Pagine

Studentët e Univeristetit të Prishtinës kërcënojnë me bojkot të mësimit

Studentët e Univeristetit të Prishtinës kërcënojnë me bojkot të mësimitKryetari i Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, Rifat Krasniqi, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se studentët janë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë në pamundësi për t’i kryer shërbimet studentore në fakultet pasi që administrata ndodhet në grevë.


“Hyrja në grevë e punonjësve të administratës të Fakultetit tonë ka krijuar një gjendje jo të mirë, ku studentët nuk mund të bëjnë asgjë, pasi që administrata është ajo që çdo herë është në kontakt me studentin dhe i ofron shërbime Studentit”.


“Ne si përfaqësues të Studentëve në këtë njësi Akademike dhe pas mbledhjes së mbajtur të mërkurën nga anëtarët e këshillit morëm vendim që nëse greva nuk ndërpritet këtë javë, ne si Këshill i Studentëve do solidarizohemi me punonjësit e administratës duke bojkotuar mësimin në javën e ardhshme, pasi që asnjë shërbim nuk mund të kryhet në këtë gjendje”, thuhet në komunikatë, raporton Kosovapress.


Sipas këtij këshilli, studentët shpresojnë që kërkesat e punonjësve të administratës të UP-së të realizohen sa më parë dhe që gjendja e krijuar në UP të normalizohet.


Por Këshilli Grevist i administratës së UP-së ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e bëra. Me gjithë propozimet e dhëna nga Ushtruesi i Detyrës së Rektorit, Anton Berishaj dhe kryetarja e Këshillit Drejtues, Shefkije Islami, ata do vazhdojnë me grevën.


Nga data 19 mars 2014 punëtorët e administratës të njësive akademike në kuadër të UP-së kanë marrë vendim të hyjnë në grevë të përgjithshme, e cila në fillimin e saj rezulton me moskryerjen e punëve të përditshme administrative.


Sipas Këshillit Grevist, varësisht nga rrjedha e situatës greva mund të zgjerohet dhe të aplikohen edhe forma të tjera të revoltës, “si pasojë e një hegjemonie e cila është manifestuar ndaj strukturave të punëtorëve të administratës në kuadër të njësive akademike duke qenë të diferencuar nga pjesa e administratës qendrore të UP-së”.

Nessun commento:

Posta un commento