Pagine

Tata Martino: Dështim nëse eliminohem nga Liga e Kampionëve

Tata Martino: Dështim nëse eliminohem nga Liga e KampionëveMartino thotë se do të ishte dështim për Barcelonën nëse ata eliminohen nga Liga e Kampiionëve nga Atletico Madrid.


Blaugranët dështuan të nxjerrin fitore ndaj Atleticos për të katërtën herë këtë sezon, duke barazuar 1-1 në takimin e parë çerekfinale të garës evropiane, me Neymar që barazoi rezultatin, pas golit të parë të shënuar nga Diego.


Megjithatë Martino është ndarë më se i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra e tij, dhe është optimist para ndeshjes së kthimit që zhvillohet të mërkurën e ardhshme në Vicente Calderon.


“Të mos arrijmë në gjysmëfinale do të ishte dështim për mua. Ne merituam më shumë nga ndeshja e parë, por unë jam plot vetëbesim duke parë mënyrën se si ne luajtëm. Ne treguam intensitet për 90 minuta”.


“Nuk ka mërzi, vetëm kënaqësi. Shansi i vetëm i Atleticos përveç atij goli, erdhi nga shpërndarja e keqe e topit nga Jose Pinto herët në ndeshje”.


“Por, goli i Diegos madje më bën të dua të qaj, ishte një gol aq i mahnitshëm”, ka thënë Martino.

Nessun commento:

Posta un commento