Pagine

Pergatitja e brumit te ardhur pa maja

Brumi i ardhur, apo brumi baze i pergatitur pa maja, eshte nje brume i fermentuar ne te cilin zhvillohen baktere dhe fermente natyrore, te cilat bejen te mundur ardhjen e brumit njelloj sikur ai te kishte maja.
Per kete qellim na nevojitet farine e tipit Manitoba (miell amerikan) sepse eshte nje miell i pasur me gluteine dhe rezistent per perpunime te gjate dhe nje starter apo nje sheqer.
Per te pergatitur brumin e ardhur nuk eshte e lehte, duhet durim si ne fillim derisa te fitoje aciditetin e duhur ashtu edhe ne fund, pasi ky lloj brumi duhet mbajtur gjithmone aktiv nepermjet freskimeve te herepashershme, te cilat do ti shohim me poshte.Ka nje seri menyrash per pergatitjen e ketij lloj brumi, por ne te 5receta.com perdorim kete me poshte:Perberesit per pergatitjen:

  • miell 250gr

  • kos i skremuar 250gr


Perberesit per freskimin apo mbajtjen aktive te brumit:



  • miell manitoba sa duhet

  • uje sa duhet


Pergatitja:




  1. Ne nje ene te bollshme perzjejme miellin me kosin dhe punojme derisa te perfitojme nje brume te bute si ai per byrek.

  2. I japim brumit formen klasike rrumbullake dhe e vendosim ne nje ene qelqi duke i bere dy prerje diagonale.

  3. Mbulojme ose me nje garze ose me qese guzhine. Ne rastin e dyte, qesja do te shpohet me qellim qe brumi te bjeri ne kontakt me ajrin qe te fermentohet.

  4. E leme ne nje ambient te qete ku te mos kete korrente ajri per 48ore. Tempetratura ideale eshte 26-28°

  5. Pas 48 oresh brumi do te jete paksa me i zbardhur ne ngjyre, me i holle dhe do te kete nje ere paksa acide. Nese paraqet shenja myku ne siperfaqe, hidheni sepse eshte shenje qe nuk ka sasine e ujit te duhur dhe rifilloni punene.

  6. Marrim pjesen e brendshme te brumit baze apo brumit maja ne sasine 200gr (pjesa tjeter se bashku me cipen do te hidhet) shtojme 200gr miell dhe 100gr uje. Punojme perseri dhe e veme ne nje vazo qelqi te bollshme dhe te larte, pasi brumi shton lehtesisht peshen.

  7. Kete here e leme per 24 ore.

  8. Njelloj si me siper perzjejme 200gr nga brumi i perfituar me 200gr  miell dhe 100gr uje, e leme te vije ...perseritim veprimin per 14 dite rrjesht

  9. Ne diten e 15 brumi juaj do te jete rritur dhe do te paraqese koshere te medha

  10. Per te kontrolluar nese eshte gati e punojme dhe e  leme ne temperature ambienti per 4 ore.  Duhet te  trefishoje vellimin. Brumi do te paraqese gjithmone hojet si ato te bletes

  11. Nje here ne jave e freskojme ne kete menyre: heqim cipen ne siperfaqe, perzjejme 300gr miell me 300gr brume dhe 150 per nje peshe totale 750gr.

  12. Brumi i perfituar do te perdoret si maja. Sasia e tij ne receta do te jete 30% e perberesve totale te recetes.


Shenim: kjo eshte zgjighja ideale per te gjithe ata qe jane intolerante ndaj majase te birres.


Me kete lloj brumi do te perfitoni receta me te shijshme si psh buke me krokante dhe me arome te paperseritshme :)

brumi




panzerotti

Si te gatuajme nje embelsire te shpejte


Embelsire e shpejte apo embelsire sprint, jo me kot e quajtem keshtu pasi ne 5 minuta embelsira juaj do te jete gati. Ja dhe pergatitja:
Bashkoni 250gr miell me 250gr sheqer, vaniljen e 250gr arra te shtypura. Bashkoni 2veze dhe nje te verdhe, perzjeni shpejt e shpejt dhe hidheni ne nje tave te veshur me leter furre. Pjekim ne temperature 200grade per 45minuta

Embelsira eshte gati. Ju befte mire!


torte e shpejte



Byrek me kungull

Byreku siç dihet eshte recete tradicionale e Korçes dhe Devollit, por e gjejme si pjate te njohur ne gjithe Shqiperine.
Byreku me kungull eshte nje ushqim me shije delikate, qe mund ta servirim qofte si pjate te kripur, qofte si pjate te embel.

PERBERESIT PER NJE TEPSI ME DIAMETER RRETH 40CM DUHEN:
-per brumin:

  • 550gr miell

  • kripe

  • uje sa duhet


-per gjellen:



  • nje kungull me madhesi mesatare

  • 2luge gjelle gjalpe

  • 2 gota qumesht

  • 2 veze

  • kripe sa duhet (ose sheqer nese vendosni ta beni te embel)

  • djathe i  bardhe 200 gr (mund edhe te mos e shtoni)


PERGATITJA:




  1. Zeme brumin per byrekun. Brumi duhet te jete i bute, pa kokrriza dhe duhet te punohet derisa te mos ngjitet neper duar, por masa te jete e shndritshme.

  2. Kemi pergatitur qe me perpara gjellen ne kete menyre: Lajme dhe qerrojme kungullin e me pas e presim ne kube te vogla me trashesi 4-5cm. Kubet do ti hedhim ne tenxhere me fund te gjere, i mbulojme me uje dhe leme te zjejne, fillimisht me zjarr te forte derisa te bjeri vale dhe me pas leme ne zjarr te ngadalte, derisa kungulli te jete zbutur kur te futni pirunin per ta provuar.

  3. heqim ne nje tas te thelle copat e zjerra dhe ndersa jane akoma te nxehta i kalojme ne mikser ose ne pamundesi i shtypim me pirun derisa te krijohet nje pure. shtojme gjalpin,qumeshtin vezet dhe kripen sipas rradhes te permendur dhe hedhim perseri ne tenxhere me flake te ulet, te zjeje ngadale perreth 5' pas renies ne vale. Masa qe do te perfitojme s'duhet te jetet as shume e lengshme as e thate, por nje pure pakez  e bute dhe homogjene.

  4. hapim peten e pare, shtrojme gjellen, duke thermuar sipas deshires dhe mundesise copa djathi te bardhe ne gjithe diametrin e petes. me pas mbyllim me peten e siperme, e lyejme me vaj luledielli ose copa gjalpi te prera holle dhe e futim ne furren e paranxehur ne temperature maksimale.

  5. Byreku eshte gati kur ka formuar cipen e kuqeremte lart edhe poshte. kontrollojme poshte me nje thike me maje rumbullake (me qellim qe mos shpojme peten)


Byreku eshte gati, ju befte mire!!!Byrek_me_kungull