Pagine

Revoltohen qytetarët e pejes, paralajmërojnë protestë masive, shkak vrasjet

Revoltohen qytetarët e pejes, paralajmërojnë protestë masive, shkak vrasjetNjë protestë masive deri në 15 mijë protestues pritet të mbahet të premten në Pejë. Kjo për arsye të pasigurisë dhe vrasjeve të shumta që po ndodhin në këtë komunë.


Arbër Taraku, njëri nga organizatorët e kësaj proteste ka thënë për “Zëri” se qytetarëve të komunës së Pejës iu është imponuar kjo protestë për shkak të pasigurisë së madhe në këtë komunë.


“Këtu po ndodhin vrasje të shumta dhe shteti nuk po reagon, ne jemi të shqetësuar si qytetarë të komunës së Pejës, dojmë me ditë se a jemi edhe ne pjesë e këtij shteti apo jo, a kujdeset dikush për sigurinë tonë apo jo”, ka thënë Taraku.


Sipas tij marshi protestues do të niset nga qendra e qytetit për të kaluar më pas tek prokuroria, policia dhe gjykata.


Taraku thotë se pritet të dalin deri në 15 mijë njerëz.


Ndërsa shton se në qoftë se nuk kanë ndonjë përgjigje nga Kryeministri i vendit, ministri i drejtësisë dhe ai i punëve të brendshme, protestat e tyre nuk do të ndalen./zeri/

Nessun commento:

Posta un commento