Pagine

Vritet fotoreporterja gjermane në Afganistan

Vritet fotoreporterja gjermane në AfganistanZyrtarët afganë thonë se një polic qëlloi dy gazetare të huaja sot, duke vrarë njerën dhe duke plagosur tjetrën, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vendit.


Autoritetet thonë se polici është arrestuar. Motivi i sulmit ende nuk dihet.


Gazetarja e qëlluar për vdekje u identifikua si 48-vjeçarja Anja Niedringhaus, fotoreportere gjermane. Gazetarja e plagosur është Kathy Gannon që punon për agjencinë Associated Press.


Incidenti, në prag të zgjedhjeve presidenciale, ndodhi brenda një rajoni policie në provincën Khost, në afërsi të kufirit me Pakistanin.


Grupi Taleban ka thënë se do të përdorë dhunë për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve.


Ky ishte sulmi i tretë vdekjeprurës kundër gazetarëve në tri javët e fundit ndërsa është shtuar dhuna në prag të zgjedhjeve kombëtare dhe lokale të së shtunës.

Nessun commento:

Posta un commento