Pagine

Supe pule e prere me veze dhe limon

Në këto kohë të ftohta dimri ku gripi është gjithmonë nëper këmbë, është e vetmja që të ngre në këmbë dhe të bënë të ndihesh ngrohtë.

 PERBERSIT: për 4 persona

  •  pjes pule (kofsha ,krah,gjoks) 
  •  1 karrot 
  •  1 kungull 
  •  1 vez
  •  1 limon 
  •  majdanoz 
  •  pak gjalp
  •  krip dhe piper te zi 
  •  1 qep
  •  1 deg selinoje
  •  1 patate vogel 

 PERGATITJA: Në një ene të bollshme zijeni copat e pulës me 1 qep,1 karrot dhe degën e selinos në 1 litër ujë reth 1 orë.Më pas filtroni lëngun e përfituar dhe coptoni mishin e pulës nga kockat.Ruajeni mënjanë. Prisni në kubike shumë të vegjël karrotën e mbetur,kungullin dhe pataten,shtoini në lëngun e pulës dhe vërini përseri në zjarrë për 15 minuta derisa perimet të jen zier.Shtoni pak gjalp dhe mishin e pulës të prerë në copa të vogla.Shtoni pak ujë nëse ka nevojë sepse supa nuk duhet të rezultoj kremoze por jo e trash.Kriposeni dhe regulloni me piper të zi dhe majdanozë të grire imët. Ndërkohë rrihni një vez me lëngun e limoni.Hiqeni supën nga zjarri dhe priteni me vez dhe limon.Përzijeni shpejtë në këte mënyre veza do gatuhet por nuk do mpikset. Shërbejeni të nxehtë.

Ju befte mire !

Pispili me dhalle - Receta + Fotografi

Tituj alternative te recetes per regjionin e Kosoves (Leqenik me presh).

Perberesit

  • Gjysem kg.miell misri
  • 1 kg presh (prasa) te zjerre
  • 200 gr djathe ose gjize
  • 2-3 veze
  • 3-4 luge kos (qe ia hedhim preshve)
  • dhe 2-3 filxhane caji kos qe ia hedhim persiper
  • 3-4 luge vaj ulliri (sipas deshires)


    Lyejme tepsine me vaj dhe shtrojme nje shtrese mesatare me miell misri,hedhim perberjen presh-gjize-veze-kos,pastaj shtrojme nje shtrese tjeter miell misri,me pas kosin ne te gjith siperfaqen e tepsise,ne fund 3-4 luge vaj ulliri dhe e veme te piqet ne 200 grade.

Sallam Çokollate

Përbërësit

  • 150 g sheqer
  • 3 të verdha veze
  • 80 g gjalpë
  • 4 lugë kakao e hidhur
  • 200 g biskota “digestive”

Hedhim në gotën e mikserit sheqerin, të verdhat e vezëve, gjalpin e shkrirë e kakaon dhe i përziejmë. Shtojmë biskotat dhe vazhdojmë përzierjen derisa të bëhet brumë i ngjeshur, ku biskotat të mos humbasin fare, por vetëm të jenë grirë trashë. Hedhim brumin mbi tryezë për t’i dhënë formën e sallamit. E mbështjellim me letër varaku dhe e lëmë në frigorifer të paktën një natë.