Pagine

Sa kalori i Digjni Gjat Puthjes

Sa kalori digjni me një puthje? Shumë në fakt. Dhe kjo gjë mesa duket ndikon në dobësimin tuaj, të cilin nuk mund ta vini re menjëherë, por nëse e verifikoni me peshore, do të konstatoni se ndodh me të vërtetë.

Ky është përfundimi që ka nxjerrë një studim italian, sipas të cilit, përveç demonstrimit të dashurisë, puthja duket të jetë një metodë e dobishme për të rënë në peshë, po aq sa edhe të shkosh në palestër.


Në çdo rast, studiuesit pohojnë se një e puthur ju djeg 5 kalori. E konsideruar si aktivitet fizik, ajo franceze në fakt, rezulton që të jetë edhe më e madhja në drejtim të kalorive, sidomos nëse praktikohet për të paktën dhjetë minuta.


Dhe kjo, sepse puthja rrit normën e zemrës dhe ndihmon për të prodhuar adrenalinë në të, duke prodhuar një efekt të ngjashëm me atë të një udhëtimi biçiklete.


Ajo gjithashtu ndihmon për të aktivizuar edhe qarkullimin gjakut në fytyrë, për të qëndruar të rinj dhe për të luftuar dhimbjen duke prodhuar endorfinën.  /indeksonline.net/



Si te bejme muskujt e kembeve

Keni dashur ndonjehere te fitoni nje maratone ? Juve do t’iu duhen muskuj te forte atehere, qe nuk jane veshtire per t’u bere! Shume sporte kerkojne vrapimin dhe ju do te mund te vraponi me shume nese keni muskuj te fuqishem ne kembe.

Ushtroni. Per te pasur muskujt e forte te kembeve duhen ushtrime. Shumica e sporteve kerkojne muskuj te fuqishem dhe per ta bere kete njera nder menyrat me te mira eshte vrapimi. Filloni te vraponi 1Km ne disa intervale si: sprinti, ecja dhe pak pushim. Perseritni kete derisa te mbaroni 1Km.


Beni zgjatjen e muskujve. Pa i perkulur kembet tuaja, filloni te prekni me dore gishtat e kembeve dhe do te vereni zgjatjen e muskujve. Perveç kesaj zgjatjeje, ekzistojne edhe disa lloje te tjera , si p.sh: uluni ne toke dhe pa i levizur kembet tuaja perseri me duar mundohuni t’i prekni gishtat e kembeve duke u perkulur vetem me ane te shpines.


Çfare te hani dhe te pini. Duhet ngrene ushqime me shume proteina dhe mbi te gjitha te pihet shume uje, rekomandohet te pihet 8 gota apo me shume uje ne dite. Mos i besoni ketyre pijeve energjike siç jane: RedBull apo ndonje tjeter, pasi keta permbajne vetem sheqer dhe kafeine, e sa per rastesi nje njeri ka vdekur nga 4 kanaçe RedBull. Muskujve i duhen proteina per t’u rritur, sidoqofte nuk duhet tepruar pasi sasia e tepert e proteinave mund te na demtoje shendetin.


Fleni. Po, ju duhet te fleni per te pasur muskuj me te medhenj. Kur ushtroni muskujt tuaj, ju i theni ato; kur hani proteina, ju i ushqeni ato; kur fleni, ju i rritni ato. Gjumi eshte i domosdoshem per muskuj me te medhenj, sepse aty rriten. Sa me shume qe ushtroni dhe hani proteina, ata do te rriten me shume gjate ushqimit. Sidoqofte, ju duhet te fleni me se paku 8 ore ne dite. P.sh. nese ngriheni ne ora 07:00 ju duhet te fleni mes ores 21:00 apo 22:00. Nese ndiqni me kujdes keto hapa dhe ushtroni çdo dite, do t’i keni muskujt shume te forte.



