Pagine

Provokon diplomati rus në Kosovë: Rusia nuk fal!

Provokon diplomati rus në Kosovë: Rusia nuk fal!Shefi i Zyrës së Federatës Ruse në Prishtinë, Andrei Shugorov, tha se shkatërrimi i sovranitetit të shteteve filloi në Serbi dhe në Kosovë dhe se Rusia nuk do të harrojmë atë që ndodhi atëherë.


Duke folur në veri të Mitrovicës në promovimin e librit të Jelena Guskovës, “Kosova, lufta dhe kushtet e paqes”, ai tha se pas Kosovës nisën të shkatërrohen shtetet tjera, ndërsa Kosovës ia lë fajin edhe për ngjarjet në Irak, Iran, Libi, Siri, Afganistan , Egjipt dhe Ukrainë!


“Askush nuk është i vetëdijshëm dhe nuk e ka kuptuar se Rusia i ka kufijtë deri ku mund të durojë. Kolegët perëndimorë i shkelën ata kufij”, tha ai duke shtuar se “Rusia këtë nuk ua fal”!


Sipas Shugurovit, Rusia punoi 25 vjet me Perëndimin që të ketë raporte partneriteti, po kjo shkoi kot dhe Rusia nuk është gati më për kompromise në dëm të “vëllezërve sllavë”, raporton Blic, transmeton Telegrafi.


“Shpresoj që nuk ju bie lufta ndërmend. Qëndrimi i Rusisë është parimor: nuk do të ndërrojmë qëndrimin ndaj Kosovës”, thotë ai, duke shtuar se ishte në Prishtinë më 17 mars, “në liturgjinë për viktimat e vitit 2004”.


“Më vinte turp se si nuk ishte me mua asnjë përfaqësues perëndimorë, që atëherë nuk ia dolën ta ndalin dhunën e as nuk kishin dëshirë ta bënin këtë”, tha ai.

Nessun commento:

Posta un commento