Pagine

Si te vendos rrotat me goma të dimrit në makinë

Kur bie borë është e udhës që t’i vendosni rrotat me goma të dimrit në makinë në rast se nuk dëshironi të ndodhin çudira. Por, a e keni bërë këtë vetë ndonjëherë? Nëse jo, atëherë ndërrimi i rrotave në makinë është një proces i thjeshtë nëse nuk ju pengon që të bëheni pak pis.


Hapi 1:
Gjeni një vend të rrafshët, sigurtë dhe të tharë. Sigurohuni që makina nuk do të lëvizë.


Hapi 2:
Bëni gati rrotat me goma të dimrit afër jush.


Hapi 3:
Hiqni kapakët e katër rrotave nëse i keni të vendosur.


Hapi 4:
Filloni të lironi bulonat në formë të zakonshme, pra kundër rrotullimit të orës. Këtë e bëni me ndihmën e qelësit. Mirëpo keni kujdes dhe mos i lironi deri në fund bulonat.


Hapi 5:
Vendosni krikun nën makinë. Sigurohuni që kriku është i vendosur saktësisht tek vendi special i bërë për këtë punë.


Hapi 6:
Silleni dorezën (manivelën) e krikut në mënyrë që makina të ngritet. Thjesht duhet të ngrini makinën derisa më goma të mos prekë në tokë. Rreth 20 centimetra lartësi mjafton për të larguar gomën.


Hapi 7:
Tani hiqni bulonat. Kujdesuni që t’i vendosni bulonat në një vend të sigurt dhe mos t’i humbisni.


Hapi 8:
Largojeni rrotën.


Hapi 9:
Vendosni rrotën me gomë të dimrit në vend.


Hapi 10:
Shtrëngoni bulonat me qelës në mënyrë të zakonshme, pra kah rrotullimi i orës. Shtrëngoni deri në masën që rrota të jetë e palëkundur, por jo deri në maksimum, pasi që përdorimi i forcës së tepërt mund të humb balancin e krikut që mban makinën lartë.


Hapi 11:
Uleni makinën në tokë duke sillur dorezën e krikut.


Hapi 12:
Tani shtrëngoni bulonat sa më shumë që mundeni me ndihmën sërish të qelësit.


Hapi 13:
Rivendosni kapakun e rrotës, nëse veç keni pasur në fillim.


Hapi 14:
Përsëritni procedurën edhe për gomat tjera, nga hapi 4 deri në 13.
Këshilla:




  • Gjithmonë ngrijeni frenën e dorës.

  • Gjithmonë filloni shtrëngimin e bulonave me dorë. Përndryshe, rrezikoni që të dëmtoni bulonat duke përdorur forcën me qelës.

  • Celësin për lirim apo shtrëngim të bulonave mund ta sillni duke e shtypur edhe me këmbë.


Nessun commento:

Posta un commento