Pagine

Bujar Nishani, presidenti i ri i Republikës


Në orën 19:00 të mbrëmjes së të hënës Kuvendi i Shqipërisë i dha fund maratonës dramatike dhe aspak të zakonshme të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Ai është Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, kandidimi i të cilit erdhi pas dy tërheqjeve surprizë
të kandidatëve të mëparshëm të mazhorancës qeverisëse, gjykatësit kushtetues Xhezair Zaganjori, i tërhequr më 8 qershor, pas raundit të tretë dhe ajo më surprizë akoma, e ekonomistit nga shoqëria civile, Artan Hoxha mesditën e së hënës, kur pritej të niste raundi i katërt. TCH

Nessun commento:

Posta un commento