Pagine

Si te gatuajme nje gulash Ungarez

Gulash ungarez eshte nje nga pjatat me te njohura te gastronomise Ungareze, pjate qe perpiqet te imitohet si ne Evrope ashtu edhe pertej oqeanit.
Gulashi ka pak pune per pergatitjen, por  ja vlen pasi shija e tij e veçante e dhene nga mishi i viçit qepa, domatja dhe perdorimi i piperit te kuq.
Origjina e kesaj pjate eshte e varfer pasi sherbente dikur si ushqim per barinjte, te cilet nuk zoteronin shume per te ngrene. Vete fjala gulyas do te thote bari.Ne shekullin e XVII gulashi pati suksesin e merituar pasi u be i njohur ne shtresat e pasura te shoqerise.PERBERESIT:

  • 1liter leng mishi

  • 500gr patate

  • 1thelb hudher

  • 1 karote

  • 400gr qepe

  • 50 gr sallo

  • 50gr piper i kuq

  • 800gr mish viçi ose lope pjesa e shpatulles

  • 2 speca jeshile

  • 1 domate



PERGATITJA:




  1. Grijme holle qepen dhe e veme ne tenxhere me sallon dhe pak vaj ulliri nese deshironi, duke bere kujdes qe te mos skuqet por te zverdhet, per 15' Shtojme edhe hudhren e grire.

  2. nderkohe presim mishin ne kube prej 3cm dhe e bashkojme me qepen duke trazuar per ca minuta duke pasur kujdes gjithmone qe te mos digjet qepa.

  3. Bashkojme piperin e kuq dhe e leme te zjeje ne zjarr te ngadalte perreth 1 ore e 30'. Nuk duhet te kete nevoje per uje,por nese po shtini nje garuzhde leng mishi.

  4. Presim specat jeshile ne kubike te vegjel, ndersa patatet i presim te medha sa copat e mishit.Pastrojme dhe domaten nga farat dhe e presim dhe ate ne copa te vogla.

  5. Bashkojme te gjitha perimet e grira me mishin, perveç patateve.Shtojme lengun e mishit dhe leme te zjeje akoma per 1 ore ne zjarr te ngadalte, me kapak.

  6. Bashkojme patatet dhe leme te zjeje akoma 30' duke trazuar here pas here.

  7. Ne  fund te zjerrjes duhet te rrezultoje nje gjelle e trashe dhe e lidhur.


Pjata mund te serviret me pilaf ose njoki.


Ju befte mire!


Si te gatuajme cervish me mishin e pules

Cervishi me mish pule dhe pete te pjekura eshte recete gatimi tradicionale Kosovare. Ne shume qytete te Shqiperise gatuhet pa pete disa me miell gruri e disa zona me miell misri.



PERBERESIT:




  • 1pule ose 1kg kofshe pule

  • 200 gr pete te holla si per bakllava

  • 1 qepe

  • 15 luge gjelle misri

  • 200gr gjalpe

  • piper i kuq

  • piper i zi

  • kripe, sa duhet




PERGATITJA:




  1. Zjejme mishin e pules me qepen e grire, piperin e kuq dhe te zi dhe kripen.

  2. skuqim miellin e misrit ne gjalpe derisa te marri ngjyre te kuqeremte.

  3. E shuajme me lengun e pules te nxehte duke trazuar vazhdimisht me qellim qe te mos formohen kokrriza.

  4. Ne tave kemi pjekur petet dhe i kemi copetuar. Derdhim mbi to çervishin dhe shtrojme felat e pules.

  5. Veme ne furre te mari faqe te kuqeremte perreth 15-20' ne furre te parangrohur.

  6. Nese deshironi mund te shtoni ne leng hudher te shtypur


Receta eshte gati. Ju befte mire!cervishe



Receta per torte me biskota

Torta me biskota eshte nje torte shume e shijshme e vleresuar sidomos nga me te vegjlit. Ne permbajtjen e kesaj torte ka qumesht, çokokrem, panna dhe biskota.
Lloji i biskotave quhet "pan di stelle" por ne pamundesi mund te perdorni dhe biskotat Ringo apo çfaredolloj tjeter me kakao.



PERBERESIT:




  • 600gr biskota

  • 400gr çokokrem

  • 500ml panna

  • 500ml qumesht

  • kakao e hidhur




PERGATITJA:




  1. Eshte e rendesishme qe perpara se te nisni torten te keni lene panen te pakten 3 ore ne frigorifer dhe gjithashtu nese mundeni lini 30' dhe enen ku do ta rrihni.

  2. rrahim panen derisa te formohet mire shkuma dhe te jete e qendrueshme. Nese eshte e nevojshme shtojini pak sheqer pluhur.

  3. Zhytim ne qumesht biskotat 1 nga 1 pa i lene shume, pasi edhe duke ndenjyr ne frigorifer torta ato do te zbuten.

  4. shtrojme biskotat nje nga nje ne enen ku do te bejme torten.

  5. Mbulojme me 1/3 shtrese te kremit panna  duke e niveluar mire.

  6. me nje shiringe ose sac à poche shperndajme mbi panen çokokremin.

  7. Mbulojme me nje shtrese te dyte biskotash te lagura me qumesht dhe perseritim proçeduren si me lart me nje shtrese tjeter panna dhe çokokrem.

  8. Vazhdojme ne te njejten menyre deri ne fund. sipas preferencave mund te lini shtresen e fundit ose pana ose biskota. Nese shtresa e fundit eshte panna, atehere mund ta sperkatni ate me kakao dhe  te lini tek- tuk shenjen e yllit. Per kete qellim mund te prisni leter guzhine ose alumin ne forme ylli dhe te vini mbi pjesen qe doni te "shpetoni" nga mbulimi me kakao.

  9. Shikoni fotot per torte.