Pagine

Autobusi përplaset me kamionin, 15 të vdekur në Brazil

Autobusi përplaset me kamionin, 15 të vdekur në BrazilNjë ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin Manaus në Brazil. Një autobus është përplasur kokë më kokë me një kamion.


Si pasojë e aksidentit të rëndë raportohet se kanë humbur jetën 15 persona. Mes viktimave ishte edhe një grua shtatzënë si edhe një fëmijë 18 muajsh.


Autoritetet kanë shpallur tre ditë zie në qytet për nder të viktimave të aksidentit, i cili cilësohet si më i rëndi në histori në Manaus.

Nessun commento:

Posta un commento