Pagine

Korçë: I akuzuari për transport tritoli i bie murit me kokë në gjykatë

Korçë: I akuzuari për transport tritoli i bie murit me kokë në gjykatëNjë incident i pazakontë ndodhi ditën e sotme në Gjykatën e Korçës, teksa po jepej masa e sigurisë ndaj katër personave të akuzuar për transport të lëndëve eksplozive. 


Njëri nga të akuzuarit, Sergei Cenolli, 22 vjeç goditi murin e gjykatës me kokë, në gjendje mjaft të rënduar emocionale. Goditja qe aq e fortë sa cenolli humbi ndjenjat.


Veprimi i tij erdhi në shenjë proteste ndaj masës së sigurisë, pasi gjykata e la në burg atë së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë.


Bëhet fjalë për katër të arrestuarit e disa ditëve më parë, gjatë operacionit të policisë, të koduar “Lozhan”. Kujtojmë se në këtë operacion u bë i mundur sekuestrimi i 66 kallëpeve tritol, si edhe sekuestrimi i disa armëve të zjarrit.


Në këtë operacion, u arrestuan, VasiljanPlasari, 19 vjeç, Sergei Cenolli, 22 vjeç, Halil Agolli 26 vjeç dhe Ledjon Shupe 20 vjeç.


Të sipërpërmendurit ishin duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Korçës me një automjet,dhe u kapën përkatësisht në fshatin Lozhan, duke transportuar tritol.

Ndërmarrjet e rrezikuara

Ndërmarrjet e rrezikuaraJo të gjitha ndërmarrjet e privatizuara me metodën e spin off-it special kanë përmbushur obligimet e kërkuara në bazë të kontratës.


Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, thonë se nga 26 ndërmarrje të privatizuara me metodën e spin off-it special, që nënkupton mosndryshim të veprimtarisë, si rrjedhojë e përmbushjes së obligimeve, nga monitorimi janë liruar 19 ndërmarrje.


Si pasojë e mospërmbushjes së kontratave, Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka tërhequr aksionet tri ndërmarrjeve, kurse në monitorim të mëtutjeshëm mbesin edhe katër ndërmarrje.


Në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, Ylli Kaloshi, zëdhënës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, tregon se ndërmarrjet që aktualisht janë nën monitorim, janë “Tobaco”, “NBI Suhareka”, “Miniera e Goleshit” dhe “Jugoterm”.


Edhe pse Miniera e Goleshit është nën monitorim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pronari i ri, është në përfundim të investimeve, pasi miniera ka qenë komplet e shkatërruar.


Kjo minierë, që gjendet në komunën e Lipjanit, në vitin 2007 është shitur 810 milionë euro, 16 milionë euro ishin zotuar investime, ndërkaq deri në fund të vitit të parë, pronari i ri, kishte premtuar se do të punësonte 355 punëtorë.


Kompania blerëse është “Iming”, një kompani kroate që udhëhiqet nga kosovarë me shtetësi kroate. Pronari i kësaj kompanie, Hysni Zogaj, tregon se deri më tani ka investuar rreth 23 milionë euro, ndërkaq në fund të muajit prill pritet të fillojë prodhimi në minierë.


“Do të thotë i kemi përmbushur premtimet për 200 për qind dhe në këta muaj do të investohen edhe katër milionë euro. Në jemi duke investuar qe shtatë vjet me radhë, për shkak se ka qenë komplet e shkatërruar. Tashmë asgjë të vjetër nuk ka. Në këtë minierë janë të punësuar 120 punëtorë”, tregon Zogaj.


Ekspertë për çështje ekonomike, pohojnë se minierat e Kosovës paraqesin formën më të rëndësishme për zhvillimin ekonomike në të ardhmen.


Lumir Abdixhiku, drejtor i Institutit “ RIINVEST”, për dështimin e këtyre minierave i fajëson institucionet vendore. Ai thotë se autoritetet kompetente asnjëherë nuk janë treguar të gatshme për përpunimin, menaxhimin, shitjen e këtyre minierave dhe mbledhjen e taksave pas shitjes.


“Deri më tani gjithmonë ka qenë një pjesë e një amullie të përgjithshme, pa ide të qarta se sa janë benifitetet e Kosovës nga përdorimi i këtyre minierave, po më shumë ka pasur interesa politike dhe partiake për shfrytëzimin e tyre”.


“Pra, pasuria e ardhshme që do të shfrytëzohet pas privatizimit dhe pas shitjes së ndërmarrjeve publike, do të jenë minierat. Unë pres një betejë të fortë politike, partiake në radhë të parë, në relacion me shfrytëzimin e këtyre pasurive”, thotë Abdixhiku.


Edhe miniera tjetër e Strezovcit, që gjendet në Kamenicë, është blerë nga i njëjti pronar. Pronari ishte zotuar se do të investonte mbi 14 milionë euro, ndërkaq deri në fund të vitit të parë blerësi kishte premtuar se do të punësonte deri në 238 punëtorë.
Në pamundësi të përmbushjes së premtimeve, Agjencia Kosovare e Privatizimit, tashme ia ka tërhequr aksionet, dhe kjo ndërmarrje shumë shpejt pritet të ri-tenderohet.

Në Francë fuqizohet ekstremi i djathtë

Në Francë fuqizohet ekstremi i djathtëVotuesit francezë i drejtohen të dielën kutive të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore, ku ekstremi i djathtë pritet të konsolidojë rezultatin e mirë të votimeve të para.


Në bazë të ligjit francez, në raundin e dytë votohet për dy forcat politike që grumbulluan më shumë preferenca, nëse asnjëra prej tyre nuk fiton mbi 50% të votave në raundin e parë.


Ndonëse mori pjesë në një numër të kufizuar zonash zgjedhore, Fronti Kombëtar i Marine le Pen regjistroi një rritje të ndjeshme në votime, ndërsa fitoi edhe disa qytete e komuna, përfshi qytetin e Henin-Beaumont në veri të vendit.
Fronti Kombëtar u rendit i dyti edhe në qytetin e madh të Marsejës, ku të dielën rivotohet.


Kryeministri i vendit, Jean-Marc Ayrault i kërkoi votuesve që të mbështesin çdo kandidat, pavarësisht partisë që përfaqëson, që do të vendoset përpara zgjedhjeve të Frontit Kombëtar.


Fronti i Marine le Pen (në foto) është një parti euroskeptike, anti-emigracion dhe që kërkon daljen e Francës nga Bashkimi Europian, si dhe tërheqjen nga euro e Schengen.Sipas korrespondentëve, suksesi i Frontit Kombëtar i detyrohet pjesërisht edhe popullaritetit gjithmonë e më në rënie të presidentit Hollandez.