Pagine

Si te gatuajme supe me karkaleca dhe finok



Supe me karkaleca dhe finok
Një supë lluksoze dhe me pak kalori – ideale për momente të veçanta.

Përbërësit:

  • 500 gr karkaleca të mëdhenj

  • 4 lugë gjelle vaj ulliri

  • 1 qepë e madhe, e grirë

  • 1 finok i madh, i grirë (i ruajmë gjethet e vogla jeshile)

  • 2 karrota të grira

  • 150 ml verë e bardhë

  • 1 lt lëng peshku (në mungesë të tij përdorim lëng perimesh ose ujë)

  • 1 lugë gjelle konjak i cilësisë së mirë

  • 400 gr domate konservë

  • ½ lugë çaji paprika

  • 150 ml krem qumështi

  • kripe sa duhet


Përgatitja:
Qërojmë kakalecat. Skuqim kokat dhe guackat në vaj ulliri për rreth 5 minuta. Shtojmë qepën, karrotat dhe finokun. Vazhdojmë të skuqim për rreth 10 minuta të tjera duke përzierë vazhdimisht. Hedhim verën dhe konjakun. E lëmë të reduktohet plotësisht vera dhe pastaj shtojmë domatet, lëngun e peshkut, kremin e qumështit, paprika dhe kripë. Gatuajmë për rreth 30 minuta. Ndërkohë copëtojmë 2/3 e karkalecave. 2 minuta para se të jetë gati supa shtojmë dhe karkalecat. Heqim nga zjarri. Nxjerrim karkalecat e pa copëtuar nga supa dhe i ruajmë të ngrohtë. Kalojmë supën në blender deri sa të bëhet plotësisht kremoze. Kthejmë karkalecat e pa copëtuar në supë, rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë menjëherë të garnirur me gjethet e finokut.

supe me karkaleca dhe finok

Recete per embelsire, kuleçe pashke

Kjo eshte nje recete gatimi per diten e pashkes, eshte nje embelsire e thjeshte dhe e shpejte.

Perberesit:






  • 2gota miell

  • 3luge gjelle sheqer

  • 2luge gjelle gjalpe

  • 2 te verdha veze

  • 1zarf maja pluhur per embelsira

  • pak kripe

  • arra




Pergatitja:



  1. Tretim ne uje majane dhe 1/4 e sasise te miellit duke pergatitur nje brume si per petulla. Mbulohet me pak mjell siper dhe e leme te vije.

  2. Pjesen tjeter te brumit e veme ne planin e punes me nje grope ne mes dhe e bashkojme me brumin e ardhur. Shtojme gjithashtu gjalpin, te verdhat e vezeve dhe sheqerin. Punojme brumin dhe po te jete i forte i hedhim pak qumesht qe ta zbutim.

  3. Lihen te vijne , me pas punojme brumin dhe i japim format e deshiruara.

  4. sperkatim me arra te thermuara ose sipas deshires mund te veproni si ne figure.

  5. Vendosim ne tepsi te mbuluar me leter furre, leme perseri te vije brumi dhe pjekim ne temperature 220-230°


Ju befte mire!embelsire pashke


Si te gatuajme midhjet

Kjo eshte nje recete e thjeshte dhe e shpejte se si te gatuajme midhjete. Mund te serviret si antipaste ose si pjate e dyte me baze peshku.


Perberesit:

  1. 1/2 gote vaj ulliri

  2. 2-3 thelpinj hudher

  3. piper i zi nje sasi e mire

  4. majdanoz

  5. 2kg midhje


Pergatitja:



  1. Hapi i pare dhe me i "lodhshmi" eshte pastrimi i midhjeve 1 nga 1 duke ju hequr qimet qe dalin jashte dhe me pas duke pastruar me thike te gjitha papastertite e guackes. Lajme mire disa here ne uje te bollshem duke i ferkuar me njera-tjetren.

  2. Pasi kemi lene te kullojne ujin midhjet, veme nje ene me fund te gjere dhe te thelle ne zjarr me vajin dhe hudhren dhe shtojme midhjet.

  3. Mbulojme enen me kapak dhe leme ne flake te larte aq kohe sa te gjitha midhjet te hapen. Gati ne fund te gatimit shtojme pierin e zi dhe majdanoz sipas deshires. Mbulojme edhe per 1' me kapak dhe pjata eshte gati

  4. Keshillohet te serviret e ftohte.


 midhje