Pagine

Andrej Kiska pro pavarësisë së Kosovës

Andrej Kiska pro pavarësisë së KosovësFilantropisti dhe ish-biznismeni Andrej Kiska e ka fituar garën presidenciale në Sllovaki, duke e mundur presidentin aktual, Robert Fico.



Ky i fundit e ka pranuar humbjen, pak kohë para përfundimit të numërimit të rezultateve, kur u bë e qartë se Kiska fitoi.


Kosova ka qenë një prej temave të shumta të politikës së jashtme që janë diskutuar në fushatë dhe kandidatët kanë pasur qëndrime të ndryshme, raporton KTV.


Derisa presidenti në largim njihet si kundërshtar i madh i pavarësisë së Kosovës, presidenti i ri ka thënë se nuk e kupton si është e mundshme që Sllovakia të jetë një nga vetëm 5 vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.


Ai ka thënë se Bratisllava duhet të sillet në raport me Kosovën, njëjtë sikurse shumica e shteteve të BE-së. Kiska ka hedhur poshtë krahasimet që bëhen ndërmjet Kosovës e Krimesë, apo edhe me gjendjen e hungarezëve në Sllovaki.


Zgjedhja e tij në këtë post mund të ndikojë pozitivisht në njohjen nga ky shtet.


Nessun commento:

Posta un commento