Pagine

Ramush Haradinaj premton 70 mijë vende pune

Ramush Haradinaj premton 70 mijë vende puneKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, së bashku me koordinatorin për Zhvillimi Ekonomik në AAK, Ramiz Kelmendin e kanë shpalosur platformën e këtij subjekti politik për zhvillimin ekonomik të Kosovës.


Lideri i AAK-së, ka deklaruar se Platforma e AAK-së, për Zhvillim dhe Punësim, jo vetëm që siguron zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të punës, por, sipas tij, vetvetiu e ndryshon gjendjen në Kosovë.


Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh koordinator për Ekonomi e Zhvillim në AAK, Ramiz Kelmendin, ka deklaruar se me implementimin e këtij projekti mundë të krijohen deri në 70 mijë vende pune.

Si te ndezim makinen ne mengjese te ftohta

Nese temperatura bie nen zero gjate nates, ju mund te hasni ne veshtiresi ta ndizni makinen tuaj. Nese jetoni ne vende ku gjate dimrit netet jane te ftohta, duhet te pergatiteni per kete problem. Pergatitja proaktive ju siguron qe makina te ndizet edhe nese eshte shume ftohte.


Bllok ngrohesiNese keni bllok ngrohesi te instaluar ne makine, eshte gjeja me e mire qe mund te beni per te ndihmuar ne ndezjen e motorrit pas nje nate te acarte. Bllok ngrohesi e ngroh ftohesin e makines suaj dhe ndihmon lengjet te mos ngrihen ne motorr. Nese keni njohuri qe ate nate do te jete shume ftohte, kyceni ngrohesin. Por, nese edhe nuk e keni ditur dhe ne mengjes e kuptoni qe ka qene shume ftohte, atehere kycja e ngrohesit ne ate kohe e arrine efektin pas 30 deri 60 minuta.

Bateria (Akumulatori)

Kur te tentoni ta ndizni makinen tuaj pas nje nate te ftohte, keni kujdes mos ta harxhoni baterine. Ideja eshte qe mos ta mbani ne qelsin ne pozicionin e ndezjes gjate perderisa nuk ndizet. Tentoni serish brenda 5 deri 10 sekonda. Nese serish nuk ndizet, mos tentoni per rreth 1 minuti ta ndizni. Degjoni me vemendje zhurmen e ndezjes. Nese dobesohet, atehere bateria juaj eshte gati te harxhohet e tera. Dhe nese bateria harxhohet, atehere duhet te lidhni baterine permes kabllove me nje bateri te makines tjeter qe eshte e ndezur.

Kurseni Energjine Elektrike

Pasi qe gjasat jane mjafte te medha qe bateria te harxhohet gjate tentimeve te deshtuara, atehere fikni te gjithe elektroniken ne makine. Sigurohuni qe radio eshte fikur, dritat, GPS, ngrohesi i brendshem dhe cdo paisje tjeter qe konsumon energji elektrike.

Gazi

Nese makina juaj ka motorr me karburator, manovroni me pedalin e gazit gjate ndezjes. Jepni pak me shume gaz se qe beni zakonisht por mos abuzoni me te. Nese e ndieni aromen e karburantit atehere ka gjasa qe e keni mbushur motorrin me karburant.

Nese keni makine te re (1995 e larte) mos e shtypni pedalin e gazit gjate ndezjes. Sistemi i injeksionit e furnizon vete motorrin me karburant te mjaftueshem ne bazez te temperatures.

Si te vendos rrotat me goma të dimrit në makinë

Kur bie borë është e udhës që t’i vendosni rrotat me goma të dimrit në makinë në rast se nuk dëshironi të ndodhin çudira. Por, a e keni bërë këtë vetë ndonjëherë? Nëse jo, atëherë ndërrimi i rrotave në makinë është një proces i thjeshtë nëse nuk ju pengon që të bëheni pak pis.


Hapi 1:
Gjeni një vend të rrafshët, sigurtë dhe të tharë. Sigurohuni që makina nuk do të lëvizë.


Hapi 2:
Bëni gati rrotat me goma të dimrit afër jush.


Hapi 3:
Hiqni kapakët e katër rrotave nëse i keni të vendosur.


Hapi 4:
Filloni të lironi bulonat në formë të zakonshme, pra kundër rrotullimit të orës. Këtë e bëni me ndihmën e qelësit. Mirëpo keni kujdes dhe mos i lironi deri në fund bulonat.


Hapi 5:
Vendosni krikun nën makinë. Sigurohuni që kriku është i vendosur saktësisht tek vendi special i bërë për këtë punë.


Hapi 6:
Silleni dorezën (manivelën) e krikut në mënyrë që makina të ngritet. Thjesht duhet të ngrini makinën derisa më goma të mos prekë në tokë. Rreth 20 centimetra lartësi mjafton për të larguar gomën.


Hapi 7:
Tani hiqni bulonat. Kujdesuni që t’i vendosni bulonat në një vend të sigurt dhe mos t’i humbisni.


Hapi 8:
Largojeni rrotën.


Hapi 9:
Vendosni rrotën me gomë të dimrit në vend.


Hapi 10:
Shtrëngoni bulonat me qelës në mënyrë të zakonshme, pra kah rrotullimi i orës. Shtrëngoni deri në masën që rrota të jetë e palëkundur, por jo deri në maksimum, pasi që përdorimi i forcës së tepërt mund të humb balancin e krikut që mban makinën lartë.


Hapi 11:
Uleni makinën në tokë duke sillur dorezën e krikut.


Hapi 12:
Tani shtrëngoni bulonat sa më shumë që mundeni me ndihmën sërish të qelësit.


Hapi 13:
Rivendosni kapakun e rrotës, nëse veç keni pasur në fillim.


Hapi 14:
Përsëritni procedurën edhe për gomat tjera, nga hapi 4 deri në 13.
Këshilla:




  • Gjithmonë ngrijeni frenën e dorës.

  • Gjithmonë filloni shtrëngimin e bulonave me dorë. Përndryshe, rrezikoni që të dëmtoni bulonat duke përdorur forcën me qelës.

  • Celësin për lirim apo shtrëngim të bulonave mund ta sillni duke e shtypur edhe me këmbë.