Pagine

Erick Thohir konfirmon qëndrimin e Mazarrit

 Erick Thohir konfirmon qëndrimin e MazarritPronari i Interit, Erick Thohir ka konfirmuar trajnerin Valter Mazzarri pas spekulimeve të fundit se ai rrezikon të shkarkohet pas serisë së rezultateve negative në Serie A. Biznesmeni nga Indonezia ka shfaqur mbështetjen e tij për strategun italian, nëpërmjet një sms-i të dërguar nga Xhakarta.


“Vazhdojmë përpara së bashku duke programuar sezonin e ri duke marr parasysh se me gjendjen aktuale do të shkojmë në Europa League”, shkruante në sms-ën e dërguar nga Thohir, të publikuar nga e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.


Mazzarri ka qenë në dyshim pas serisë së rezultateve të dobëta të zikaltërve që në ndeshjen e barazuar 2:2 në transfertë ndaj Livornos edhe pse ishin në avantazh 2:0 pas pjesës së parë.
Tpohir ka folur edhe për të ardhmen e disa lojtarëve:


“Në fund të sezonit do të flasim me futbollistët dhe me trajnerin. Kur flasim për ndërtimin e Interit duhet ta bëjmë sa më parë sepse ka për të filluar botërori në Brazil”


Më pas ai foli edhe për problemet e skuadrës: “në Livorno ka pasur gabime nga disa lojtarë. Duhet të rikthehemi të tregojë lojën tonë më të mirë për të fituar pikë. Kemi një tjetër ndeshje nesër dhe do të ketë shumë presion” përfundoi intervistën e tij presidenti I Interit. Zikaltrit nesër do të përballen me Bolonjën. Ndërsa ndodhen në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 49 pikë.

Nessun commento:

Posta un commento