Pagine

Sa ikin dritat, hajdutët zhvasin shtëpitë dhe dyqanet

Me date 01/06/12, rreth ores 15:30 si rrezultat i nje defekti qe ndodhi ne linjen 220 kV Tirana 2 - Rrushbull, per efekt sigurie, OST ka stakuar linjen 35 kV Shijak-Vore-Manz. Per pasoje nenstacioni Manzes dhe konsumatoret qe furnizohen prej tij kane mbetur pa energji. Specialistet dhe punojesit e OST-se kane dale ne terren dhe po punojne per riparim sa me shpejt te ketij defekti. Në zonat periferike në fshatra hajdutët zhvasin shtëpitë dhe të gjitha vjedhjet po bëhen natën. Më pas të gjithë mallrat e
vjedhur shiten në tregun e zi me çmime disa herë më pak se vlera reale dhe policia e ka të vështirë t’i sekuestroje mallin e grabitur. Duket se kjo ka bërë që një numër i madh kërkesash për armë mbajtje pa leje t’i drejtohen Policisë së Durrësit. Pa asnjë shkak energjia është ndërprerë dhe vazhdon të ndërpritet në një grafik të nisur prej më shumë se tre javësh në të gjithë zonën duke nisur nga Spitalla, Porto- Romano, Ish- Këneta dhe Shkozeti, por më tragjike është situata në Bashkitë Sukth, Manëz, Shijak dhe në komuna të tjera. Rriten kërkesat e banorëve në polici për t’u pajisur me çifte sepse deri tani kallashi ska bo derman. 

Nessun commento:

Posta un commento