Pagine

Banka Qendrore Europiane nuk ndryshon interesat

Banka Qendrore Europiane nuk ndryshon interesatBanka Qendrore Europiane (BQE), i ka mbajtur të pandryshuara normat e interesit dhe nuk ofroi mbështetje për rimëkëmbjen e brishtë të Eurozonës, pavarësisht rënies së inflacionit në nivelin më të ulët në 4 vitet e fundit.


Në kohët e fundit politikëbërësit kanë shfaqur gatishmërinë për të ulur normat e interesit nën zero dhe në mënyrë efektive kanë akuzuar bankat se nuk po lehtësojnë kushtet e kreditimit. Megjithatë, në konferencën për mediat, Presidenti Mario Draghi nuk përjashtoi mundësinë e blerjes së bonove, ashtu si ka vepruar Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia.


Madje një pjesë e vogël e investitorëve parashikonin se norma bazë e interesit do të ulej në 0.1 për qind. “Rimëkëmbja e ekonomisë në Eurozonë do të vazhdojë gradualisht, pavarësisht hapit të ngadaltë të zgjerimit. Sa i përket inflacionit të ulët, banka po vlerëson masën e kërcënimit të deflacionit dhe është e gatshme të ndërhyjë në treg”, deklaroi Draghi.


Raportet e publikuaratreguan se inflacioni në 18 vendet e Eurozonës ra në 0.5 për qind, por kjo rënie sipas Draghit, ishte e pamjaftueshme për veprim të menjëhershëm, pavarësisht shqetësimeve të ekonomistëve se blloku rrezikon të bjerë në një spirale të rënies së çmimeve dhe rritjes së dobët ekonomike.

Nessun commento:

Posta un commento