Pagine

Si te gatuajme nje Pulë Gjahtari

Përbërsit (4-6 persona):




  • Rreth 2 kg kofsha pule, ose një pulë e plotë e prerë në copa për servirim, ose 1 kg mish i bardhw pule pa eshtra

  • Kripë

  • 2 lugë të gjellës vaj ulliri

  • 1 qepë, e prerë në rriska të holla nga rrënja deri te cepi

  • 1 spec i madh i kuq, ose 2-3 speca të gjelbërt më të vegjël, të prerë në rriska

  • 250 gr këpurdha, të prera në rriska

  • 2 thelbinjë hudhër, të grirë

  • Gjysëm gote verë të bardhë ose të kuqe

  • 2-3 gota domate të grira se bashku me lëngun e tyre

  • ½ luge e çajit biber të zi

  • 1 lugë e çajit trumzë e tharë (thyme në gjuhën angleze)

  • 1 lugë e çajit oregano të tharë


Gatimi:


Kriposni copat e pulës në të gjitha anët. Nxeni vajin e ullirit në një tigan në temperaturë të mesme. Fërgoni me rradhë copat e pulës në mënyrë që mos ta mbingarkoni tiganin me mish. Fërgoni copat në secilën anë nga 5 minuta derisa të rreshket lëkura lehtësisht. Kur të përfundoni fërgimin, lëreni pulën anash. Shtoni dhe pak vaj nëse nuk keni vaj të mjaftueshëm në tigan.


Shtoni pastaj specat e prerë në rriska, qepën dhe këpurdhat në tigan dhe fërgoni derisa qepa të bëhet e tejdukshme dhe lëngu i këpurdhave të jetë avulluar, diku rreth 10 minuta. Shtoni hudhrën dhe fërgoni për 1 minut më tepër.


Shtoni verën në tigan dhe zieni derisa të përgjysmohet. Pastaj shtoni domatet, trumzën, origanon, biberin e zi dhe një lugë të vogël kripë. Zieni perimet për 5 minuta tjera dhe pastaj vendosni kofshat e pulës në tigan.  Ulni zjarrin dhe mbuloni pjesërisht tiganin me kapak. Zieni pulën në temperaturë të ultë për 30 deri ne 40 minuta duke i rrotulluar copëzat e pulës herë pas here.


Ky specialitet mund të pregatitet edhe me mish të bardhë të pulës dhe koha e zierjes do të jetë më e shkurtë.


pulë

Nessun commento:

Posta un commento