Pagine

Fileta pule - recete kineze

Kjo eshte nje recete gatimi kineze. Per te kursyer kohe mund te perdorni nje konfeksion perimesh te perziera te ngrirjes dhe i kaurdisni pak ne tigan pa i shkrire me pare.
Per ta prere pulen me lehte kur ajo eshte e shkrire e leme vetem per 15' ne ngrirje sa te ngurtesohet vetem pak ne menyre qe ti presim ne shirita te rregullt.

Perberesit per 4 persona:

  • 1 karote e madhe e prere ne shirita
  • 100gr mashurka te pastruara dhe te prera ne copa
  • nje spec i kuq i pastruar nga farat dhe i prere ne shirita
  • 100gr brokoli me lulet e ndare
  • 2 fileto pule
  • 3 luge vaj
  • 6 qepe te grira
  • 1 thelb hudher i qerruar
  • nje cope xhenxhefil i njome i grire
  • 20cl leng pule
  • 1 luge niseshte
  • 3 luge salce soje
  • 2 luge sheqer
  • kripe

Pergatitja:

  1. Hedhim ne uje te vluar me kripe mashurkat, specin dhe brokolit dhe i kullojme pas 2'. Perseritim operacionin me karoten. Presim pulen ne shirita te holla rreth 1,5cm gjeresi.
  2. Ne nje tigan kaurdisim qepen sa te zverdhet,po keshtu dhe karotat me hudhren. Shtojme qepen dhe vazhdojme gatimin per 2 min.
  3. Bashkojme brokolit,specin, mashurkat dhe xhenxhefilin, e shuajme me lengun e pules dhe e leme te zjeje 5' me zjarr mesatar.
  4. shperndajme niseshten mbi perimet dhe mishin, shtojme salcen e sojes dhe sheqerin. Perzjejme mire dhe kripim derisa salca te trashet.

Pjata eshte gati, ju befte mire!

SHENIM: Meqenese koha e gatimit te recetes eshte e shkurter, zjejme te gjitha perimet sa duhet me perpara .




Nessun commento:

Posta un commento