Pagine

Petulla

Përbërësit



  • 0.5 L qumësht
  • 400 gr miell
  • 2 vezë
  • 1 lugë të vogël krip
  • 1 lugë pecivë


  • Qumështit ja shtojmë vezët, miellin, kripën dhe pecivën. Brumin që e fitojmë duke i përzier gjithë kta përbërës me lugë të madhe e hedhim në vaj të nxehtë dhe petullat i skuqim në të dy anët. Petullat servohen me djath, mjaltë, gjem etj…




    Dieta që na mbron nga tumoret

    Dieta në vazhdim është një këshillë e “American Cancer Society” për reduktimin e rrezikut për t’u prekur nga tumoret. Kjo dietë është e sugjeruar nga mjekët amerikanë, ndihmon edhe për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe në përgjithësi regjimit për një shëndet më të mirë.
    Ka vite që përsëritim se një dietë e shëndetshme dhe aktiviteti i duhur fizik na mbrojnë nga shumë lloje tumoresh. Por me kalimin e kohës, këshillat e marra dhe sugjerimet nga studimet e shumta, njëra më kontradiktore se tjetra, më shumë na kanë ngatërruar se sa na kanë qartësuar. Për të bërë diferencën na ndihmon guida e “American Cancer Society”, e publikuar kohë më parë në “Cancer Journal for Clinicians”. Në këtë publikim, ekspertët pas një pune përmbledhëse të literaturës shkencore u përgjigjen edhe pyetjeve më të shpeshta për ushqimet, pijet, substancat apo regjimet ushqimore mbi të cilat kemi pasur shumë dyshime në këto vite: për shembull ushqimet bio apo pijet e gazuara.

    Udhëzimet
    Aktualisht në guidën amerikane janë edhe rekomandimet e përgjithshme, mes të cilave: ndjekja e një diete të shëndetshme që bazohet te perimet, të zgjedhësh drithëra jo të përpunuara, konsumimi i mishit të kuq dhe aktiviteti fizik. Për t’i bërë më praktike këto këshilla, ekspertët janë bazuar shumë te numrat. Duke filluar nga 50-100k/kal në ditë, në mënyrë që të parandalohet shtimi në peshë. Mbajtja e një peshe trupore të shëndetshme, është një nga mjetet më të rëndësishme për të
    reduktuar rrezikun e tumoreve. Të paktën 150 minuta në javë duhet t’i kushtoheni aktivitetit fizik me intensitet të moderuar për çdo të rritur me peshë normale. Akoma shifra të rëndësishme: 5 porcione frutash dhe perimesh në ditë janë gjithashtu të rëndësishme për reduktimin e tumoreve.
    Çfarë të pimë?

    Dy gota me madhësi mesatare maksimumi për burrat dhe një për gratë janë njësitë e lejuara për pijet alkoolike sipas mjekëve. Limiti i sugjeruar merr parasysh efektet pozitive në sistemin kardiovaskular, si pasojë e konsumit të ulët të alkoolit, sepse nëse do të ishte vetëm për parandalimin e tumoreve, do të ishte më mirë të mos futej alkool në gojë. Këto janë vetëm rekomandimet e përgjithshme, po në guidë përmenden edhe faktorë që lidhen me dietën dhe aktivitetin fizik, të lidhura sa më fort me rrezikun për disa lloje tumoresh dhe që mund të kenë një domethënie më të madhe, sidomos për ata që kanë një lloj familjariteti me këto lloj sëmundjesh. Mes këtyre këshillave më specifike, përveç kontrollit të peshës, një aktiviteti fizik të përshtatshëm dhe një konsumi të mirë të frutave dhe perimeve gjenden edhe këshilla më pak të njohura nga të gjithë ne. Për shembull, për të reduktuar rrezikun e tumoreve të prostatës (tumori më i përhapur mes meshkujve) shtohet në veçanti edhe kufizimi i kalciumit dhe fakti që të mos kalohet me ushqime dhe pije sasia e rekomanduar për këtë element. Për të reduktuar rrezikun e tumorit të gjirit (më i shpeshti mes tumoreve që prekin femrat) i jepet shumë rëndësi edhe reduktimit të pijeve alkoolike. Po ashtu duhet thënë se faktori më i rëndësishëm duket se është konsumi i përgjithshëm i alkoolit dhe jo lloji i pijes alkoolike që konsumohet.
    Mishi i kuq

