Pagine

Samsung fillon të ofrojë shërbimin “Smart Home” në Kore dhe SHBA

Samsung fillon të ofrojë shërbimin “Smart Home” në Kore dhe SHBAKompania Samsung prezantoi shërbimin e saj “Smart Home” në konferencën CES në janar këtë vit, dhe po fillon të ofrojnë shërbimin në Kore dhe SHBA.


Më shumë shtete të tjera do të shtohen gjatë këtij viti. “Samsung Smart Home” ndërlidh së bashku televizorët e mençur dhe pajisjet e tjera elektroshtëpiake me një smartfon, kështu që ju mund të kontrolloni disa pajisje përmes një aplikacioni.


Për shembull, një përdorues mund ti thotë “Natën e Mirë” Televizorit, dhe çdo pajisje tjetër e ndërlidhur do të fiket automatikisht. Aplikacioni gjithashtu lejon përdoruesit të kontrollojnë gjendjen e pajisjeve elektroshtëpiake edhe kur nuk gjendeni në shtëpi. Për shembull ju mund të kontrolloni makinën larëse dhe të vendosni cilësimet që kur të ktheheni në shtëpi ti keni gati rrobat e lara.


Përdoruesit mund të regjistrohen në aplikacionin “Samsung Smart Home” me llogarinë e tyre Samsung dhe mund ta shkarkojnë nga Samsung Apps ose Google Play. Një aplikacion i ndarë “Smart Home” do të jetë i disponueshëm “së shpejti” për pajisjet teknologjike trupore, ndërsa një tjetër aplikacion për modelet e televizorëve të mençur do të jetë i disponueshëm në muajin prill. Për të siguruar të dhënat e përdoruesve, Samsung thekson se aplikacioni do të jetë i enkriptuar.


Për më tepër, Presidenti i Samsung-ut dhe njëkohësisht Drejtori i divizionit të pajisjeve Media Center, WonPyo Hong thotë se kompania ka plane të përhapet me shërbimin në fjalë në zona “me potencial të lartë zhvillimi” duke përfshirë në këtë shërbim edhe menaxhimin e energjisë dhe sigurinë e shtëpisë. Po ashtu, kjo kompani ka plane të implementojë këtë teknlogji edhe në produkte të tjera si Smart Bulb, Samsung Gear Fit (Ora e mençur). (PCWorld Albanian)

Nessun commento:

Posta un commento