Disa këshilla fitnesi që si te filloni ushtrimet

Pa marrë parasysh shkakun për të cilin keni vendosur të shkoni në palestër, apo me cilindo rekreacion do të duhej t’i hidhnit një sy disa këshillave që duhet të ndërmerrni para se të filloni me ushtrimet, çfarë pajisjesh do duhej të keni me vete dhe si do të duhet të bashkëpunoni me trajnerin tuaj.


Para dhe pas ushtrimeve, si dhe para vrapimit, një tendosje apo një ngrohje paraprakisht është gjithmonë e detyrueshme. Gjatë peshëngritjes muskujt tuaj mund të kenë ngërçe, prandaj një ngrohje paraprake është e domosdoshme.


1. Rrobat
Nëse vendosni se me çfarë ushtrimesh do të merreni,veshja juaj duhet të jetë sa më komode, nuk duhet t’u shtrëngojnë dhe duhet të jenë prej pambukut për t’iu shmangur djersitjeve.


2. Jeleku
Gjithmonë përdorni një model ‘sportiv’, në mënyrë që gjoksi juaj të jetë më i shtrënguar gjatë aktiviteteve tuaja fizike.


3. Peshqiri dhe papuçet
Gjithmonë mbani me vete një peshqir dhe një palë këpucë, për t’u siguruar se do t’u shmangeni infeksioneve të mundshme. Prandaj mos ecni këmbë zbathur dhe lakuriq nëpër dhomën e ushtrimeve.


4. Mbathjet
Pjesa e poshtme e këpucës duhet të jetë më e fortë, në krahasim me atë të përparmen. Nëse keni vendosur që të merreni me tenis, pingpong, atëherë këpucët tuaja do të duhej të jenë të një niveli të ultë. Në ushtrime hyni me një palë këpucë të tjera, ndërsa ushtrimet i bëni me një palë të tjera.


5. Bashkëpunimi me instruktorin
Pra se të filloni ushtrimet, gjithmonë konsultohuni me trajnerin për gjërat e tua fillestare, mënyrën e jetës suaj dhe për qëllimet që doni të arrini. Detyrimisht e njoftoni nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike apo keni ndonjë pengesë.


6. Frymëmarrja
Është mjaft e rëndësishme që gjatë ushtrimeve të merrni frymë përmes hundës, ngase ashtu lodhja do të jetë më e pakët. Merrni frymë pandërprerë dhe sa më thellë të merrni frymë aq më pak lodhje do të ndieni.


7. Pini ujë
Me djersitjen tuaj gjatë ushtrimeve humbin edhe mineralet. Pra, gjatë ushtrimeve së paku konsumoni një litër ujë natyral. Nëse vendosni për ndonjë pije tjetër, atëherë vendosni për ato që përmbajnë vitaminën C.fitness


8. Nxehja
Ushtrimi nuk duhet të fillojë pa një ngrohje. Muskujt e përgatitur për ushtrime janë më elastik dhe më shumë i durojnë lodhjes, derisa një muskul i papërgatitur mund të pëlcasë.


9. Ushqimi dhe fitnesi
Shmanguni ushtrimeve me barkun plot, por edhe atyre ushtrimeve me barkun e zbrazët. Nëse jeni të uritur nuk do të keni energji dhe do të ndiheni i ligë. Para se të filloni ushtrimet, më së miri do të ishte të hani banane.


10. Ushtrimet dhe kilogramët
Nëse qëllimi kryesor i ushtrimeve për ju është largimi i kilogramëve shtesë , atëherë mos e teproni, dhe mos jini të kënaqur me rezultatet që tregon peshorja . Një pasqyrë më të qartë e japin dukja dhe gardëroba që keni veshur.


11. Mos i lini anash yndyrat
Është mjaft e rëndësishme që të mbani një baraspeshë për trupin tuaj dhe për të mos humbur yndyrën në përgjithësi. Yndyra është një masë energjetike e cila furnizon organizmin kur ka nevojë për të.