Pagine

Hallva

Hallva eshte nje embelsire e perhapur dhe e njohur ne gjithe shqiperine, me ndryshimin qe çdo zone ka menyren e vet te personalizuar. Pra, hallva, ne disa zona gatuhet me mjell misri, te tjera me miell gruri, perzjerje mes te dyjave. Me kujtohet qe gjyshja ime thooshte , qe idealja ishte qe hallva te realizohet me miell ermik, ne mos gaboj eshte ajo qe ne supermarket mund ta gjeni me emrin semola.Recete per hallve:

PERBERESIT:

  • 1 filxhan çaji vaj luledielli ose gjalpe

  • 3 filxhane çaji miell

  • 2 filxhane çaji sheqer

  • 4 filxhane uje


Pergatitja:


Ne nje tenxhere te thelle dhe te gjere hedhim lyren, e leme te nxehet pak dhe me pas bashkojme miellin dhe e trazojme shpejt e shpejt me lugen e drurit me qellim qe te mos formohen kokrriza. Zjarri duhet te jete i ulur ne minimum ne kete faze me qellim qe mielli te mos digjet por te formoje nje ngjyre te kuqe te erret.Pikerisht kur shohim se eshte skuqur sa duhet bashkojme ujin e nxehte, te cilin e kemi vene qe me pare ne zjarr dhee kemi perzier me sheqerin.

Vazhdojme te trazojme hallven me luge druri derisa ta kete pire komplet ujin.Ne kete moment mund ta ngrem vetem pak flaken, por asnjehere te larte, pai rrezikojme qe hallva te formoje korre.

Gjate pjekjes, ne nje ene tjeter, mbajme pak uje te nxehte, te cilin gradualisht do ta hedhim mbi hallven nese shohim qe eshte thare teper.

Hallva eshte gati kur e tregon lyren nga siper dhe kur ngjyra e saj eshte kafe e erret si fotografia e recetes.


Ju befte mire!


hallva

Nessun commento:

Posta un commento