Pagine

NISMA: Po abuzojnë me shtetin

NISMA: Po abuzojnë me shtetinNë asnjë vend në vendet e BE-së nuk ka qeverisje me pesë zëvendëskryeministra e mbi 40 zëvendësministra. Ky veprim është dhurim i posteve dhe i parave publike në vendin më të varfër të Evropës.

Ky është abuzim i skajshëm i pushtetit të marr nga populli – tha Kryetari i Partisë më të re në Kosovë, Nisma, Fatmir Limaj.


Ai këto komente i bëri gjatë e themelimit të Këshillit Iniciues në qytetin e Rahovecit, ku me këtë rast u mbajt edhe një tubim, ku tha se Rahoveci ka potencial të madh bujqësor, por shtoi se ka mungesë investimi strategjik dhe kjo e bllokon për ta kthyer atë në vend eksportues.


“ NISMA do ti kushtojë rëndësi të veçantë sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit të bizneseve të vogla e të mesme. Për të përkrahur ekonominë tonë, të gjithëve na duhet një sistem energjetik i qëndrueshëm. Energjia është një ndër sektorët që duhet të fuqizohet e mos të bllokohet siç ka ndodhur deri më tani.


Koha ka ardhur që secili qytetarë të mendojë dhe reflektojë se a dëshirojmë të vazhdojmë me këtë trend të shkatërrimit të shtetit, të thellimit të krizës dhe varfërisë apo duam ndryshime. NISMA mendon që koha ka ardhur për ndryshime. Prandaj, NISMA është e juaja dhe te gjithë ne duhet të nisemi drejt ndryshimit”, ka thënë në fund Limaj.


Kryetari i Këshillit Kombëtar z. Jakup Krasniqi ka thënë se Nisma për Kosovën ka ardhur në Rahovec për të kërkuar ndryshimin për qytetarin rahovecian, për njeriun tonë kudo që jeton në vendin tonë.


“ Nisma për Kosovën nga ju Rahovecianët kërkon besën për të ndërtuar shtetin e se drejtës me votën tuaj, për fëmijët tanë.


Brezi ynë, pesëmbëdhjetë vjet pas lirisë se fituar me sakrifica të shumta, s’ka si mos të ndihemi të pakënaquri me institucionalizimin e lirisë se fituar me gjak. UÇK-në ende nuk po e shohim vlerë të përbashkët kombëtare”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij, ky brez ka obligim ta institucionalizoj lirinë, por kjo nuk bëhet pa vullnetin politik për shtetin e se drejtës.


Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS, Jakup Krasniqi ka thënë se Kosovës i duhet një Strategji e zhvillimit ekonomik, politika të qarta fiskal që stimulojnë investimet, bizneset dhe janë në shërbim të shtetit social.
Ndërsa kryetari i Nisma për Kosovën në Rahovec, Sadik Krasniqi ka thënë se, qytetaret e Rahovecit për plot 15 vite ende vazhdojnë të kenë zhgënjime për situatën në Kosovën. Sipas tij, edhe Rahoveci është pjesë e kësaj gjendje të rëndë.

Nessun commento:

Posta un commento