Pagine

Kosova e Maqedonia me memorandum bashkëpunimi për qasje në dokumentet publike

Kosova e Maqedonia me memorandum bashkëpunimi për qasje në dokumentet publikeZyra për Komunikim me Publikun e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik i Republikës së Maqedonisë kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit në lëmin e mbrojtjes të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.


Në emër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, marrëveshjen e ka nënshkruar Drejtori i Zyrës për Komunikim me Publikun, Arianit Bytyçi, ndërsa në emër të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik i Republikës së Maqedonisë, marrëveshjen e ka nënshkruar zëvendësdrejtori i këtij komisioni, Blerim Iseni.


Palët nënshkruese janë dakorduar që në përputhje me legjislacionet respektive nacionale të realizojnë bashkëpunim në lëmin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.


Bashkëpunimi do të realizohet nëpërmjet konsultimeve dhe koordinimit të ndihmës teknike dhe administrative.

Nessun commento:

Posta un commento