Pagine

Skuadra e Pejës i jep leksione Trepçës

SkuSkuadra e Pejës i jep leksione Trepçësës e ka deklasuar skuadrën e Trepçës sonte në palestrën ‘Karagaçi’, duke e mposhtur atë me rezultat bindës, 85-65.


Shqiponjat e grumbulluar në një numër të konsiderueshëm u përkujdesen që të dhurojnë një atmosferë të nxehtë, siç edhe i ka hije një derbi të këtillë.


Shqiponjat e grumbulluar në një numër të konsiderueshëm u përkujdesen që të dhurojnë një atmosferë të nxehtë, siç edhe i ka hije një derbi të këtillë.


Ashtu siç edhe pritej, Peja e nisi më mirë takimin dhe krijoi një epërsi solide të cilën e barti në të dy çerekët. Në parket diferencën e bënin vendasit me ndihmën e Samir Shaptahut që i shënoi 14 pikë në pjesën e parë, teksa mysafirët e ndiqnin rezultatin me kundërsulmet e shpejta të Alvaro Calvos, i cili poashtu shënoi 14 pikë gjatë pjesë së parë. Sidoqoftë, verdhezinjtë shkuan në pushim me 15 pikë epërsi, 42-27.


Me të filluar pjesa e dytë, mysafirët treguan një lojë më intensive dhe filluan të bëjnë presion në pejanët të cilët ndoshta ishin bërë paksa ‘komfort’ në rezultat. Kjo gjë rezultoi pozitivisht te mitrovicasit të cilët në përfundim të çerekut të tretë, arritën ta ngushtojnë për pesë pikë disavantazhin, 59-49.


Këtë ritëm Trepça e vazhdoi edhe në çerekun e katërt dhe arritën ta ngushtojnë rezultatin në vetëm 6 pikë diferencë, mirëpo shumë shpejtë vendasit u kthyen në lojë dhe me aksione të shpejta e ngritën përsëri epërsinë, duke i lënë kështu pa shpresë mysafirët.


Deri në fund të takimit pejanët marshuan drejt fitores me hapa të sigurt, pasi që mitrovicasit u lodhën dhe nuk mund t’i bënin ballë më sulmeve të tyre. Ndeshja përfundoi me rezultat, 85-65.


Me këtë fitore Peja merr kreun e tabelës me 31 pikë, dy më shumë se Sigal Prishtina e cila nesër i shkon Bashkimit në Sezai Surroi.

Laurent Blanc : Prisja më shumë nga PSG

Laurent Blanc : Prisja më shumë nga PSG“Teksa përgatiteshim u kam thënë lojtarëve që ta harronin rezultatin e takimit të parë. Bëhet fjalë për kompeticionin e Champions League dhe këtu duhet të tregojmë gjithmonë imazhin tonë më të mirë. Nuk dua të bëhem grindavec, por realisht prisja nivel më të lartë nga skuadra ime”.


Në vijim tekniku francez deklaroi se parizienët nuk mund ta konsiderojnë kualifikimin në çerekfinale si një bonus sepse për të ecur përpara duhet derdhur më shumë djersë.


“Tani fillon puna më e vështirë. Kemi patur një sezon të mirë, por në fund fare ajo që vlen më shumë është të kesh fituar trofe në kampionat, Kupën e Ligës, si dhe të shkosh sa më larg në Champions. Do ta presim me ankth shortin që do të hidhet të Premten e ardhshme sepse ky është një moment shumë i rëndësishëm i Championsit”.

Shpërthen makina Fushë-Krujë

Shpërthen makina Fushë-KrujëSërish shpërthim me tritol. Një tjetër automjet ka shpërthyer para disa minutash në Fushë-Krujë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Punëtori” të qytetit të Fushë-Krujës.


Nga informacionet e para nuk raportohen të lënduar, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se automjetit, tip “Fiat” i është vënë lëndë plasëse, pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm.


Mësohet se automjeti, me targë AA052FD është në pronësi të shtetases Mimoza Isufi, 42-vjeçe dhe ka qenë i parkuar poshtë pallatit të 42-vjeçares në momentin e shpërthimit.