Pagine

Pjeshka


Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 180gr sheqer
  • 225ml vaj
  • 3 lugë qumësht
  • 1 kese vanill sheqer
  • 2 kese pluhur për pjekurina
  • 450gr miell

Për fillin:
  • 350gr marmeladë
  • dhe thermijat e pjeshkave

Përgatitja:


Përziejmë vezët me sheqer dhe i shtojmë vajin e përziejm mirë deri sa të bashkohet masa.Qesim qumështin,vanill sheqerin dhe i përziejm përsëri.Në fund i qesim 2 kese pluhur për pjekurina 3 lugë miell i përziejmë dhe i lëmë në frigorifer përafërsisht 2 orë.(në një enë plastike)
Pas 2 orësh e nxjerrim nga frigoriferi dhe ia qesim miellin ngadal jo te gjith pernjëher duke e përzier.Mandej e qesim mbi tavolinë dhe me duar e formojmë një brum deri sa nuk ngjitet për duar.
E ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i qesim në tepsi me letër të yndyrshme.
I pjekim n temperaturë 170*C per 15-20 minuta.
Kur te piqen i lëmë të ftohen pak dhe i marrim i grryejme përfundi deri sa të bëhet nje hapësirë e mjaftueshme për mbushje.
Thërmijat i përziejmë me marmeladë dhe me këtë i mbushim pjeshkat.I ngjesim nga 2 copa bashkë.
Pjeshkat i shtijmë në ngjyrë të kuqe(qe përdoret për ushqim)nga njëra anë dhe nga ana tjetër në ngjyrë të verdhë.Ne fund rrotullohen në kokos ose sheqer.

Nessun commento:

Posta un commento