Pagine

Maskë për flokë nga e kuqja e vesë dhe vaji i ullirit

Vaji i ullirit është nga të rrallët që depërton thellë në qimen e flokëve dhe i bën ato më të forta. Kurse e kuqja e vesë është shumë e pasur me yndyra dhe proteina, të cilat flokët i bëjnë më të shkëlqyera.


Paketimi shtëpiak i vajit të ullirit dhe e kuqja e vesë është reçeta më e popullarizuar për kujes ndaj flokëve në kushte shtëpiake. Ky kombinim nuk është shumë i shtrenjtë, por është shumë i efektshëm dhe e bën flokun dukshëm më të fortë dhe më të bukur. Si të bëni ju vetë këtë tretman për flokë?


Mos e teproni me sasinë e vajit të ullirit. Ju mjaftonë vetëm dy lugë ushqimi. Vajin e ullirit nxeheni (mirëpo keni kujdes që tëmos bëhet shumë i nxehtë, që të mos vlojë). Shtoni të kuqin e vesë dhe përzieni me kujdes me pirun derisa të fitoni një tretësirë me ngjyrë të njejtë.


Shpërndajeni tretësirën në mënyrë të barabartë nëpër flokë dhe nbajeni së paku për dy orë. Pastaj flokët lani normalisht me shampon dhe vendosi regjenerator (shmangni maskat shumë të forta).


Për të përforcuar ndikimin, flokët mbështillni me foli plastike dhe ngrohni për një kohë me tharrëse flokësh. Opcioni i dytë është që mbi folinë plastike të vendosni një peshkir dhe pastaj vetë temperatura e trupit tuaj do të përmirësojë veprimin e maskës, e posaçërisht nëse merreni me ndonjë aktivitet fizik derisa keni në kokë maskën (pastrim me thithëse pluhuri, fshierje të pluhurit, apo edhe fitnes në shtëpi).


Kjo maskë është thjesh është më e duhura dhe njëkohësisht shumë ë popullarizuar – edhe atë pa ndonjë arsy të veçantë. Përparësia është që produkti është tërësisht natyral dhe nuk ka ndonjë konservues apo materie të dëmshme. Nëse ju pengon era e të kuqit të vesë, mund të shtoni sipas dëshirës edhe një sasi të vogël të vajit eterik.

Edhe 4 myslimanë të tjerë arrestohen

Edhe 4 myslimanë të tjerë arrestohenNën masa të rrepta sigurie ka nisur sot seanca gjyqësore ku pritet të bëhet sot vlerësimi i masës së sigurise për 4 nga 8 të arrestuarit, të akuzuar se rekrutonin besimtarë myslimanë me qëllim dërgimin e tyre në konfliktin e Sirisë.


Gjykata e Krimeve të Rënda do t`u komunikojë masën e sigurisë Edmond Ballës, i dyshuar si organizator i këtij rrjeti që siguronte luftëtarë për konliktit në Siri, për Verdi Moravën, biznesmen i cili dyshohet se mbështeste finaciarisht këtë rrjet dhe për Astrit Tolën dhe Orion Reçin.


Ndërkohë dje gjykata i komunikoi akuzat edhe dy imamëve të vetëshpallur Genc Balla dhe Bujar Hasa si dhe për dy besimtarët Fadil Muslimani dhe Zeqir Imeri.
Ndërkohë 6 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare,të cilët dyshohet se ndodhen në Siri për të luftuar.


Shkelzen Dumani, i cili dyshohet se ka marrë edhe dy fëmijet e tij të mitur në Siri është në kërkim ndërkombëtar. Në kërkim janë edhe Gerti Pashja, Shyqyri Kaca, Alamir Daci, Erion Reci dhe Medi Manellari.
Tre ditë më parë u arrestuan 8 besimtarë myslimanë, mes tyre dhe dy imamë të vetëshpallur xhamish, të cilët akuzohen për terrorizëm.


Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua në 4 qytete të vendit,në Tiranë, Elbasan, Pogradec dhe Librazhd.
Sipas Prokurorisë të Krimeve të Rënda të gjithë këta persona akuzohen për veprat penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”; të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, dhe të “Nxitjes së urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”


Thirrje për protestë sot para Kryeministrisë
Ndërkohë mbështetësit e 7 myslimanëve të arrestuar dy ditë më parë, bëjnë thirrje për protestë.
Në një postim në faqen e Facebook-ut “Kundër arestimit të Hoxhës Abdurrahim Balla” u bëhet thirrje të gjithë besimtarëve që të dalin sot pas faljes në protestë para Kryeministrisë.
“Ju bëjmë thirrje gjithë vëllezërve nga Tirana të dalin në shenjë proteste kundër arrestimit të vëllezërve tanë nga policia!” thuhet në njoftim.

Ivica Daçiç: Në Bruksel do diskutojmë për Unionin e Komunave Serbe

Ivica Daçiç: Në Bruksel do diskutojmë për Unionin e Komunave SerbeSipas kryeministrit serb në Bruksel në raundin e ri të bisedimeve do të diskutohet për formimin e Unionit të Komunave serbe në Kosovës.


Në Medvegjë sot Daçiç po ashtu ka kundërshtuar FAK, sipas të cilit ato janë formacione në kundërshtim të rezolutës së KS të OKB-së 1244. Ai ka theksuar se në sesionin e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të bisedojë edhe për ketë çështje.


“Pas krijimit të këtyre forcave në Kosovë, sigurisht tani ka reagime, që duhet edhe në Veri të Kosovës krijimin e forcave të armatosur, por këto tema janë që i duhet diskutuar ,” tha Daçiç, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.


Kryeministri serb Ivica Daçiç sot ka qëndruar në Luginën e Preshevës për të marrë pjesë në hapjen e një fabrike në Medvegjë. Në këtë ceremoni të inagurimit të fabrikë morën pjesë edhe ambasadori i Zvicrës në Serbi, Jean-Daniel Ruch, pastaj ai nga Sllovenia Franc Bu si dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Majkëll Davenport.


Kryeministri Daçiç, gjatë qëndrimit në Medvegjë është takuar edhe me kryetarin e komunës Sllobodan Drashkoviç.


Edhe pse kryeministri serb Daçiç në Medvegjë u gjend për të inaguruar një fabrikë të re ai nuk mund të mos përmendte shqiptarët e Luginës së Preshevës tri ditë para zgjedhjeve parlamentare në Serbi.


Daçiq me ketë rast tha se “Lugina e Preshevës si pjesë e Serbisë po ballafaqohet viteve te fundit me papunësi dhe kriza ekonomike. Është me rëndësi të madhe që fabrika u hap në mjedis etnikisht të përzier”.


Po ashtu Daçiç nuk ka mundur t’i shmanget fenomenit të zbrazjes së Luginës së Preshevës, sidomos të Medvegjës.


“Dekadave të e fundit, njerëzit shpërngulen me të madhe nga Medvegja…” ka pohuar Daçiç duke mos hyrë ne detaje se kush po shpërngulet më shumë dhe për çfarë arsye, ku sipas statistikave të organizatave ndërkombëtare shumica e të larguarve janë shqiptarë etnik të kësaj zone që dikur ishin shumicë./shqiptarja/