Pagine

Haxhi Krasniqi, kampion i botës në WBO International

Haxhi Krasniqi, kampion i botës në WBO InternationalHaxhi Krasniqi është shpallur kampion i botës (WBO International) në peshat gjysmë të rënda, pasi ka mposhtur me nokaut (KO) Emmanuele Danson.


Në këtë ndeshje Haxhi Krasniqi, i cili në Gjermani njihte si Robin Krasniqi për shkak të nënshtetësisë gjermane që ai posedon, hyri si jofavorit.


Kjo për shkak se Emmanuele Danso, kundërshtari i mbrëmjes është mbret i nokauteve (KO), por jo më – pasi që Haxhi Krasniqi ia ka bërë bajat.


Nuk ka pasur asnjë gjasë Danso ndaj boksierit tonë, i cili në raundin e shtatë arriti ta rrëzojë në dysheme duke e lënë atë pa asnjë gjasë për t’u ngritur në një KO të radhës nga Haxhiu.


Ky ishte dueli i 44-të për Haxhiun, e 41 prej tyre i ka fituar dhe vetëm tre i ka humbur, dy humbje prej të cilave i pësoi në fillim të karrierës si profesionsit.


Dueli u zhvillua në Potsdam dhe kjo ishte disfata e parë e Dansos. Në duelin e radhës kampioni i ri i WBO International do të takohet me Sergey Kovalev, një tjetër kampion bote i pamposhtur.


Titulli i kampionit të botës WBO International për Haxhi Krasniqin ndoshta është edhe një dhuratë e vogël për të, para ditëlindjes që ai e feston më 1 prill.

Nessun commento:

Posta un commento