Pagine

Manchester United fiton ndaj Aston Villas

Manchester United fiton ndaj Aston VillasMysafirët, të cilët gjatë këtij sezoni kanë befasuar duke mposhtur gjigantët si Arsenal, Manchester City apo Chelsea, filluan fuqishëm takimin. Ata kaluan në epërsi përmes një goli të shënuar nga Ashley Westwood nga goditja e lirë, pas vetëm 13 minutash lojë.


Por Djajtë e Kuq e morën veten shpejt duke barazuar me anë të Wayne Rooneyt në minutën e 20-të të takimit. Në fund të pjesës së parë, sulmuesi anglez shënoi edhe golin e dytë të takimit, kësaj here nga penaltia.


Siguria për United erdhi pas gati një orë lojë, kur Juan Mata shënoi për të parën herë e fanellën e Manchester United (57’).


Në minutat e fundit të takimi Javier Hernandez shënoi edhe një tjetër gol, për të vulosur fitoren e thellë të kampionëve në fuqi të Ligës Premier.
Adnan Januzaj e filloi ndeshjen nga karrigia e rezervave, duke zëvendësuar SHinji Kagawan në minutën e 68-të të takimit.


Me këtë fitore, United mbledh 54 pikë në pozitën e shtatë, 9 pikë larg pozitës së katërt, që pushtohet nga Arsenali, pozitë e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Xherdan Shaqiri shkëlqen në barazimin e Bayernit

Xherdan Shaqiri shkëlqen në barazimin e BayernitXherdan Shaqiri ka shënuar një gol në barazimin prej 3-3 të Bayern Munichut ndaj Hoffenheimit në Allianz Arena.Për Bayernin ishte kjo një ndeshje shumë e parëndësishme, pasi që veç se ata e kanë festuar titullin e kampionit.


Modeste kaloi mysafirët në epërsi pas 23 minutash lojë, para se Pizzarro të shënonte pas asistimit të Shaqirit për 1-1 (31′).


Pas një pozicionimi të mirë në zonë ishte Shaqiri ai që mposhti portierin rival për 2-1 (34′), kurse Pizzarro kaloi në epërsi vendasit për 3-1.


Salihovici ngushtoi disavantazhin në minutën e 44 për 3-2.


Në pjeën e dytë vazhdoi dominimi i Bayernit por Hoffenheimi ishte këmbëngulës dhe arriti të shënonte për 3-3 në mbrojtjen jo aq stabile të Bayernit.


Me këtë rezultat edhe përfundoi sfida. Ndeshja nuk ka rëndësi për pozicionimin tabelar të Bayernit, pasi bavarezët janë shpallur kampionë javën e kaluar. /telegrafi/

Treg i përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë

Treg i përbashkët energjetik Shqipëri-KosovëMinistria e Energjetikës dhe Industrisë së Shqipërisë ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se, do të bashkëpunojë me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, për krijimin e një tregu të përbashkët energjetik midis dy vendeve.


Dy ministrat e dikastereve përkatëse, Damian Gjiknuri dhe Fadil Ismajli pohuan bindshëm se, këtë herë do të përkushtohen maksimalisht me qëllim që kjo nismë të zyrtarizohet dhe të intensifikohet puna për këtë nismë bilaterale, njoftojnë medie nga Tirana.


Ky bashkëpunim i rëndësishëm do të nisë për linjën Prizren-Kukës. Për këtë linjë punimet do të zgjasin 2 vjet dhe do të kurorëzohet me linjën e Interkonjeksionit. Ministrat nuk dhanë detaje të tjera për sa i takon afateve se kur do të nisë dhe përfundojë ky treg i përbashkët energjetik.