Pagine

“Ora e re gjeologjike” tregon kohën e formimit të Hënës

formimi henesHëna e Tokës është formuar 65 milionë vjet më përpara sesa është përcaktuar në vlerësime të mëparshme, sipas një studimi të publikuar ditën e mërkurë, i cili përdori një mënyrë të re për të përllogaritur ditëlindjen e satelitit të vetëm natyror të një planeti 4.47 miliard vjeçcar.


Goditja e Tokës nga mega-asteroidi, i cili krioji copëza që më vonë formuan Hënën, duket se ka ndodhur 95 milionë vjet pas lindjes së sistemit diellor, tregoi kërkimi i publikuar në numrin e kësaj jave të revistës “Nature”.


Gjetja zbulon, me një shkallë saktësie prej 99.9%, disa vlerësime të mëparshme, sipas të cilave ndikimi i formimit të Hënës ndodhi rreth 30 milionë deri në 40 milionë vjet pas formimit të sistemit diellor, afërsisht 4.58 miliard vjet më parë.


Studimi i ri bazohet në 259 simulime kompjuterike të mënyrës sesi ka evoluar sistemi diellor nga një disk primordial i embrioneve planetare që rrotullohen rreth Diellit. Programet simulojnë goditjet dhe bashkimet e trupave të vegjël, derisa ato shkrihen në planete shkëmborë, të cilët ekzistojnë sot.


Me anë të kësaj ore gjeologjike, hapi i fundit në formimin e Tokës ishte një trup në madhësinë e Marsit, që e goditi rreth 95 milionë vjet pas formimit të sistemit diellor.


“Ne mendojmë se trupi që goditi Tokën dhe përfundoi me formimin e Hënës, qëndroi afër Tokës. Një fraksion i vogël i masës së saj dhe disa materiale nga Toka u përhapën në hapësirë për të formuar Hënën,” tha në një intervistë astronomi John Chambers, i Institutit Carnegie për Shkencën në Uashington.


Rezultatet krijojnë një mister tjetër edhe më të madh lidhur me faktin pse disa planetë, si Marsi, janë formuar relativisht shpejt, ndërsa të tjerët, si Toka dhe Venusi, kanë marrë më tepër kohë./shekulli/

Nessun commento:

Posta un commento