    Për të reduktuar rrezikun e tumoreve në zorrën e trashë, theksi vihet mbi të gjitha te rëndësia për të kufizuar konsumin e mishit të kuq të përpunuar dhe alkoolit, te zgjedhja e drithërave integrale, të mos zbresësh nën nivelin e rekomanduar të kalciumit dhe të sigurosh nivele të mjaftueshme të vitaminës D. Për të reduktuar rrezikun e tumorit në stomak, nënvizohet në veçanti zvogëlimi i konsumit të kripës, turshive dhe mishrave të përpunuar, ndërsa për të ulur rrezikun e prekjes nga kanceri në ezofag, në veçanti rekomandohet kufizimi i alkoolit (dhe aq më tepër i duhanit) dhe ushqimeve tepër të nxehta. “Në çdo rast, edhe pse dieta për reduktimin e rrezikut për t’u prekur nga tumoret është në një linjë me atë të sugjeruar për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe në përgjithësi për një shëndet më të mirë, e rëndësishme është të mos vendosim se çfarë duam të parandalojmë, por çfarë duhet të bëjmë për të përmirësuar stilin tonë të jetesës”, tregojnë mjekët. 

    Pesë hapa për të mposhtur lodhjen

    Filxhani i dytë i kafesë nuk është zgjidhja e vetme për të mposhtur lodhjen. Duke ndryshuar disa gjëra në rutinën tuaj ditore, ju mund të ndjeheni më të kthjellët – dhe pozitiv – gjatë gjithë ditës.




    Zgjidhni mëngjesin e duhur

    Duke e ngarkuar veten me ushqime të shpejta me pak vlera kalorike, është një mënyrë jo e shëndetshme për të ulur nivelet e energjisë. Fillojeni ditën duke ngrënë një mëngjes të shëndetshëm të pasur me fibra, karbohidrate, dhe proteina, për të mbushur organizmin me karburant dhe për të shmangur atë krizën e mëngjesit të vonshëm

    Gjeni kohë për t’u stërvitur

    Të gjesh kohë për stërvitje gjatë një dite të ngarkuar mund të duket e pamundshme, por rritja e nivelit të endorfinave dhe dhënia energji trupit tuaj përmes lëvizjeve është një prej mbrojtjeve më të mira kundër lodhjes. Dhe qoftë gjëja e parë në mëngjes, gjatë drekës, ose pas punës, stërvitjet e vazhdueshme mund t’u ndihmojnë të gjumë më të thellë dhe të zgjoheni më të kthjellët.

    Lëngje, lëngje, lëngje

    Të qenit i hidratuar është një prej mënyrave kyçe për të pasur një tretje të shëndetshme, lëkurë shkëlqyese dhe për të luftuar lodhjen. Ju mund të befasoheni kur mësoni se të qenit i lodhur është një prej shenjave të para të dehidrimit, andaj mbajeni ujin me veti kurdo që jeni në lëvizje.

    Jepni vetes pushime të shkurtra

    Madje edhe një ecje prej pesë minutash në ajrin e freskët dhe në dritë natyrale mund të përmirësojë edhe energjinë edhe humorin tuaj. Nëse jeni aq të dërmuar sa nuk mund të dilni nga zyra, bëni ca
    shtrirje muskujsh në tavolinën tuaj, të cilat lehtësojnë stresin nga shpatullat, qafa, shpina dhe duart, për të ndihmuar të qëndroni të fokusuar.


    Fikni pajisjet elektronike para gjumit

    Është e qartë se gjumi i mjaftueshëm çdo natë e mban trupin tuaj të funksionojë në potencialin maksimal. Por nëse vazhdoni t’i mbani pajisjet tuaja elektronike të ndezura derisa bëni gjumë, kjo mund të çrregullojë shprehitë tuaja të gjumit dhe gjendjen tuaj në mëngjes. Më e mira është të fikni gjithçka 20 minuta para se të shkoni në shtrat, për t’i lejuar trupit kohë të adaptohet në mënyrë natyrale dhe të bie në gjumë të thellë.