Pagine

Si te gatuajme nje trahana



Pergatitja e trahanas eshte tradite jo vetem Shqiptare por edhe ballkanase si psh ne Greqi  gjejme nje varietet recetash gatimi me terhan te embel apo dhe te tharte.

Edhe ne vendin tone varion gatimi sipas krahines: disa pergatitin trahana  te embel me qumesht e gjalpe, disa me kos, disa me qepe domate e piperka apo dhe me leng mishi.

Si pergatitet trahanaja me qumesht e gjalpe?

 

 

 

 

Per 1kg miell duhen:

  • 2gota qumesht

  • gjalpe 2 luge gjelle (100 gr)

  • 1luge gjelle kripe



PERGATITJA:


Per trahanane duhet miell i cilesise se pare, me permbajtje te larte gluteni.

Zeme brumin duke perdorur perberesit e mesiperm. Brumi duhet te rezultoje i forte, mos e pije gjithe mjellin. Si eshte gati e pluhurosim me miell, e mbulojme dhe e leme te vije per 2-3 dite.

Pastaj e hapim copa- copa ne çarçafe te paster, e leme te thahet pak dhe e shkoqitim me dore e me pas e kalojme ne site te ralle. e leme te thahet mire dhe e vendosim ne qeska pelhure, jo plasmasi.

Ruhet ne vende te thata dhe pa lageshti.



Per terhana me kos menyra e pergatitjes do te jete e njejte ndersa perberesit do te jene: 1kg miell, 1gote kos dhe 1luge gjelle kripe.

trahana

Si te gatuajme nje gulash Ungarez

Gulash ungarez eshte nje nga pjatat me te njohura te gastronomise Ungareze, pjate qe perpiqet te imitohet si ne Evrope ashtu edhe pertej oqeanit.
Gulashi ka pak pune per pergatitjen, por  ja vlen pasi shija e tij e veçante e dhene nga mishi i viçit qepa, domatja dhe perdorimi i piperit te kuq.
Origjina e kesaj pjate eshte e varfer pasi sherbente dikur si ushqim per barinjte, te cilet nuk zoteronin shume per te ngrene. Vete fjala gulyas do te thote bari.Ne shekullin e XVII gulashi pati suksesin e merituar pasi u be i njohur ne shtresat e pasura te shoqerise.PERBERESIT:

  • 1liter leng mishi

  • 500gr patate

  • 1thelb hudher

  • 1 karote

  • 400gr qepe

  • 50 gr sallo

  • 50gr piper i kuq

  • 800gr mish viçi ose lope pjesa e shpatulles

  • 2 speca jeshile

  • 1 domate



PERGATITJA:




  1. Grijme holle qepen dhe e veme ne tenxhere me sallon dhe pak vaj ulliri nese deshironi, duke bere kujdes qe te mos skuqet por te zverdhet, per 15' Shtojme edhe hudhren e grire.

  2. nderkohe presim mishin ne kube prej 3cm dhe e bashkojme me qepen duke trazuar per ca minuta duke pasur kujdes gjithmone qe te mos digjet qepa.

  3. Bashkojme piperin e kuq dhe e leme te zjeje ne zjarr te ngadalte perreth 1 ore e 30'. Nuk duhet te kete nevoje per uje,por nese po shtini nje garuzhde leng mishi.

  4. Presim specat jeshile ne kubike te vegjel, ndersa patatet i presim te medha sa copat e mishit.Pastrojme dhe domaten nga farat dhe e presim dhe ate ne copa te vogla.

  5. Bashkojme te gjitha perimet e grira me mishin, perveç patateve.Shtojme lengun e mishit dhe leme te zjeje akoma per 1 ore ne zjarr te ngadalte, me kapak.

  6. Bashkojme patatet dhe leme te zjeje akoma 30' duke trazuar here pas here.

  7. Ne  fund te zjerrjes duhet te rrezultoje nje gjelle e trashe dhe e lidhur.


Pjata mund te serviret me pilaf ose njoki.


Ju befte mire!


Si te gatuajme cervish me mishin e pules

Cervishi me mish pule dhe pete te pjekura eshte recete gatimi tradicionale Kosovare. Ne shume qytete te Shqiperise gatuhet pa pete disa me miell gruri e disa zona me miell misri.



PERBERESIT:




  • 1pule ose 1kg kofshe pule

  • 200 gr pete te holla si per bakllava

  • 1 qepe

  • 15 luge gjelle misri

  • 200gr gjalpe

  • piper i kuq

  • piper i zi

  • kripe, sa duhet




PERGATITJA:




  1. Zjejme mishin e pules me qepen e grire, piperin e kuq dhe te zi dhe kripen.

  2. skuqim miellin e misrit ne gjalpe derisa te marri ngjyre te kuqeremte.

  3. E shuajme me lengun e pules te nxehte duke trazuar vazhdimisht me qellim qe te mos formohen kokrriza.

  4. Ne tave kemi pjekur petet dhe i kemi copetuar. Derdhim mbi to çervishin dhe shtrojme felat e pules.

  5. Veme ne furre te mari faqe te kuqeremte perreth 15-20' ne furre te parangrohur.

  6. Nese deshironi mund te shtoni ne leng hudher te shtypur


Receta eshte gati. Ju befte mire!cervishe