Pagine

Edhe koalat mund të bëjnë ‘selfie’

Edhe koalat mund të bëjnë ‘selfie’Ato janë një ndër kafshët më përfaqësuese të Australisë dhe përdoren shpesh nga vizitorët, të cilët bëjnë fotografi gjatë vizitave të tyre në kopshtin zoologjik.


Por tani duket se koalat i kanë marrë gjërat “në putrat e tyre”. Tre koala, të quajtura Bruce, Aaron dhe Bill, që jetojnë në Kopshtin Zoologjik “Wild Life” në Sidnei, i kanë bërë foto vetes, teksa po përtypnin gjethe ekualipti.


Një sensor lëvizjeje e lejon aparatin fotografik që “të dijë” kur subjekti ndodhet i pozicionuar saktë përpara kamerës dhe bën që të shkrepen automatikisht tre fotografi. Kjo do të thotë se koalat ishin të afta që t’i bënin foto vetes, në momentin kur ndodheshin para lenteve të aparatit, i cili ishte i pozicionuar në një nga degët e pemës.


Tre koalat treguan se nuk kishin aspak turp para kamerave. Ato dukeshin të mahnitura nga aparatit dhe bënë poza të këndshme.

Nessun commento:

Posta un commento