeruar lejojnë gjakun të qarkullojë më lirisht, prandaj edhe tensioni i gjakut bie. Një faktor tjetër është edhe insulina.


Nuk ka asnjë dyshim që një person që merret me ushtrime, trupi i tij e përdor insulinën me më tepër efektivitet.

Si Me Humbe kilogramët në mënyrë argëtuese

Asnjë dietë nuk bën aq shumë mrekulli, që sipas kërkuesve nuk ekzistojnë, por dhe pak sakrifica, vakte me kalori të mjaftueshme dhe shumë lëvizje.


Më shumë seks
Përveç faktit që është argëtues, seksi ndihmon edhe për të humbur peshë. Gjatë orgazmës në organizmin e njeriut sekretohet endorfina, e cila shkakton ndjenjë të njëjtë me atë që krijohet kur hamë çokollatë, vetëm nuk ka kalori shtesë! Përveç kësaj, hulumtimet tregojnë se seksi bëhet gjithnjë e më i mirë pas secilit kilogram të humbur, sepse njerëzit ndihen më tërheqës, e me vetë këtë rritet edhe libidoja.


Dëgjoni muzikë
Një studim amerikan ka zbuluar se femrat më gjatë e respektojnë programin e ushtrimeve nëse dëgjojnë muzikë.


Rrobat si motiv
Nxirrni nga dollapi fustanin ose xhinset, të cilat nuk keni mundur t’i vishni për një kohë të gjatë, por dëshironi që përsëri me to të dukeni në formë të përkryer. Kjo do t’ju rikujtojë qëllimin tuaj dhe nuk do të hiqni dorë.


Mbështetja e njerëzve të afërt
Është shumë më vështirë të luftoni me kilogramët e tepërt nëse mund të mbështeteni vetëm në veten tuaj. Disa studime kanë zbuluar se mbështetja e njerëzve të afërt ka domethënie të madhe gjatë kohës derisa jeni në dietë.


Pagesa paraprake
Ekspertët këshillojnë që paraprakisht të paguani ushtrimet në palestër. Duke e ditur se tashmë keni paguar, disi do të detyroheni që të shkoni, sepse do t’ju vijë keq të humbni paratë e fituara me mund.


Shikohuni në pasqyrë
Shikojeni veten për një kohë të gjatë në pasqyrë, vëreni mangësitë tuaja, por mos e kritikoni veten, thoni diçka të mirë për trupin tuaj. Siç pohojnë ekspertët, një qasje e tillë motivon për ushtrime dhe ushqim të shëndoshë, si dhe për kujdes të përgjithshëm për trupin tuaj.


/Telegrafi/