Pagine

Problemi i Barçës është Neymar

Problemi i Barçës është Neymar[esll id="64823987" description=""]


Një prej legjendave të Barcelonës, Johan Cruyff beson se Neymar është problemi më i madh sot për sot në “Camp Nou” dhe kjo si pasojë e pagës stratosferike që merr braziliani.


22-vjeçari u transferua nga Santosi në fillim të këtij sezoni dhe menjëherë u bë një nga lojtarët më të paguar, duke parakaluar edhe disa prej yjeve veteranë të blaugranave.


Për Cruyff, sulmuesi i ri nuk i ka treguar ende vlerat e vërteta, ndërkohë që disa prej shokëve të tij brenda skuadrës mund të jenë të pakënaqur për shkak të pagës që përfiton.


“Neymar është një problem te Barcelona. Ai mund të jetë një lojtar i madh dhe askush nuk e vë në diskutim, por nuk është normale që të marrësh një futbollist në moshën 21-vjeçare dhe ta paguash më shumë se të tjerët që kanë fituar gjithçka. Askush nuk mund të jetë Zoti në moshën 21-vjeçare. Përveç të tjerash, te Barça ndodhet lojtari më i mirë i botës dhe një djalosh 21-vjeçar nuk mund të jetë figura kryesore. Kjo është e pamundur në futboll. Ndoshta kur të jetë 26 vjeç po, por jo 21 vjeç”, është shprehur legjenda hollandeze.


Në lidhje me rezultatin e El Clasicos, legjenda holandeze deklaroi se që këtej e tutje, çdo ndeshje në La Liga do të jetë një finale për të tre pretendentët, Realin, Atleticon e Barcelonën.


[/esll]

Nessun commento:

Posta un commento